Frashër Demaj është i lindur me 08.7.1973 në Radavc të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin “11 Maji” tani “Bedri Pejani” në Pejë.
Në vitin akademik 1991-1992 është regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë.
Në këtë fakultet ka diplomuar më 22 shkurt 1996 me temën “Kriza Lindore dhe Çështja Shqiptare 1875-1881”.
Në vitin akademik 1997-98 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës fillon studimet pasdiplomike në periudhën Koha e re, shek. XIX-XX dhe ka magjistruar më 25.3.2005, me temën:
“Qëndrimi i Italisë ndaj Çështjes shqiptare 1875-1881”. Temën e doktoraturës me titull: “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” e ka mbrojtur 15.7.2009 në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.
Punojë në disa shkolla fillore dhe të mesme : “Iliria” në Prishtinë –1996 “Ismail Qemali” në Prishtinë në vitin shkollor 1997-1998; “Elena Gjika” nga viti 1998; në Gjimnazin Flologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë 1999-2000.
Paralelisht ka punuar edhe në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë deri në vitin 2003.
Nga qershori i vitit 1999-2002 ka punuar si anëtar i redaksisë-gazetar i revistës “Kosovarja” në Prishtinë, poashtu një periudhë të shkurtër (vitin 2000) ka punuar në redaksinë e revistës “Rrezja” në Prishtinë.
Në vitin 1999 ka punuar në cilësinë e gazetarit - në të përditshmen “Fakti” të Shkupit. Në vitin 2001 ka qenë drejtor i revistës për komunikacion “Tempulli”.Etj.
Gjatë kohës së punës si gazetar ka botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve me permbajtje historike, politike, kulturore, sociale etj
Nga korriku i vitit 2003 punon në Institutin e Historisë në fillim si asistent dhe më pas si hulumtues i pavarur dhe si bashkëpuntor shkencor për të vazhduar pastaj deri në korrik 2015 si Bashkëpuntor i Lartë Shkencor-Profesor i asocuar (inordinar).
Nga korriku 2015 është zgjedhur në gradën Këshilltar Shkencor-Profesor i rregullt (ordinar)
2010-2013 Frashër Demaj ka punuar në kolegjin JURIDICA në Prishtinë. Ka ligjeruar lëndët: Historia e Shtetit dhe së Drejtës, Komunikimi Nderkulturor dhe Metodat e Hulumtimit shkencor.
2010-2018 në Kolegjin FAMA në cilësinë e profesorit të lëndëve Histori e Shtetit dhe së Drejtës (2010-2013), Metodat e hulumtimit në shkenca politike dhe administratë publike, Metodat e Kërkimit Shkencor në studimet master (Juridik-Civil, Juridik-Penal, Shkencat e Sigurisë, Administratë Publike dhe Marëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci), Shkathtësitë e Lidershipit, Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ne master në drejtimin Marrëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci.
Frashër Demaj ka ligjeruar (visiting profesor) në Universitetin e Barit Aldo Moro në Itali, në studimet master në programin Studimet e Paqës, Liritë dhe të drejtat e Njeriut.
Frashër Demaj ka marrë ftesë (visiting profesor) në Northern Illionis University (NIU) në Çikago të SHBA-ve.
Gjatë viteve 2014-2018 ishte rektor i kolegjit FAMA në Prishtinë.
Frashër Demaj në dhjetor të vitit 2016 është zgjedhur Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
Frashër Demaj merret me Historinë e Diplomacisë (shek. XIX dhe fillim shekulli XX) por është marrë dhe merret edhe me problemet e arsimit dhe me historinë e zhvillimeve politike e diplomatike të fundit të shekullit XX.
Është Rektor i kolegjit FAMA 2014-2018 si dhe antar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë.
Ka botuar një numër të konsiderueshëm te punimeve shkencore, profesionale në revista shkencore e publikime në Kosovë dhe jashtë si dhe në gazeta e revista të ndryshme, si dhe ka botuar në bashkautorësi disa ekste shkollore nga Historia për klasën 5, 6,7,8,9,10,11 .
Ai ka punuar në cilësinë e anëtarit të grupit të ekspertëve për hartimin e kurrikulave dhe planprogrameve të historisë për shkollën e fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë në klasat:
• 6 dhe 10 (2003)
• 7 dhe 11 (2003-2004)
• 8 dhe 12 (2004-2005)
• 5, 8 dhe 13 (2005-2006)
Frashër Demaj në cilësinë e profesorit-mentor ka udhëhequr deri më tani 53 studentë në studimet master në Marrëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci si dhe ka qenë në komisionin e mbrojtjes së doktoraturave nga fusha e historisë dhe marrëdhënieve nderkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë.
Frashër Demaj ka botuar dhjetëra punime profesionale në revista shkencore , gazeta të perditshme dhe periodike si dhe ka dhënë dhjetra intervista profesionale nga lëmia e historisë nacionale si dhe emisione dokumentare në televizionet nacionale dhe të huaja .
Monografi si dhe botime tjera të veçanta:
- Afrim Xhuraj, Jeta dhe vepra, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2009.
- Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2011.
