2019-11-20

Ilir Muharremi ( 1983 _)

Rezultati i imazhit për ILir Muharremi"


Ilir Muharremi u lind më 1983 në Pejë. Është shkrimtar dhe veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Prishtinës, Italisë dhe Ballkanit. Është Fitues i çmimit “Shkrimtari i vitit 2018” me romanin “Psycho” nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës. Është autor i disa dramave për teatër dhe i librave: “Djalli në qytetin tim” (1996), “Dera e fundit e çmendurisë” (2003), “Van Goghu kosovar”, (2010) , “Drama” (Unë me veten, Kafeneja, 2013), “Moskuptimet”, (2016 ) dhe “Psycho”, (2017).

Dera e fundit e çmendurisë “Dera e fundit e çmendurisë” (2003), është libër me poezi. Ky libër flet për tri dyer të çmendurisë. Në fund autori arrin të lirohet të shpëtoj.

Van Goghu kosovar “Van Goghu kosovar” (2010), është dramë që ka në qendër të vëmendjes një piktor 22-vjeçar, i cili përjeton momente të vështira gjatë periudhës së rinisë, gjë që i kushton shumë shtrenjtë në fazat e mëvonshme të jetës. Kjo dramë u inskenua në Teatrin Dodona në Prishtinë. Vazhdoj rrugëtimin në Festivalin e Dibrës. U dha edhe në Teatrin e Shkupit. Në luftë ushtria serbe ia vret nënën, babanë dhe motrën. I tmerruar nga masakrimi i familjes, ai kalon në skizofreni. Tërë ngjarja pasqyron jetën e tij prej skizofreni, nga e cila në fund nuk mund të shërohet, andaj si ‘strehë’ e gjen çmendinë. Fqinji që banonte përballë shtëpisë së tij është i pari që zbulon skizofreninë e tij. Drama “Unë me veten, Kafeneja”, (2013), janë dy drama e para flet për sfidën e njeriut me vetveten, i cili tenton të dal nga vetja, por nuk mundet. Ndërsa, komedia “Kafeneja” rrëfen për një relitet kosovar dhe ballkanik. Të mbylllur në një kafene “tallava”, personazhet rrëfejn barsoleta, ndërsa kafeneja menaxhohet nga një vajzë nga Ukraina. Aty kemi dehje, prostitucion, para të pista, borxhe, fajde.

Moskuptimet “Moskuptimet”, (2016), është libër shkencor i cili trajton vdekjen e Zotit dhe drejtësinë si diçka përmbi Zotin. Autori këtu tejkalon çdo filozofi atesite dhe i vihet përballë drejtësisë. Trajtohet edhe problemi i absurdit nga Albert Camus, Samuel Becket. Në libër vërtetohet se absurtdi nuk ka kuptim pa njeriun. Trajtohet edhe problemi i teatrit dhe kinemas absurde. Kemi edhe shqyrtimin e postmodernizmit.

Psycho “Psycho”, (2017), është një roman shumë i përfolur. I shpërblyer me çmimin “Shkrimtari i vitit 2018” nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës. Ideja e romanit “Psycho” zhvillohet përmes personazhit të tij boksier i karrierës e nxjerr atë jashtë ‘ringut’ letrar të letërsisë shqipe duke iu kundërvy absurdeve me absurd përmes sportivitetit deri të kanibalizmi. Kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur. Mirëpo, ai është boksier i dështuar, pasi që gjen kënaqësi në bixhoz, ai humb tërë pasurinë. Nga ky dështim, gruaja e tij divorcohet dhe ikën me të dy fëmijët e saj. Kjo ndikon shumë në personalitetin e tij, dhe ai strehohet në shishen e qelqtë të alkoolit. Gradualisht fillojnë t’i shfaqen simptomat e psikopatisë dhe devijimi i personalitetit, por në një rrëfim intim me vajzën e banakut, ai tregon për fëmijërinë e tij. Ai kishte torturuar kafshët, dhe i vetmuar me orë të tëra rrinte pranë zjarrit. Simptomë e një psikopati të vërtetë. Ai shtiret si i ndjeshëm, por nuk është i ndjeshëm dhe nuk duhet t’i besohet, por vajza në banak i bindet sepse psikopatët kanë shumë talent t’i bindin të tjerët. Ajo rrëshqet në rrëfimet e “ëmbla” të tij. Gjatë dialogut, ai herë-herë me vështirësi mbanë raporte të mira me të, sepse psikopatët çalojnë shumë

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...