2019-11-25

Muharrem Blakaj (06.01.1959-).

Fotografia e Muharrem Blakaj


Lindi në fshatin Vrellë, komuna Istog. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen, ekonomiken, tre vitet e para në Pejë, ndërsa vitin e katërt, maturën, në Istog.

 Pas regjistrimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, krahas studimeve, vazhdon aktivitetet patriotike e kombëtare të filluara qysh në vitet e para të shkollës së mesme, në bashkëpunim me grupin ilegal që udhëhiqej nga Jusuf Gërvalla. 


Më 14 dhjetorë të vitit 1979 e arrestojnë milicia jugosllave duke e ndaluar në Burgun Hetues të Qarkut në Pejë. 

Pas atentatit kundër Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, më 17 janar 1982 afër Shtutgartit në Gjermani, reprezaljet kundër Muharremit dhe familjes së tij shtohen në mënyrë radikale.

 Arrestime sporadike, lëçitje dhe biseda informative, jo vetëm që bëhen përditshmëri, por, kishin ndikuar në rrënimin e ekonomisë familjare duke i sjellë buzë ekzistence. 

Këto reprezalje kulmojnë më 3 nëntor të vitit 1986, kur fillon një ofensivë fatale më arrestime dhe biseda informative në mbarë familjen. 

Epilogu ishte i rëndë. Xhemajlin, vëllain më të ri (26 vjeçar) e vrasin në burgun e Qarkut në Pejës. 

Nën mbrojtjen e avokatit Bajram Kelmendi, në maj të vitit 1987, në mungesë provash, Gjykata e Qarkut në Pejë e liron nga burgu Muharremin, por, në shtatorë të njëjtit vit, me armë zjarri e sulmon agjenti i Sigurimit të Shtetit, Tomisllav Baboviq.

Në tetor të vitit 1987 detyrohet ta lëshoj Kosovën. I përndjekur nga reprezalje politike, emigron në Zvicër.

Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, si provë materiale, policia ia konfiskon dorëshkrimet: „Monolog i një komiti“ (tregime), dhe dy novela; „Balta me gjak“ dhe „Besa“, të cilat nuk ia kthejnë asnjëherë.

Veprat letrare e artistike të botuara deri me tani janë:

1. „Misioni sekret“ - roman, Shtëpia Botuese „Rozafa“, Prishtinë 2004.

2. „Thesaret e humbura“, roman, Shtëpia Botuese SHKSH „Mëmëdheu“, CH - St. Gallen 2005.

3. „Atentat brenda germës L“, roman, Shtëpia Botuese „KOMBI“ (IKDFK), Prishtinë 2007.

4. „Paraardhësit“, roman, Shtëpia Botuese SHKSH „Mëmëdheu“, CH - St. Gallen 2009.

5. „Rugëtim Fatal“, monografi, Shtëpia Botuese „Dukagjini“ Pejë, 2012

6. „Nana Kadë“, film dokumentar – Pejë 2018.

7. „Paraardhësit“ roman, botim i dytë, Shtëpia Botuese „ROZAFA“ Prishtinë, 2018.

8. „Mëndesha“ tregime, Shtëpia Botuese „LENA“ Prishtinë 2018.

Krijimtaria e tij letrare u vlerësua me disa mirënjohje e çmime letrare nga:

„Shoqate e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër“, „Lidhja e Krijueseve Shqiptarë në Mërgatë“, Klubi Letrar „Martin Camaj“ në Mynih, Shtëpia e Kulturës „Koço Racin“ në Shkup dhe „Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë“ që ia ndau çmimin: „Ramiz Kelmendi“, Tregimet e vitit 2018.

Muharrem Blakaj, jeton në Zvicër.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...