Iliriana Kadri Sulkuqi (Fejzullai) u lind lind në qytetin e Elbasanit në vitin 1951. Mbasi mbaroi gjimnazin “Dhaskal Todri” në qytetin e lindjes (1969), vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore në Tiranë.
Është diplomuar në vitin 1971. 1971-1995: Oficere , në Akademinë Ushtarake, gazetare në shtypin ushtarak dhe në Shtëpinë Botuese të Ushtrisë.
Gjatë kësaj periudhe ka mbaruar studimet për gjuhë-letërsi dhe filozofi. Së fundi ka punuar si gazetare në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë… Nga viti 2004 deri sot jeton në SHBA, New York.
Botimet e para – rreth viteve ‘6o. Është vlerësuar disa herë me çmime të para Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë si : italisht, greqisht, maqedonisht, bullgarisht, arumanisht, anglisht. Renditet në disa antologji si brenda dhe jashtë vendit, si dhe në Enciklopedinë Shqiptare të Gazetarëve, në “Leksikoni i shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001, me autor Hasan Hasani( Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2003).
Është anëtare Nderi e Organizatës Shqiptare Amerikane: ”Motrat Qiriazi”,( 15 janar 2006). Eshtë antare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve.( 5 janar 2006).
Është Anëtare Nderi e Shoqatës së Ushtarakëve në rezervë-Dega Athinë (13.04.2008) Është anëtare e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Kryeredaktore e Revistës Letrare Artistike “Pelegrin”.
Libra të botuar:
-“Më kërkojnë sytë e nënës”(1974)
- Ç’u fala stinëve që ikën?”(1988)
-“Të jesh grua”(1990)
-“Do të jetoj”( Rozafa-1996)
-“Trokit dhe zgjo”( “Egnatia”- 2000)
-“Kush ma vrau OFELINË” – italisht-shqip( Toena-2000)
-“Për një mollë që hëngri Eva…”( Prishtinë- gusht 2002)
-“(F) Shihemi në sy”(janar –shkurt 2002)
-“Pulëbardhë në det’ të zi”( “Ilar”-maj 2002
-“Lirika” (Medaur-2003)
-“Hajku”- bashkëautorë(“Egnatia”-2004)
-“…Më kërkon falje” (Arbëria-2004)
- “ Poezi” (dy libra në Një) (botimet “Snaj”-2007)