2019-11-28

Prend Buzhala (1 nëntor 1951-)



Prend Buzhala.jpg

Prend Buzhala u lind më 1 nëntor 1951 në Çabiq të Klina.

 Filloren e kreu në Ujëmirë, gjimnazin në Klinë, fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë.

 I ndoqi edhe studimet postdiplomike, po për shkak të burgosjes politike më 1982, iu ndërprenë nga regjimi i kohës, ashtu siç iu ndalua edhe botimi i shkrimeve dhe e drejta e punësimit. 

Shkrime letrare botoi prej vitit 1967. 

Shkruan poezi, prozë, kritika e studime letrare, publicistikë. 

Gjatë tri dekadave të fundit ishte i angazhuar në lëvizjet nacionale, politike e kulturore të kohës. 

Për këtë arsye, për dy dekada rresht u përndoq nga organet shtetërore të ish Jugosllavisë e sidomos nga ato serbe, kështu që gjatë viteve '90 të shekullit që e lamë pas, u arrestua e u keqtrajtua dhjetëra e dhjetëra herë nga milicia e paramilitarët serbianë. 

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, raportonte nga zonat e luftës për disa media. 

Punoi profesor i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme të Klinës (1976-1982, 1992-1996), drejtues i arsimit komunal të Klinës (1995-1999), redaktor në gazetat “Fjala” (1990) e “Bashkimi” (1991) të Prishtinës, korrespondent i gazetave “Bujku” e “Rilindja” (1995-shkurt 2002), pastaj te “Epoka e re”, Radio Rilindja, “Express” i Prishtinës, redaktor i faqeve të kulturë në të përjavshmen “Focus” të Prishtinës (2006-2008). 

Punoi edhe zyrtar arsimi (2001-2003). 

Ishte drejtues i Bibliotekës Publike “Kongresi i Manastirit” në Klinë. 

Ka qenë ndër themeluesit e themelues i disa revistave lokale të Klinës, si “Jehona e Dukajginit “ (vitet ’70 e këndej), “Ylli”, “Synimet”, “Tribuna”, “Profili” etj. 

Redaktojë  e recensojë  qindra botimeve në dy dekadat e fundit.

Librat e botuar nga Prend Buzhala : 

1. O Amë, o Amë, 1995.
2. Për kë bie kambanë e re, 1998.
3. Shtatë seanca pranë Apokalipsit, 1998.
4. Këpucët e rënda të lirisë, 2010, botimi II, 2012
5 .Çaste lirike (1-90), vëllimi i parë, 2014

KRITIKA, STUDIME MONOGRAFIKE, VËSHTRIME:

6. Metafora e vendlindjes, 1999. Botimi II 2012.

7. Përqasje estetike, 2000.

8. Ex libris – I, 2003.

9. Odeoni i fjalës, 2003.

10. Shkrimtari pranë buzëqeshjes.

(Studim monografik për letërsinë për fëmijë të Ali Huruglicës, 2005. Botimi II 2012).

11. Muza e zemrës, 2006. Botimi II 2012.

12. Temë dhe tekst, 2006.

13. Muza e Kujtesës, 2007. Botimi II 2012.

14. Aty ku krizat i besohen engjëllit,
(Ndërkomunikime estetike: arti – literatura – lufta, 2008. Botimi II 2012).

15. Res Publica e shkrimtarit, (Ese, trajtesa), 2008. Botimi II 2012
16. Kode poetike të mbijetesës shpirtërore
( Mbi romanet për të rritur të Anton Nikë Berishës, Argeta LMG, Tiranë, 2009).

17. Gjenitivi i lirikës (Poezia e Mirko Gashit), studim monografik, 2009.

18. Të folurit e kryqëzimit shqip/ poezia e sotme shqipe, 2011

19. Amëza e rrëfimit – Shkrime kritiko-letrare / proza e sotme shqipe, “Rozafa”, Prishtinë 2012.

20. Dëshmia për plagën e ftohtë,
(libri dokumentar, shkrime metakritike, ese, 2012

21. Klasiku modern i tekstit –Letërsia e Ramiz Kelmendit
(studim monografi), 2013. Botimi II, 2014.

22. Në mbrojtje të imagjinatës
(Nga letërsia shqipe për fëmijë), 2014

23. Gjakimi i bukurisë
( Letërsia e Ramadan Mehmetit) , 2014


ROMAN, PROZË

24. Moisiu fluturonte me Qerren e Zjarrtë, roman, 2003.

25. Tregime të shenjta, Shkup, 2014, Botimi II, Prishtinë 2014.

PUBLICISTIKË HISTORIKE

26.Lartësimi i lirisë
(Monografi për mësuesin dëshmor Ismet Rrahmani, 2002).

PËRGARTITI PËR SHTYP

28. Tekstament letrar

(Mendimi kritik për veprën e Ramadan Mehmetit, me komente, Prishtinë 2008.

29. Të kuvendosh nën shenjën e Euterpës

(Intervista të Akil Mark Kocit dhënë mediave 1976-2008, Prishtinë 2009).

30. Kurorë lirie (përzgjedhje nga poezia e poetëve të komunës së Deçanit, FOCUS, Prishtinë 2012).

Etj.

Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...