Avni Dehari lindi më 03 maj 1947, në fshatin Sllupçan, rrethi i Kumanovës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme, gjimnazin, e mbaroi në Preshevë, kurse u diplomua në Fakultetin e Filologjisë – gjuhë dhe letërsi shqipe, në vitin 1974, në Prishtinë.
Që nga viti 1969 e deri më 1981 e ushtroi detyrën e mësimdhënësit të gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Ferizaj, në Sllupçan, në Gjilan dhe në Kumanovë.
Si pasojë e masave diskriminuese antishqiptare nga serbo-maqedonomëdhenjtë, në nëntor të vitit 1981, u përjashtua nga Gjimnazi i Kumanovës dhe u detyrua të largohet nga vendlindja. Përkohësisht u vendos në Zvicër, ku qëndroi gati 19 vjet.
Në vitin 1999, për herë të parë pati mundësi të kthehet në vendlindje. Një vit më vonë, së bashku me familjen, u vendos në Prishtinë.
Shkruan prozë e poezi për të vegjël dhe për të rritur.
Libra të botuar:
1. “Dielli”, poemë për fëmijë, Biel, 1990;
2. “Arif Seferi – një jetë në shërbim të popullit”,
monografi, Biel, 1993,
3. “Pas rrezes së diellit”, përmbledhje poezish për të
rritur, Shkodër, 1994;
4. “Saja fluturuese”, libër për fëmijë në prozë, Tiranë,
1996;
5. “Hëna në dritare”, përmbledhje poezish për fëmijë,
Prishtinë, 2005;
6. “Kënga e Drerit Fjalëpak”, libër për fëmijë në prozë,
Prishtinë, 2010;
7. “Flokëhapareshuri”, libër për fëmijë në prozë,
Prishtinë, 2011;
8. “Gjergji i Arbërisë”, (në ribotim: “Kobra –Gjergjat
në drita përkrenaresh”, libër për fëmijë në prozë
Prishtinë, 2011;
9. “Nxin e qesh natyra”, përmbledhje poezish për
fëmijë, Prishtinë, 2012;
10. “Dielli në qerre të re”, përmbledhje poezish për të
rritur, Prishtinë, 2013.
11. “Gjergji i Arbërisë në Adrianopojë” (në ribotim
“Udhëkryqi – Gjergji në drita përkrenaresh”), libër
për fëmijë në prozë, Prishtinë 2014 .
12. “Gjergjat në drita përkrenaresh”, trilogji për fëmijë
dhe të rinj në prozë.
13. “Ringjallja e Prometeut ‒ Ali Aliu Kelmendi”,monografi letrare
F.B.