2019-11-26

Agim Popa (1927-2013)


Rezultati i imazhit për agim popa"

Agim Popa ka lindur më 14 maj 1927 në Elbasan dhe vdiq ne 11 nëntor te vitit 2013. 

Arsimin fillor e kreu në qytetin e lindjes. Ka vazhduar studimet në Liceun Francez të Korçës dhe në shkollën normale të Elbasanit. Në vitet 1949 –1954 kryen studimet e larta në universitetin “Lomonosov” të Moskës, në Fakultetin e Filozofisë. Menjëherë pas çlirimit të vendit, ai ka qenë me punë në organizatën e rinisë të qarkut të Elbasanit dhe në aparatet qendrore të saj në Tiranë.

Pas përfundimit të studimeve universitare dhe kthimit në Shqipëri, Agim Popa është emëruar me punë në Shkollën e Partisë “V. I. Lenin” si pedagog i filozofisë marksiste (materializmi dialektik e historik), shef katedre dhe për një kohë jo shumë të gjatë zv. drejtor i saj.

 Në vitin 1958 ai u transferua në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë në përbërje të një grupi që merrej me problemet e luftës kundër të ashtuquajturit “revizionizëm modern”. 

Në vitin 1972-1975 ai ka punuar si përgjegjës i sektorit të jashtëm të KQ të PPSH-së. Më mbrapa, për një vit ka qenë në Institutin e Studimeve M-L pranë KQ të PPSh-së. 

Nga shtatori i vitit 1976 deri në fund të vitit 1980 si kryeredaktor i gazetës “Zëri i popullit”, organ i KQ të PPSH-së. 

Nga 1 janari i vitit 1981 deri në shkurt të vitit 1991, kur doli në pension me kërkesën e tij, ka punuar sërish në detyrën e shefit të Sektorit të Jashtëm të KQ të PPSH-së.

 Pikërisht në detyrat që kryente dhe besimin që kishte krijuar, si dhe në profesionalizmin absolut që prezantonte në fushën e përkthimeve në gjuhën ruse, Agim Popa ka qenë nga njerëzit më të preferuar të nomenklaturës më të lartë të shtetit komunist për të bërë pikërisht përkthimet nga kjo gjuhë.

Ishte  anëtar i AAAS-it në New York.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...