Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar.
Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist.
Prej vitesh deri sa vdiç në moshën 91 vjeëare(12 dhjetor 2017) ai vijojë aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me një jetë tepër aktive, luftëtar trim në Batalionin “Çamëria”, tankist i shkathët, oficer i paepur i ushtrisë popullore, mësues i devotshëm në disa shkolla të vendit, dhe aktivist shoqëror i palodhur në SHBA, ku emigroi dy dekadat e fundit, ai iu kushtua tërësisht atdheut dhe Çamërisë martire.
Me përgatitjen e tij intelektuale, studime te larta për histori- gjeografi dhe gjuhë gjermane, jeta dhe vepra e tij madhështore, bëri që ai të pushtojë shpirtin patriotik të gjithë atdhedashësve në të dy kontinentet ku jetoi.
Prof.Dr.Rasim Bebo, është autor i botimeve historike:
1.“Dodona”
2.“Zeusi”
3. “Artikuj dhe ngjarje -pjesa 1 "
4.“Artikuj dhe ngjarje -pjesa 2"
5.“Shqipëria në gjurmët e kohës"
6."Histori me shkronja gjaku"
7."Amerika me rrënjë shqiptare "
8."Shala e kalit të jetës"(roman autentik) etj.
Ka botuar edhe disa qindra artikuj historiko-problematik në organet e shtypit dhe në website të internetit.
Ishte bashkëpunëtor i shumë agjencioneve informative " Dielli"; "Floripress",VOAL"(Voice of Albanians),"Zemra shqiptare ";
"Ilyria"; "Epoka e re"; "Bota sot". etj.
Diasporës Shqiptare në Amerikë do ti mungoj veprimtari dhe intelektuali çam profesor Rasim Bebo,i cili nëpër vite në Çikago u bë pjesë e lëvizjes së madhe kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të demokratizimit të Shqipërisë.
Me profesor Rasim Bebo në takimet kombëtare temë bosht e bisedës ishte Çamëria , që ishte plaga e përgjakur në orët vrastare fashiste greke,që në Filat me rrethinë e vranë pranverën shqiptare...!
Ishte modest në jetë Rasim (Çamëria),me të cilin saherë që takoheshim unë e thërrisja (Vëllai i vogël nga Çamëria,-term i Adem Demaqit-nënvizimi im).Ai me moshën dhe plagët e jetës dhe mallin për Shqipërinë me thoshte:
Vëllai i madh(Kosova)flet me vëllain e vogël të Çamërisë,që për ne ishte ,,ora e historisë,,në Çikago!
Rasim Bebo asnjëherë nuk i merrte për të keq mendimin ndryshe në shpalimet historike.
Tash kur nuk e kemi në mesin tonë profesor Rasim Bebon, i kemi veprat e tij !
Do të na mungoj dhe do të jemi më të varfër për mendimin e tij se në kohën shqiptare na duhen mendimi ndryshe dhe të fortë në udhën e madhe kombëtare për Shqipërinë Etnike!
Flori Bruqi