Basri Sejdiu ka lindur me 20 korrik 1962, në Mitrovicë, pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të mesëm, në vitin 1982 regjistron studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Studimet i përfundon më 1988, në vitin 1989 fillon punën si mjek i përgjithshëm në Mitrovicë, deri në vitin 1997, kur edhe fillon specializimin në mjekësi interne.
Në vitin 2001 merr titullin specialist i mjekësisë interne, përderisa më 2010 mbron titullin e magjistraturës në shkencat mjekësore.
Ka ndjekur trajnime profesionale për kardiologji invazive në Tuzëll(Bosnjë dhe Hercegovinë) , ku edhe është profilizuar për kardiologji invazive.
Ishte udhëheqës i ekipit të parë të kardiologjisë invazive në Kosovë në vitin 2003, kur edhe ishte kryer koronarografia e parë.
Më 2010, ishte pjesë ekipit mjekësor që vendosi stentin e parë në QKUK.
Në dhjetor të vitit 2017, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, e cakton UD. Drejtor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Në muajin mars 2018, përmes konkursit publik zgjidhet në pozitën e Drejtorit SHSKUK.
Më parë, pra në periudhën kohore 2011 deri 2012, ishte UD. Shef i Repartit të Kardiologjisë Invazive, përderisa në vitin 2016 deri më 2017 ishte ud. drejtor i Klinikës së Kardiologjisë.
Aktualisht vazhdon ta ketë pozitën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së.
Dr. Basri Sejdiut, në qershorin e vitit 2019 iu ka ndarë titulli “Ambasador i paqës”.
Sejdiu ka thënë se ndjehet i nderuar me titullin "Ambasador i Paqes", të cilin e ka pranuar nga Federata e Paqes Universale, në një ceremoni në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Ky është një vlerësim dhe motivim shtesë për punën e mëtutjeshme dhe angazhimin në shërbim të qytetarëve pa dallim.
Humanizmi është një vlerë e lartë, që secili prej nesh duhet ta kultivojë”, ka thënë Dr.Basri Sejdiu.
Ai ka shtuar se përkushtimi ndaj shëndetit të popullatës është gjëja më e shenjtë dhe vlerësime si kjo e bëjnë krenar.