2019-11-25

Zyba Hysen Hysa(1955-)


Rezultati i imazhit për zyba hysa"

Zyba Hysen Hysa lindi në fshatin Kokrevë të rrethit Librazhd më, 26 qershor 1955. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas në Elbasan, ku në vitin 1974 merr diplomën e mësuesisë. 

Në 1979 mbaron kursin filozofik dhe më pas ushtron profesionin e mësuesisë në lëndën gjuhë shqipe, në fillim në Vulçan, Polis Gostimë të Librazhdit dhe që nga viti 1999 në Vlorë. 

Krahas punës së mësuesisë, që nuk u nda për asnjë çast, ajo ka qenë aktiviste e rinisë duke u zgjedhur deri në forumet më të larta. Së fundmi aderon në Shoqatën për Identitet dhe Bashkim Kombëtar (SHIBK) Në funksionin e kryetares së gruas. 

Në ditën e shpalljes së pavarësisë ajo ka dorëzuar flamurin për Bashkimin e Kombit te kulla e Jasharëve dhe bashkë me anëtarët e kësaj shoqate janë betuar se do të falin gjithçka për bashkimin e kombit shqiptar.

 Një komb, një shtet, një flamurë! Ka qenë bashkëpunëtore në revistën për fëmijë “Vala e kaltër”, Drejtuese e emisionit për fëmijë “Drita e diturisë”.

 Krijimet e para poetike i ka botuar qysh në vitin 1972 në gazetën “Shkumbini” të Elbasanit,'Zemra shqiptare","Floripress" etj.

Libra të botuar: 

“Shkreptima Dhembjeje” (poezi) 2002
“Festa e Abetares” (poezi për fëmijë) 2002
“Erë Shqipërie” (poema) 2004
“Dritë në Llakatund” (poezi për fëmijë) 2005
“Kur Shpirti Vallzon” (monografi artistike) 2006
“Obelisku i Bektashizmit” 2007
“Sikur...” (poezi) 2009
“Nënë Engjëllore” (poemë) 2010
“Arb...” (roman) 2010
“Miset e Pyllit” (fabul) 2010
“Dritëhëna dhe Bubureza” (përrallë)


Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...