2019-11-29

Astrit Memia(1965-)


Rezultati i imazhit për astrit memia"

Av. Prof. Asoc. Dr. Astrit Memia ,lindi në Tropojë të Shqipërisë më 04 prill 1965 .Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”,e kreu në Tiranë(1979-1983).Është i diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.(1985-1989).

Në vitin 1994, specializojë për Mediat, në Varshavë të Polonsë, ndërsa në vitin 1994 Sspecializojë në Radio “ EVROPA E LIRË”,në Bruksel të Belgjikës.Po këtë vit kreu Specializim për Median Radiofonike dhe Televizive nga Zyra Franceze e Realizimit dhe Shpërndarjes te Medias Radiovizive OFREDIA, në Paris, të Francës (Office Français de Realisation et de Diffussion Adio-Visuelle).Në vitin 1995 specializojë për Politikë Diplomaci, Turizëm dhe Media nga Internacional Federal Press, Berlin Gjermani si dhe kreu specializimin në Shoqaten Kombëtare të Televizionit FRANCE 3 Grupi i Televizionit Francez (Societe Nationale de Television France 3 Groupe France Television) Paris, Francë(1996)

Në vitin 1998 dhe 2002  Specializojë për Diplomacinë Publike dhe Median në Radion France Internacional RFI , Paris,Francë)si dhe   në Dubrovnik të Kroacisë ( 2002).Në vitin 2005-2008 ,   pranë Universitetit të Tiranës,kreu Fakultetin Juridiknë .

Ka kryer me sukses Kolegjin rajonal për studimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë(2007) .

Ishte mësues i Gjuhës Frënge në Shkollen “Sadik Rama”, në Tropojë(1983-1985).

Krytar i stafit për trajnimin e mësuesëve për mësimdhënien e lëndës së letërsisë në shkollat e mesme të rrethit të Tropojës (1991).

Ishte gazetar i Politikës , Diplomacisë dhe Turizmit të Botës Shqiptare në Radion e Jashtme të RTVSH (1992-1998) ; Gazetar në Zyrën e Shtypit të Partisë Demokratike të Shqipërisë(1998-2019).

Ndoqi studimet e doktoraturës në vitin shkollor 2003-2006 ,ku e fitojë titullin shkencor Doktor në Shkencat Politike dhe Diplomaci pranë Universitetit në Leipnitzc, USA (Tema: Kriza ekologjike dhe natyra njerzore) mbrojtur në Milano, Itali.

Në vitin 2010 mori thirrjen Akademike“ Docent” (Dr), në Universitetin Nderkombetar të Strugës -Maqedoni Veriore.

 Pedagog në Universitetin Nderkombëtar të Strugës(Maqedoni Veriore 2008-2012) Pedagog në Universitetin Nderkombetar të Prizrenit (2010-2012 (Kosovë)Pedagog në Universitetin Nderkombëtar të Strugës(Maqedoni Veriore,2012 )

 Thirrjen  Akademike“ Profesor i Assocuar” ( Dr), e fitoi më 2017 në Universitetin “ Euro-Ballkan”, në Shkup-Maqedoni Veriore.



Është autor i shume librave, artikujve, analizave, referencave, telereportazheve, dokumentareve, spoteve radiofonike dhe televizive.

Librat e botuar :

1. “ Njeriu dhe Natyra në Globalizëm”,2010


2.“ Mikpritja Shqiptare dhe Epoka e Globalizmit”,2018.

Bashkëthemelues i Akademisë Diplomatike Shqiptare(2001) .


Drejtor i Departamentit të Botimeve dhe Informacionit në Akademine Diplomatike Shqiptare, si dhe nismëtar, Drejtor e Kryeredaktor i Revistës 2 Gjuheshe me ngjyra 72 faqe “DIPLOMACIA”(2001-2004


Producent dhe ideator i Festivalit Ndërkombetar “Imazhi Shqiptar”(2006-2019)
Botues & Kryeredaktor i Revistës periodike 6 gjuhësh (shqip-anglisht-frengjisht- gjermanisht- italisht-spanjisht me ngjyra 72 faqe). Botim I Forumit Imazh & Media.(2006 ….)

Botues dhe Kryeredaktor i Revistës periodike “Imazhi Shqiptar” (2007...)

Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjiumit të Gazetes “Dardania”(2007)

Ideator, bashkorganizator dhe lobues i Korridorit Adriatik-Alpe(A-A). Pesë simpoziume dhe spot televiziv të materializuar me dokumentarin Korridori A-A Korridor Transballkanik(2002-2008)

Konsulent e bashkepuntor i Revistës “Garda” organ periodik i Gardës së Republikës së Shqiperisë(2008).

Anëtar i Bordit Editorial dhe Keshillit Shkencor te Revistes Shkencore (me ISSN) The Heritage – Botim I Universitetit Nderkombëtar te Strugës,2010 (Maqedoni Veriore ).

Redaktor Shkencor i Revistës Shkencore (me ISSN) Global Challenge botim I Akademisë Diplomatike Shqiptar.(2012-2019)


Anëtar i Bordit Editorial të Revistës Shkencore Ndërkombëtare “ Global Processes” , Product: Logos University Internacional (USA) & Fabic University (Brazil),2018


Gazetar i Luftës së Kosovës (Dardanisë). Konsulent, udhërrëfyes,interpret i medias së huaj në këtë luftë. Autor dhe bashkëautor reportazhesh, emisionesh të medias së shkruar, radiofonike,televizive shqiptare dhe të huaj (TELE 5, TV ARTE, TVF 3,TVF 2,TV POLONIA, TV RETE 4 ;  Korrespodent i Gazetës “LE SOIR”, Gazetës“EMIGRANTI SHQIPTAR”, Revista “POLITIKA” Varshave,Revistes “BLIC”, Radio Shkupit, Radio Belgjikes, Radio Danimarkës, Radio Suedisë në gjuhën shqipe.(1998-1999).Etj.

Ka  realizues i shumë dokumentarë  televizivë:

 “ Përsëri Shpresë”, SHIJAK TV(1999);
“Korridori Adriatik- Alpe”(A-A)
Korridor Transballkanik ,TVSH(2002)
 “ Nje vit ndryshe”, TVSH(2006)
 “ Imazhi Shqiptar” në QNK “Pjeter Arbnori”, Tirane, TVSH(2007)
“ Lufta e Kosoves”, Shqiperi-Kosovë(2008)
“Imazhi Shqiptar” ne Tetove”, TVSH(2008)

Është anetar i Lidhjes se Gazetareve te Shqiperise(1993)si dhe anetare i shoqates nderkombetare te Gazetareve në Bruksel Belgjike(1994..)Nga viti 2012 është edhe Avokat.


Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...