Behram Hoti lindi në Likoc të Drenicë, komuna e Skenderajt, më 1 janar 1945. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë dhe Mitrovicë, studimet (Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare) në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Aty kreu edhe studimet pasuniversitare.
Ka botuar këto vepra:
Ligjërimet e mia, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1965
Pantomimë, tregime, “Rilindja”, Prishtinë, 1983
Te kulla e Hajdinit, prozë, “Rilindja”, Prishtinë, 1986
A është e premte, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1988
Mos ma mbyll derën, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1992
Lam Breznica, roman, Prishtinë, 1994
Lahuta e shqipeve, poezi, Prishtinë, 1994
Doktori i Anamalësisë, roman, Prishtinë, 1995
Anton Çetta, orakull i pajtimit, Prishtinë, 1996
Sinan Sali Qirezi, roman, Prishtinë, 1997
Me shqiptarët mërgimtarë në Slloveni, Prishtinë, 1998
Kuvendi i Bubavecit, kronikë, Prishtinë, 2000
Është autor edhe i këtyre librave:
Kosovë, ty të falëm gjaqe; Dymbëdhjetë poema për Kosovën;
Tridhjetë elegji për Ardian (Behram) Hotin…
Moti i Madh i Kosovës, kronikë, Faik Konica, Prishtinë, 2012
Dorëshkrimet “Drenica e gjakut” roman, Prishtinë, 1998 dhe “Azem Bejtë Galica” roman, Prishtinë, 1998, u dogjën në shtypshkronjë (në shtëpinë e Ahmet Kelmendit).
Për krijimtarinë letrare të këtij autori vështrime, recensione, mbresa dhe kritikë letrare kanë shkruar disa personalitete të njohura letrare. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Është pjesëtar i tri luftërave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (1997 - 2001).Jeton në Prishtinë.