2019-11-18

ADEM KAMBER AVDIA(15.06.1956-)

Adem Kamber Avdia ka lindur në qytetin e Kukësit më 15 qershor të vitit 1956.

Arsimimin e mesëm të përgjithshëm e kreu në qytetin e Kukësit me rezultate të mira.

Në vitet 1976 – 1980 kreu studimet në Akademinë e Mbrojtjes dhe u titullua “Oficer aktiv” duke shërbyer në rradhët e Forcave të Armatosura të RSH deri në vitin 2006, ku për arësye të ristrukturimit të Forcave të Armatosura doli në rezervë.

Gjatë periudhës së shërbimit në Forcat e Armatosura ka punuar më së shumti në sektorin e komunikimit, aty ku kishte studiuar, por edhe në sektorë të Personelit apo si Këshilltar ligjor i Njësisë Ushtarake.

Është kualifikuar hërë pas here në institucionet ushtarake. Në vitin 2001 ka përvetësuar gjuhën gjermane dhe ka kryer një kualifikim afat mesëm për sektorin e komunikimit në Gjermani.

Vitet e shërbimit aktiv kanë qenë dhe vite ku ka spikatur me forcë dhe theks të dukshëm pasqyrimi i njohurive të tij, ato të sferës ushtarake, në shtypin periodik, organe të Ministrisë së Mbrojtjes së R.SH. 

Në revistën “Mbrojtja”, apo në gazetat “Luftëtari” a “Ushtria” gjen vazhdimisht në këtë periudhë shkrime të tij. Këtu spikasin si shkrime mbi “Luftën elektronike”, mbi “Shpërndarjen e radiovalëve” apo studime të mirfillta për organizimin e komunikimit në rajonin ku vepronte njësia ku shërbente.

Nuk kanë munguar shkrimet që kanë pasqyruar luftën e vitit 1999. Në shkrime është dalë në përfundime e konkluzione të vyera se si duhet të organizohet komunikimi dhe si duhet të shmangim ndërhyrjet reciproke të reparteve në luftim dhe të kundërshtarit përballë.

Në shtypin e kohës gjen dhe artikuj tematikë, me problemet që kalonte ushtria dhe rrugë se simund të dilej me zgjidhje.
Pas daljes në rezervë/lirim Adem Avdia filloj të merrej me aktivitet privat, si riparues i mjeteve kompjuterike, pa lënë pasdore shkrimet.

Ka botuar librin monografik “Fejzallarët në vështrimin tim” ku paraqet jo thjeshtë personat fizik të fisit, por nëpërmjet tyre luftën dhe përpjekjet e popullit të Lumës për liri e pavarësi, që nga koha e Tanzimatit e deri në çlirimin e vendit.

Libri i dytë i tij është me poezi “Unë dhe Tinë 55 poezi”, ku është pasqyruar përvoja asimiluar në vite, përjetimet njerëzore dhe intelektuale.

Ka në botim librin “Ushtria – përjetime në mjegullnajë”, ku nëpërmjet tregimeve, skicave e humorit të hollë pasqyron jetën e thjeshtë ushtarake, larg asaj jete të pasqyruar në media dhe shtypin e kohës.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...