2019-11-30

Gani Halilaj(1958-)


Rezultati i imazhit për Gani Halilaj"
Gani Halilaj  lind më 07.06.1958 në Tërdec te Drenasit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Drenas. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës i përfundoi në vitin 1984. 

Specializimin në fushën e Neuropsikiatrisë i përfundoi në Tiranë në vitin 1993, kurse studimet e doktoraturës i kreu në Tiranë në vitin 2014,në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike,me temën “PTSD tek popullata e Drenicës 13 vite pas luftës dhe korrelacionet me depresionin dhe nivelin e cilësisë së jetës’’.
Ka punuar mjek i përgjithshëm në Shtëpinë e Shendetit në Drenas deri në vitin 1993.


Pasi përfundoi specializimin punoi si specialist neuropsikiatër në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas deri në vitin 1997. 

Në vitin 1998 i bashkohet radhëve te UÇK-së, në Sektorin e Shëndetësisë në cilësinë e mjekut dhe Udhëheqësit te sektorit të Shëndëtësisë për Regjionin e Drenicës deri në përfundim te luftës.

Gjatë shërbimit në UÇK, dr. Ganiu tregoi vlera te larta humane e profesionale n ëshërbim te ushtarëve te UÇK-së dhe popullatës civile duke u dalë në ndihmë jo vetëm në spitale ushtarake por edhe në terren ku paraqitej nevoja.

Pas gjendjes post traumatike në popullatën e asaj treve, dr. Ganiu nuk kurseu mundin prej profesionisti e humanisti, duke filluar me trajtimine veteranëve të UÇK-së, popullatën civile dhe personave te dhunuar gjatë luftës duke u ofruar trajtim mjekësor falas.

Pas përfundimit të luftës ishte drejtori QKMF në Drenas, nga viti 2000 deri në vitin 2004.Kurse nga viti 2004 deri në vitin 2007,ka ushtruar pozitën e nënkryetarit të Komunës së Drenasit.

Pasi mbaron mandatin në atë pozitë dr. Gani Halilaj,nga viti 2007 e deri në vitin 2012 punoi përsëri drejtori QKMF-së në Drenas.

Gjatë periudhës 2012-2014 punoi në pozitën e Udhëheqësit te Zyrës për Shëndet Mendor në Ministrinë e Shëndetësisë kukontribuoi në zhvillimin e infrastruktures ligjore dhe në Startegjinë Afatgjate për Shëndetin Mendor në Kosovë.

Nga viti 2014 emërohet Drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike,ku puna e tij shquhet në ngritjen e kapaciteteve profesionale e rregullative prej themelimit te Institutit e deri sot, duke u vlerësuar pozitivisht nga shumë organizma monitorues vendor e ndërkombëtar. 

Eshte autori Monografise me te njejten te me dh etitull sikur i temes se Doktoratures:”Ptsd te kpopullata e Drenices 13 vite pas luftes dhe korelacionet me depresionin dhe nivelin e cilesise se jetes”.

Në vitin 2016 shpallet drejtori më i suksesshëm dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike institucioni më i suksesshëm nga QKUK si dhe profesor në universitetin privat në UBT,  në Prishtinë

Bibliografia

Ka  një numër te konsiderueshëm punimesh shkencore dhe pjesëmarrje aktive në Konferenca vendore e ndërkombëtare :


“Anger ,hyperactivity,conduct ,self-esteem ,hopelessne
ssandsuicidality at oneclinicaladolescentsample” .
EurChildAdolescPsychiatry 22(Suppl2):S81-S86,DO1 10,1007
/s00787-013-0426;

Healthcare: Kosovocase. WPA XVII Word CongressofPsychiaty, 08- 12 October 2017, Berlin.

“Djemtë kundërvajtës dhe me problem  të sjelljes. Konferenca e dytë e adiktologjisë ,Tiranë.

YouthsWithconductproblems. EuropeanPsychiatry, Volume 41, Supplement 1, Page 1 http:/dx.doi.org/10.1016/j.eurpsy.
2017.01.2010.

“Adolesescentoffenders profile inoneKosovocorrectionalcentre“,5th EFCAP Congress,AssociationforChildandAdolescentPsychiatry ,10-13.05.2016;Porto Portugal.

Estabilishment ,issuesandproblems ;5thEuropeanConferenceon Mental Health ,September ,14-16,2016;Prague ,CzechRepublic,
htpp/www.ecmh.eu/wp-content/uploads/2014/12/ECMH

“Benefitsof the compulsorytreatmentformentallyillpersonsw
hocommitoffences in IPFK” ,WPA co sponsorisedInternational
ConferenceonForensicPsyhiatry ,October 13-15,2016,Ohrid ,Macedonia .http/www.pzmak.com/wp content/uploads/2016/10/
SCIENTIFIC –PROGRAMME

“Profesionet; Komplementariteti dhe Konkurrenca ;5thAlbaniaPsychiatricAssociation“.

“Mole offendersandyouthwithcondentsproblems “,WPA  XVII,WorldCongressofPsychiatry ,8-12;11.2017,Berlin Germany.

“PTSD in Kosovo ,thirteenyearsafter the war”Europian
CongresofPsychiatry ,MunichGermany ,2017.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...