- Perandoria Osmane, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
- Kombet dhe shtetet në Evropën Juglindore, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
- Luftërat Ballkanike, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
- Lufta e Dytë Botërore, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive).
- Monumentet kulturore të periudhës osmane, botues Instituti Goethe, Athinë 2012. (autor i disa njesive).
- E Drejta e Bashkimit Europian, historia, institucionet, legjislacioni dhe politikat, Prishtinë 2015. (bashkautorësi)
- Il Diritto Europeo e le politiche di integrazione, Edizioni Giussepe Laterza, Bari 2015. (bashkautorësi)
- Mulla Zekë Berdynaj- Jeta dhe Vepra, Prishtinë 2016.
- Великобритания и албанския въпрос 1875-1913, Sofije 2016.
- Elementet Shtetërore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “KOSOVA” 22/23, Prishtinë, 2003.
- Emigrimet dhe vendbanimet e arbëreshëve në Itali, “KOSOVA” 24/25, Prishtinë, 2003.
- Misioni politiko-diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Evropë, “KOSOVA” 28, Prishtinë 2006.
- Djathtizmi në Kosovë 1945-1990, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Prizren – Shkodër, 2006.
- Veprimtaria atdhetare e Azem (Miftar) dhe Ukë e Sejdi (Smajl) Demajt, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike, Prizren – Klinë 2006
- Krimet serbo-malazeze në Fierzë (Novosellë) të Pejës më 1945, E Djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike. Prishtinë 2006.
- Roli i shtetit shqiptar në mbrojtjen e çështjes së Kosovës 1990-1999, botuar në përmbledhjen e punimeve: “Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shekullit XX, Tiranë 2008.
- Qëndrimi i mbretit Nikolla i Malit të Zi ndaj çështjes shqiptare sipas gazetës “La Nazione Alabanese”, “KOSOVA” 29-30, Prishtinë 2008.
- Pjesëmarrja e abreshëve-shqiptarëve në luftë për bashkimin e Italisë, “VJETARI” i Arkivit të Kosovës, nr. 39/40, Prishtinë 2008.
- Kontributi i Profesor Ali Hadrit në fushën e arsimit, botuar në “Ali Hadri, Jeta dhe Vepra”, Prishtinë, 2009.
- Lëvizjet kulturo-arsimore të arbëreshëve të Italisë gjatë shek XIX, “VJETARI” i Arkivit të Kosovës nr. 40/41, Prishtinë 2009.
- Roli i Britanisë së Madhe në luftën e Krimesë dhe situata në Shqipëri, “KOSOVA” 31/32, Prishtinë 2009.
- Nënë Tereza Nobeliste, “Jeta dhe Vepra e Nënë Terezës”, Prishtinë 2010.
- Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj Kryengritjes së vitit 1910, “KOSOVA” 33/34. Prishtinë, 2010/2011.
- Qëndrimi i konsujve anglez në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, botuar në; “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881”, Prishtinë 2011.
- Sfidat e nderkombëtarizimit dhe roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës, Revista Shkencore “Juridica” 1, Prishtinë, 2011.
- Kufiri verilindor i Shqipërisë sipas diplomacisë britanike, botuar në “100 vjet Pavarësi”, Tiranë 2013.
- Alternativat e diplomacisë së Fuqive të Mëdha për kufirin shqiptaro-malazez ne Konferencën e Ambasadoreve ne Londër, KOSOVA 37/38, Prishtinë 2013.
- Konteksti diplomatik i çështjës shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Revista Shkencore “Juridica” 2/3, Prishtinë, 2011.
- Qëndrimi i diplomacisë së Fuqive të Mëdha lidhur me kërkesën e Serbisë për dalje në Detin Adriatik, në “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”.
- Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Kryengritjes së vitit 1911, botuar në permbledhjen “100 vjet nga kryengritja e malësisë 1911-2011, Tuz, 2012.
- ОСТАНА страхотно правомощия КОНФЕРЕНЦИЯ ПО албанския въпрос в Лондон 1912-1913, Istoriecki Pregled, Bullgarska Akademia Naukite, Bulgarian Historical Review, 2013, 5-6.
- Dhuna dhe terrori ndaj shqiptareve ne krahinen e Hotit 1875-1924 botuar në Hoti në rrjedhat e shekujve Detroit, Michigan, 2015.
- Diplomacia e Fuqive te Medha gjate Luftes së Parë Botërore, botuar në Lufta e Parë Boterore dhe ceshtja shqiptare 1914-1918, Prishtinë 2015.
- Mеждународната дипломация и ролята на нато за освобождението на Kосово, botuar në Geopolitike, Sofje 2015.
- Veprimtaria e Isa Boletinit sipas burimeve britanike, 1910 – 1912, botuar në permbledhjen “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Prishtinë 2015”.
- Diplomacia e Fuqive të Mëdha gjatë Luftës së Parë Botërore, Studime Shoqërore 2, ASHAK, Prishtinë 2015.
- Porti i Shën Gjinit sipas dokumenteve diplomatike të Britanisë së Madhe (1912-1913), Studime Shoqërore ASHAK, Prishtinë 2016
Etj.