Në vitin 1997, Alpion mbrojti Doktoratën në Universitetin e Durhamit në Angli. Ai ishte lektor në Universitetet Huddersfield, Sheffield Hallam, dhe Newman në Angli para emërimit në 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit.
Alpion ka shërbyer si ekzaminues doktoratash në universitete të mirënjohura në Indi, i Programit të Sociologjisë në Universitetin York St John në Angli, dhe i Shkencave Shoqërore për Komisionin e Arsimit të Lartë të Maltës.
Anëtar bordi i disa revistave akademike, si ‘Celebrity Studies’ (Routledge), Alpion ka reçensuar artikuj për revista shkencore si ‘Islam and Christian-Muslim Relations’, ‘Celebrity Studies’ (Routledge), ‘British Politics’ (Palgrave), ‘International Journal of Public Theology’ (Brill), ‘Cultural Sociology’, ‘European Journal of Social Theory’, dhe ‘International Journal of Cultural Studies’(SAGE), si dhe projekte monografishë për botues akademikë si Palgrave Macmillan, Pearson Education, Polity Press, SAGE Publications, dhe Routledge.
Fillimisht, Alpion tërhoqi vëmendjen e mediave britanike kur dramat e tij – ‘Vouchers: A Tragedy’ dhe ‘If Only dhe Dead Could Listen’ – u shfaqën me sukses me sponsorizimin e Këshillit të Arteve të Anglisë në disa qytete angleze në 2002, 2006 dhe 2008.
Alpion është vlerësuar nga kritika botërore si ‘studiuesi më autoritar në gjuhën angleze’ i Shën Terezës së Kalkutës, ‘themeluesi i Studimeve për Nënë Terezën’, dhe ‘një ndër njohësit më inteligjent dhe më të mprehtë i kulturës shqiptare në botë’.
Libri i tij i mirënjohur ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’ u botua nga Routledge në Oksford dhe Nju Jork në 2007. Edicioni indian i kësaj vepre u botua nga Routledge në Nju Delhi në 2008. Po atë vit, Salerno Editrice botoi në Romë edicionin italian.
Libri i Alpion ‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’ u botua fillimisht në Indi nga Meteor Books në vitin 2008.
Edicioni i parë amerikan u botua nga Globic Press në vitin 2009. Edicioni i dytë në Amerikë u botua nga Transaction Publishers në vitin 2011. Në vitin 2017, libri u botua nga Routledge në Nju Jork dhe Londër.
Disa studime të Alpion rreth sociologjisë së fesë, nacionalizmit, dhe mediave janë përfshirë si kapituj në libra botuar nga SAGE Publications, University Press of America, dhe Brewin.
Botimet e lartpërmenduara, përfshirë edhe librin ‘Foreigner Complex: Essays and Fiction about Egypt’, që u botua në Angli në vitin 2002, janë reçencuar gjerësisht në revista akademike dhe mediat ndërkombëtare.
Monografia e re e Alpion ‘Mother Teresa: The Saint and Her Nation’ do të botohet nga Bloomsbury Academic në Londër, Nju Jork, Nju Delhi dhe Sydney në 2020.
Kjo është një listë e përzgjedhur revistash shkencore që kanë botuar punimet e Alpion: ‘Continiuum: Journal of Media & Cultural Studies’, ‘Journal of Southern Europe and the Balkans’, ‘Celebrity Studies’, ‘The Review of Communication’, ‘Islam and Christian-Muslim Relations’ (Routledge), ‘Studies in Religion/Sciences Religieuses’ (SAGE Publications), ‘International Journal of Public Theology’ (Brill), ‘Journal of the Royal Anthropological Institute’ (Wiley-Blackwell), ‘Scope: Journal of Film Studies’ (University of Nottingham), ‘Film & History: An Interdisciplinary Journal of Film and Television Studies’ (Johns Hopkins University Press), dhe ‘Film Buff: An International Film Journal’.
