2019-11-29

Dashnim Hebibi(12.06.1976-)


Fotografia e Dashnim Hebibi

 Dashnim Hebibi,   lindi më 12 qershor 1976 në  fshatin Strezoc të Preshevës. Dashnim Hebibi e mbaroi Fakultetin e Gazetarisë në Tiranë (1995-1999). Si  student  në Tiranë e ushtroi profesionin e gazetarisë në disa gazeta , që botoheshin në Shqipëri.  Hebibi i ka kreu studime pasdiplomike të  Akademisë Diplomatike  si dhe Menaxhimin e Krizave në Tiranë. Ai   në vitin 2011 mbarojë Magjistraturën në Diplomaci në UEJL-Tetovë. Dashnimi e kreu me sukse edhe Akademinë Ndërkombëtare të Kriminalistikës te i njohuri Avi Bleier, në Tel Aviv të Izraelit. 

Punoi disa vite redaktor i diasporës në të përditshmen “Bota Sot”, redaksia në Cyrih; punoi si korrespodent në Televizionin e Maqedonisë(TVM), drejtor i Albanian Media Center;   redaktor i Agjencisë së Lajmeve "Kosova e Re", editor në gazetën  "AMC Press", TV Diaspora-RTK  korespodent i TVM ( në gjuhën shqipe).

 Në prill të vitit 2011,  Hebibi u nominua “AMBASADOR PËR PAQEN” (AMBASSADOR FOR PEACE) nga organizata UPF (Federata e Paqes Universale), një organizatë me status të veçantë në Këshillin Ekonomik dhe Social të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). 

Nga viti 2013 e deri në fund të vitit 2015, ishte në projektin medial ‘Dialog Plus’ me redaksi në Cyrih. 

Punoi edhe si zv. kryeredaktor në revistën mujore „Plisi“, që botohej në Zvicër. 

 Shkrimet e Hebibit  botohen nëpër shumë mediume në atdhe e diasporë.

 Aktualisht është Drejtor i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Zvicër dhe tani duke studiuar për doktoraturë cikli i tretë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore , Programi studimor: Shkenca Politike në UEJL.

Titujt e veprave të botuara:

1.  ‘Njëqind Orë Udhëtim’ (përmbledhje poezish);

2.  ‘Hënë e Fshehur’ (poezi);

3.  ‘Kohë me Shumë Vrima’ (prozë);

4.  ‘Lexim i Tokës’(poezi);

5.  ‘Kosova, një Zjarr Amë’(poezi);

6. ‘Dialog me Gurin’(poezi, shqip-gjermanisht);

7.  ‘Aristokracia e Shpirtit’(poezi, shqip-anglisht);

8. ‘16 Plumbat e Fjalës’ (poezi);

9. ‘Intervista në Tranzicion I’ (përmbledhje intervistash);

10  ‘Intervista në Tranzicion II’ (përmbledhje intervistash);

11.  ‘Intervista në Tranzicon III’ (përmbledhje intervistash);

12.  ‘Intervista në Tranzicion IV’ (përmbledhje intervistash);

Etj.

Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...