2019-11-24

Ramadan Zejnullahu(1957-)




Ramadan Zejnullahu, i lindur më 8 maj 1957 në Llapshticë të poshtme, Komuna e Podujeves- Kosovë, është matematikan shqiptar nga Kosova dhe ish-rektor i Universitetit të Prishtinës. 

Ai mori mandatin dyvjeçar në periudhën 2014-2016 të lënë përgjysmë nga dorëheqja e rektorit Ibrahim Gashi.

Zejnullahu është lauruar magjistër i matematikës më 1984 me tezën "Karakterizimi i splein-funksioneve në hapësirat e Hilbertit" dhe doktor i shkencave matematike më 1988 në Universitetin e Prishtinës me tezën "Disa veçori të splein-funksioneve interpolative në hapësirat e Hilbertit". Nga viti 2000 punon si profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në UP.


Është autori i librave shkollor të matematikës për klasët 1-9. Është poashtu autor i shumë librave universitar mbi analizën matematike.


Në periudhën 1997-2001 ishte Dekan Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të UP-së, në periudhën 2000-2001 anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së dhe Këshillit për Edukim të Kosovës në periudhën 2006-2009 Kryetar i Këshillit Kombëtar të Cilësisë.

Ramadan Zejnullahu u zgjodh rektor i Universitetit të Prishtinës më 2 shtator 2014.


Më 21 tetor 2015, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës shkarkoi rektorin Ramadan Zejnullahu. Anëtarët e këshillit drejtues të votuan për shkarkimin e rektorit ishin: Fevzi Berisha, Alberta Troni, Kemajl Bislmi, Shefkie Islamaj, Zeqir Veselaj, Beqir Sadikaj.

 Shkarkimi ndodhi në bazë të kërkesë së nënshkruar nga 28 anëtarë të Senatit të UP që ishin të pakënaqur me insistimin e rektorit Zejnullahu për respektimin e kritereve për zgjedhje në thirrje akademike. Nënshkruesit e kërkesës për shkarkim ishin: Bujar Dugolli, Kemajl Kurteshi, Naser Kabashi, Skender Ahmeti, Sedat Kuçi, Ethem Çeku, Naser Pajaziti, Musli Bajraktari, Enver Hamiti, Tahir Arbneshi, Sabrije Osmanaj, Avni Puka, Rifat Krasniqi, Patriot Kelmendi, Egzon Daku, Imer Rusinovci, Muhamer Hamzaj, Arben Mehmeti, Senad Beqiri, Salih Ahmeti, Afrim Loku, Musa Selimi, Artur Avdaj, Shaban Buza, Jehona Lushaku, Haxhi Gashi, Bekë Kuqi dhe Bedri Dragusha.

Shkarkimi i rektorit nxiti reagime të shumëta në Kosovë dhe në diasporë, pasi konsiderohej si fitore e së keqes.

 Si rezultat i protestave, vendimi për shkarkimin e rektorit u shfuqizua nga MASHT, ndërkaq rektori, më 27 tetor 2015, iu kthye detyrës së vet.

Si rezultat i zhvillimeve të mëvonshme, rektori Zejnullahu dha dorëheqje nga posti më 16 shkurt 2016, një muaj para skadimit të mandatit të tij. I pakënaqur me zhvillimet në Universitet, Zejnullahu në letrën e dorëheqjes thekson: “Qëndrimi im i mëtutjeshëm në krye të Universitetit do të ishte lajthitje, mashtrim i qytetarëve se çdo gjë është në rregull dhe se çdo gjë do të bëhet mirë. Megjithëse ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në përfundimin e mandatit tim, unë nuk dëshiroj të qëndroj në krye të institucionit i cili ka zgjedhur një rrugë që nuk përkon me vizionin tim dhe me angazhimet e mia.”


BOTIME:

Libra shkollor

Përmbledhje detyrash nga matematika 8. Libri shkollor, 2003.

Përmbledhje detyrash përgatitore për provim kualifikues në shkollat e mesme. ETMM i Kosovës, 2002

Përmbledhje detyrash përgatitore për garat e matematikës për kl.7,8 dhe 9. Matrix, Tetovë, 2004

Përmbledhje detyrash nga matematika për klasën e IV të shkollës së mesme ETMM i Kosovës

Matematika 8. ETMM i Kosovës, 2003


Përmbledhje detyrash nga matematika 8. Libri shkollor, 2003

Matematika 7. Libri shkollor, 2002

Matematika 6. Libri shkollor, 2003

Përmbledhje detyrash nga matematika për klasën e II të shkollës së mesme, botimi i dytë, Libri shkollor1999


Përmbledhje detyrash nga matematika për klasën e I të shkollës së mesme, botimi i dytë, Libri shkollor1999

Matematika 1, Dukagjini, botimi i nëntë 2011

Matematika 1-fletore pune, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 1-testet, Dukagjini, botimi i nëntë 2011

Matematika 2, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 2-fletore pune, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 2-testet, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 3, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 3-fletore pune, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 3-testet, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 4, Dukagjini, botimi i shtatë 2011

Matematika 4-fletore pune, Dukagjini, botimi i shtatë 2011

Matematika 4-testet, Dukagjini, botimi i shtatë 2011

Matematika 5, Dukagjini, botimi i gjashtë 2011

Matematika 5-fletore pune, Dukagjini, botimi i gjashtë 2011

Matematika 5-testet, Dukagjini, botimi i gjashtë 2011

Matematika 6, Dukagjini, botimi i katërt 2011

Matematika 6-përmbledhje detyrash, Dukagjini, botimi i katërt 2011

Matematika 7, Dukagjini, botimi i katërt 2011

Matematika 7-përmbledhje detyrash, Dukagjini, botimi i katërt 2011

Matematika 8, Dukagjini, botimi i katërt 2011

Matematika 8-përmbledhje detyrash, Dukagjini, botimi i katërt 2011Matematika 9, Dukagjini, botimi i pestë 2011

Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza matematike I. Libri shkollor,Prishtinë 1983. (meM.Berishën)(ky tekst është ribotuar tri herë)

Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza matematike I. Libri shkollor, Prishtinë 1983. (meM.Berishën)(ky tekst është ribotuar tri herë)

Përmbledhje detyrash nga analiza matematike II. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1995. (meM.Efendiun)

Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza reale. Libri shkollor, Prishtinë 1985. (me M.Berishën)

Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza reale dhe funksionale. Libri shkollor, Prishtinë 1987. (me M.Berishën)

Kurs i matematikës së lartë. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1995

Analiza funksionale. Libri shkollor, Prishtinë 1998

Analiza reale - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2000

Analiza funksionale - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2000

Analiza matematike I - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001

Matematika për kimistë - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Libri shkollor, Prishtinë 2003.(me R.Gjergjin)

Analiza matematike I . Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2010 Analiza matematike II (dorëshkrim i gatshëm për botim)

Publikimet shkencore


Një teoremë mbi pikat fikse në Hapësirat metrike probabile të tipit të Mengerit ,BULETINI i punimeve shkencore i FSHMN ,Nr = 9.(1983-1986) (65-68).
Pikat proximale dhe plotësi ortogonal në hapësirat e Hilbertit ;KËRKIME. ASHA e Kosovës Nr = 4.(1986)(21-24).

On a problem of minimisation in Banach spases ;RAD. MAT. ANU BiH ,Sarajevë ,Nr = 4. (1988)(113-119)
Etj.

Flori Bruqi 

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...