Artikujt e Alpion rreth politikës, kulturës dhe identitetit në kontekstin e Britanisë, Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Indisë janë botuar në një numër gazetash ndërkombëtare si ‘The Guardian’, ‘The Independent’, ‘The Conversation’ (Londër), ‘The Hindustan Times’ (Nju Delhi), ‘The Middle East Times’ (Kajro), dhe ‘The Hürriyet Daily News’ (Stamboll).
Alpion ftohet rregullisht si folës kryesor në konferenca ndërkombëtare. Vitet e fundit, ai ka zhvilluar më se 50 ligjërata në universitete të mirënjohura në 15 vende. Ai gjithashtu ka zhvilluar turne leksionesh në Indi (2005), Amerikën e Veriut (2008), dhe Finlandë (2012).
Alpion intervistohet dhe citohet rregullisht për botimet dhe ekspertizën e tij nga agjensi lajmesh, stacione televizive dhe gazeta të mirënjohura në Britani dhe në më se 30 vende të ndryshme.
Lobimi i tij për shenjtërimin e Nënë Terezës, që u realizua më 4 shtator 2016, dhe ndërtimin e Rrugës së Arbërit, që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën në veri-lindje të Shqipërisë dhe komunikimin e Shqipërisë me Maqedoninë Veriore, Kosovën dhe Bullgarinë, është përcjellur gjerësisht në mediat ndërkombëtare.
Alpion dhe bashkëshortja e tij Dashi, që është Careers Adviser në Universitetin e Birminghamit, kanë dy fëmijë.
Alpion, G., Mother Teresa: The Saint and Her Nation, Bloomsbury Academic,Forthcoming2020. https://www.bloomsbury.com/uk/mother-teresa-9789389165067/
Alpion, G., Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa, London and New York: Routledge, 2017. http://amzn.to/2A7BAMi
Alpion, G., Madre Teresa: Santa o Celebrità? Trans. Massimo Laria. Rome: Salerno Editrice, 2008. https://bit.ly/2ITZpKy
Alpion, G., Mother Teresa: Saint or Celebrity? London, New York, 2007; New Delhi: Routledge India 2008. http://bit.ly/2ci69a6
Alpion, G., ‘The Specter of Communalism and the Eugenic Solution to Britain’s Immigration Problem’, in J. Tripathy and S. Padmanabhan (eds.), Becoming Minority: How Discourses and Policies Produce Minorities in Europe and India, London and New Delhi: SAGE Publications, 2014, pp. 196-223. https://bit.ly/2EzSwzz
Alpion, G., ‘European Media and ‘Outsiders’ within’, in A. Schumann (ed.), Logic in Central and Eastern Europe: History, Science and Discourse, Lanham, MD: University Press of America,2012,pp.3052. https://rowman.com/ISBN/9780761858911
Alpion, G., ‘Why are modern spiritual icons absent in celebrity studies?’ Celebrity Studies Journal (Routledge). Published online in February 2019, pp. 1-16. https://bit.ly/2tVTaBf
Alpion, G., ‘The Emergence of Mother Teresa as a Religious Visionary and the Initial Resistance to Her Charism/a: A Sociological and Public Theology Perspective’, International Journal of Public Theology, Vol. 8, No. 1, February 2014, pp. 25-50. ttp://bit.ly/1nNGoyD
Alpion, G., ‘Media and celebrity culture: subjectivist, structuralist and post-structuralist approaches to Mother Teresa’s celebrity status’, Continuum: Journal of Media & Cultural Studies, Vol. 20, No. 4, 2006, pp. 541-557. https://bit.ly/2XCtuqX
Alpion, G., ‘Media, ethnicity and patriotism: The Balkans “unholy war” for the appropriation of Mother Teresa’, Journal of Southern Europe and the Balkans, Vol. 6, No. 3, 2004, pp. 227-243. https://bit.ly/2VzoEsj
Etj.