2019-11-21

Beqë Cufaj(1970-)


Rezultate imazhesh për beqe cufaj

Beqë Cufaj u lind në Deçan me 3 dhjetor 1970. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka kryer në Deçan kurse ka mbaruar studimet për Letërsi në Universitetin e Prishtinës. Më pas ai vazhdon të jetojë dhe punojë si shkrimtar e publicist në Gjermani.


Është një nga autorët më të përkthyer dhe botuar në gjuhët e huaja. Esetë dhe tregimet e tij janë botuar në gjuhë të ndryshme dhe antologji evropiane, si në gjermanishte, frëngjishte, anglishte, italishte, holandishte, kroatishte, serbishte, hungarishte etj. Shkruan kolumne të rregullta për gazetat KOHA Ditore, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Neue Zürcher Zeitung etj.

Cufaj ka botuar në gjuhën shqipe librat :

"Balada Budallaqe", poezi, Shtëpia Botuese, Rilindja, 1994
"205", tregime, Dukagjini, 1996
"Kosova", ese dhe reportazhe nga Lufta e Kosovës botuar në gjermanishte nga Zsolnay Verlag, Vjenë- Munih, 2000
Shkëlqimi i Huaj, Roman, 2003, Shtëpia Botuese Dukagjini,
"Der Glanz der Fremde", Roman botuar në gjermanisht nga Zsolnay Verlag, Vjenë Munih, 2005


Cufaj është ambasadori i tretë i Kosovës në Berlin, pas Vilson Mirditës dhe Skënder Xhakaliut. Është misioni më i madh diplomatik i Kosovës dhe krahas Gjermanisë mbulon edhe Danimarkën. Se cilat do të jenë prioritetet në punën e tij...

 Por që kultura do të zërë një vend të veçantë, kjo është diçka e vetëkuptueshme për shkrimtarin Cufaj: "Ne jemi një komb i vogël që nganjëherë harron faktin që vetëm me kulturë mund të përfaqësohemi në këtë vend”.

Në zyrën e tij sheh dy skulptura të vogla te këndi i pritjes. Ato quhen "Vertreibung” "Përndjekje” dhe "Versöhnung" (Pajtim), një dhuratë e skulptorit gjerman Armin Guther (1931-2017) për Ambasadën e Kosovës. Për Cufajn simbol i një lidhjeje edhe më të veçantë mes dy vendeve që i bashkon përjetimi i i luftës.

Janë lidhje të veçanta mes Gjermanisë dhe Kosovës, thotë Cufaj dhe ka parasysh në radhë të parë 400 mijë qytetarët me prejadhje nga Kosova që jetojnë në Gjermani. Por ka edhe shumë gjermanë që kanë qenë të angazhuar në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit në kuadër të KFOR-it, EULEX-it, UNMIK-ut e të ngjashme. Ai do t'i sistemojë dhe t'i kanalizojë të gjitha këto lidhje në mënyrë që shtetasit e tij të zënë një vend sa më të rëndësishëm në këtë shtet të fuqishëm.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...