Majlinda Kelmendi lindi më 9 maj 1991, është një xhudiste shqiptare nga Peja, Kosovë .
Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudos në vitin 1999, në qytetin e saj. Trajneri i saj aktual është Driton Kuka. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë .
Në vitin 2010, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Maroko dhe përfundoi e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni.
Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Janeiro.
Fitorja e 22 vjeçares, e cila ishte kosovarja e parë lojtare e xhudos që fiton një medalje në një kampionat që prej Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën – nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi erdhi në Rio de Janeiro e renditur si "numri një" në kategorinë e saj pasi kishte fituar eventin prestigjioz të Masterave.
Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë .
Kelmendi ruajti titullin botërë në 2014-ën.
Ajo humbi vetëm dy herë në 2013-ën dhe kishte arritur ti mundte të gjithë në përballjet e tjera. Ajo nuk arriti ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.
Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer .
Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin "Medalja Presidenciale e Meritave".
Në shkurt të 2016-ës, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë rradhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën.
Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampjonatin Europian të Judo në Kazan, Rusi.
Në Lojrat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë Kosovare që fitoj një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojërat Olimpike.
Kontradikta u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paskeduluar në qershor, në Francë ; trajneri i saj insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte ardhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte pasur një formë autorizimi nga WADA.
Sukseset në Lojërat Olimpike:
Medalja e Artë, Lojërat Olimpike Rio de Janeiro Brazil 2016
Kampionati botëror:
World Championships Rio de Janeiro 2013
World Championships Chelyabinsk 2014
Lojërat Evropiane:
European Games Minsk 2019
Kampionati Evropian:
European Championships Budapest 2013 (Vendin e tretë)
European Championships Montpellier 2014
European Championships Kazan 2016
European Championships Warsaw 2017
Grand Prix:
Grand Prix Abu Dhabi 2012
Grand Prix Samsun 2013, 2014
Grand Prix Budapest 2014, 2016
Grand Prix Tashkent 2018
Grand Prix Dusseldorf 2013, 2019
Grand Prix Tel Aviv 2019
Grand Slam:
Grand Slam Abu Dhabi 2014
Grand Slam Paris 2014, 2015, 2016, 2017
World Cup:
World Cup Istanbul 2012
World Cup Rome 2012
Masters:
Masters Tyumen 2013
Etj.
Kohë më parë , Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë ka shënuar 40 vjetorin e themelimit, me ç’rast ka organizuar konferencën e dytë shkencore. Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Prof.Dr.Musa Selimi ka thënë se janë mbushur gjithsej 40 vite udhëtim që nga themelimi i këtij fakulteti.
Sipas tij, për të gjithë studentët, pedagogët si dhe për Universitetin e Prishtinës është një ditë krenarie...
Profesoresha nga Universiteti i Vjenës, Barbara Wesner ka thënë se në këtë 40 vjetor ky fakultet duhet të jetë shumë krenar për të arriturat e studentëve sepse po e ngrisin lartë flamurin e Kosovës në garat ndërkombëtare. “Po e shijoj me të vërtetë faktin që studentët e Universitetit të Prishtinës po dalin jashtë shtetit dhe ju duhet të jeni shumë krenarë me studentët e juaj”, është shprehur Wesner. Kampionia olimpike e xhudos, Majlinda Kelmendi ka uruar 40 vjetorin e themelimit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në emër të të gjithë sportistëve. Ajo ka dhënë një mesazh për gjininë femërorë duke iu udhëzuar që të merren sa më shumë me sport.
“Një eksperiencë që e kam pasur këtu në një universitet privat në Kosovë e kam vërejtur që numri i gjinisë femërorë në krahasim me gjininë mashkullore në fakultetin e kulturës fizike është mjaft i vogël. Nuk do të thotë që duhet me qenë sportist që me qenë pjesë e këtij fakulteti, kështu që mesazhi im për femrat është që nëse kjo është ajo që ju pëlqen të mos hezitojnë aspak”, ka thënë Kelmendi. Ndërsa trajneri i saj, Driton Kuka ka thënë se shpreson që ky fakultet të vazhdojë me punën e deritanishme, pasi sipas tij sukseset nuk do të mungojnë. "...
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment