2019-11-17

Emin Kabashi(23.01.1949-)

 Rezultati i imazhit për emin kabashi"


Emin Kabshi lindi më 23.1.1949 në fshatin Drini (ish-Çifllak) të Rahovecit. Shkollën fillore, katër klasë i kryen në vendlindje, kurse katër klasë të tjera në fshatin Balldrin (ish-Ratkoc). Gjimnazin e fillon në Prizren dhe e përfundon në Rahovec.
Studimet i mbaron në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë kohës së studimeve punoi mësues dhe arsimtar i gjuhës shqipe në disa shkolla të Kosovës, duke filluar nga vendlindja e deri në Prapashticë të Gollakut, komuna e Prishtinës. Një kohë ka punuar në gjimnazin e Rahovecit dhe një kohë në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës, si dhe në klasë të ndara të këtij gjimnazi në Pleqnar (ish-Kijevë) të Malishevës.
Ka kryer studimet pasuniversitare në Degën e Letërsisë dhe ka magjistruar me temën “Poetika e Lagush Poradecit”, në vitin 1979.
Në vitin 1989 ka mbrojtur tezën e disertacionit të doktoratës me titull “Poetika e poemave të Jeronim de Radës” në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Nga vitit 1974-1992 nuk i është mundësuar të punojë në arsim.
Disa herë gjatë jetës është përballur me politikën antishqiptare që bënte Jugosllavia. Kësisoj, nuk i është mundësuar të punojë as në Institutin Albanologjik të Prishtinës, as më 1974, si asistent, as më 1981 kur ishte pranuar si hulumtues i pavarur shkencor. Në Institutin Albanologjik kthehet në shtator të vitit 1992, pasi kishte mbetur pa punë. Nga kjo kohë punon në Institutin Albanologjik, në Degën e Letërsisë, këshilltar shkencor.
Me shkrime ka filluar të merret që nga vitet ’70. Në fillim, kryesisht me kritikën letrare, pastaj edhe me shkrime artistike dhe publicistike.

Deri tash ka botuar këto vepra:

Njerëz dhe rrugë, roman, “Rilindja”, Prishtinë, 1990
Dimri i Drinisë, roman, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1993
Gjaku i shprishur, dy drama (Të fala nga Shkodra dhe Përtej harrimit), “Rilindja”, Prishtinë, 1993
Dashuri në kohë robërie, roman, “Plejada”, Prishtinë, 1994
Poetika e poemave të Jeronim de Radës, studim monografik, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1994
Jeronim de Rada – poetika e poemave, monografi, e ripunuar, ribotim, “Ombra GVG”, Tiranë, 2003
Përtej grilave, roman, “Rilindja”, Prishtinë, 1996
Përtej grilave, roman, “Eurorilindja”, Tiranë, 1997
Lasgush Poradeci – jeta dhe vepra, studim monografik, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1997
Nusja dhe lufta, roman, “Rilindja”, Prishtinë, 1997
Kadare – mendësia shqiptare, studime dhe ese, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinës, 1998
Robëria, iluzionet, shqiptarët, ese, kulturologji, Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 1998
Nusëria e Princeshës, roman, “Rozafa”, Prishtinë, 2001
A erdhi Nusja, dramë, “Rozafa”, Prishtinë, 2002
Liria, dramë, “Era”, Prishtinë, 2003
Batalioni Atlantiku i UÇK-së, monografi, Prishtinë, 2004
Përmasa kombëtare e Luftës së UÇK-së, shkrime eseistike, Prishtinë, 2005
Iluzionet, kultura, Atdheu, shkrime eseistike, IAP, Prishtinë, 2005
Udha e madhe e jetës, monografi, Prishtinë, 2005
Shenjta e kujtesës historike (Lufta e UÇK-së në anën e Malishevës), monografi, Prishtinë, 2006
Jeta në udhëkryqet e historisë, monografi, Prishtinë, 2007
Hisja e atdheut (Dëshmorit të Kombit Ymer Krasniqi), monografi,Prishtinë, 2008
Komandanti i lirisë (Dëshmorit të Kombit Shemsi Ahmeti),
monografi, Prishtinë, 2010
Gjëma e Atdheut, roman, Prishtinë, 2013

Në gazetën e përditshme Rilindja, të shpërblyer, ose të marrë për botim, i janë botuar në vazhdime edhe dy romane: Kohë e zgjebosur, 1992, dhe Përtej vdekjes, 1994, kurse romani Farë e mallkuar kishte filluar të botohej më 1989, por u pamundësua botimi i tij.
Në shtypin e kohës, në revista, në botime të veçanta, i janë botuar me dhjetëra njësi bibliografike, kritikë letrare, eseistikë, studime, kumtesa për probleme të letërsisë së Rilindjes Kombëtare dhe të letërsisë së sotme shqipe.
Deri në vitet ’90 dy herë e kishte të ndaluar veprimtarinë botuese.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...