Vilson Culaj u lind më 6 gusht 1973 në Klinë.
Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Klinë, kurse Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar po ashtu në Prishtinë, në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.
Me shkrime filloi të merret që nga bankat e shkollës së mesme. Ka bashkëpunuar me revista e shumë gazeta të ndryshme anekënd Kosovës, si "Studenti" – Fakulteti Juridik, "Shpresa", organ i aksionit të rinisë shqiptare "Pjetër Bogdani", "Oaza", Biblioteka ndërkomunale "Hivzi Sylejmani" e Prishtinës, "Bota e re", revistë studentore e Universitetit të Prishtinës, Klubi i Shkrimtareve "Vora Ukjo" Klinë, Epoka e re, Kosova Sot, Zemra shqiptare, "Drita", reviste kulturore - fetare Prizren - Prishtinë, "Zoja e Këshillit të Mirë në Klinë, "Iliria Post", gazetë e përditshme kosovare ku punoi Vilsoni etj.
Ka botuar shkrime në gazetat e përditshme, si në "Zëri", "Bota Sot", "Express", "Iliria Post", "Ars", "Pavarësia News" , Kosovarja, "Identiteti "," Koha Javore" - Mali i Zi, "Gazeta 55" , "Zemra Shqiptare" revista ,, Mirdita ‘’ – Reshen i shqiperisë, etj. Shkruan ese, poezi, prozë, kritikë letrare etj. Është aktiv në jetën kulturore dhe letrare në mbarë Kosovë dhe me gjërë që nga vitet e '90 ta. Ka marrë pjesë në takimet e ndryshme letrare, si "Takimet e Gjeçovit" në Zym, "Flaka e Janarit" në Gjilan, "Takimet e don Mikelit" në Stubëll të Epërme të Vitisë, ku në ,,Orën e Madhe Letrare të emërtuar "Agim Ramadani", në vitin 2010, është shpërblyer me vendin e parë me poezinë ,, Loti i Tamarës’’. Po ashtu ka marrë pjesë dhe është laureuar në takime dhe manifestime të tjera, si "Mitingu i poezisë" në Gjakovë, "Gjurmët e Gjeqovit" në Janjevë, "Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga: në Mitrovicë, Gjilan , Drenas ,, Ora e Rifat Kukajt ,, Në flakën e Janarit – Gjilan , Zym të Hasit, Prishtinë, Rozhajë- Mali i Zi, Tiranë, Bajram Curr, Kukës, Rëshen, e Lezhë e Laç të Shqipërisë, Kastriot - Obiliq ku është shperblyer me çmimin ,, Anëtar nderi i shoqatës miqësia shqiptaro – Italiane për kontribut letrar, pastaj në Pejë, si Takimet e "Azem Shkrelit", Zllakuqan dhe Klinë, ku ka marrë disa çmime e shpërblime edhe në nivelin komunal si prozator i dalluar ( çmimi i parë 2015 ). Ka punuar në Gjykaten Komunale të Klinës, vite me radhë, edhe si gazetar. Ka punuar poashtu edhe si mësimdhënës ne Shkollën fillore ,, Atë Gjergj Fishta,, në Jagodë, kurse aktualisht është sekretar në shkollën fillore ,, Ismet Rraci ,, në Klinë. Vilsoni është pjesmarrës në shumë aktivitite kulturore, ku veçohet me analizat dhe veshtrimet e tij letrare dhe studimore ( diku 50 sosh ). Është bashkëpunëtor i denjë dhe shumë aktiv në bashkëpunim me shkrimet e tij në revistën kulturore dhe letrare ,, MIRDITA,, kun ë vitin 2015 është shperblyer më çmimin ,, Prozator i vitit ,, me romanin I DËBUARI, Çmim i marrur në Tiranë.
Në vitin 2019 është shpërblyer me ,, Çmimin e Karrierës në leminë e letërsisë, nga Shoqata e Shrimtarëve ,, Fazli Fazliu ‘’ nga Kastrioti.
Shkrimtari Vilson Culaj shquhet për shkrimet filozofike dhe psikologjike nga lëmenj të ndryshëm, sidomos në recensione të cilat i ka botuar në periodikët e kohës dhe gazetat e rregullta ditore dhe elektronike të lartpërmendura. Është i përfshirë në disa Antologji dhe shumë libra autorial me shkrimet dhe studimet e tij.
Për librat e tij kanë shkruar e vlerësuar me dhjetëra kritik të njohur letrar.
Deri me tash ka botuar këto libra:
1. Tinguj të padëgjuar, poezi, Klubi i shkrimtarëve "Vorea Ukjo", Klinë 1998,
2. Furra e Nabukodonozorit, roman, Klubi i Shkrimtarëve ,, Vorea Ujko", Klinë 2001,
3. DAHO & VE, poezi, SHB "Shpresa" & "Faik Konica", Prishtinë 2003,
4. Përgatiti për shtyp librin antologjik ,, Zhbërja e Ikjes’’, poezi përkushtimore nga poetë të ndryshëm( 101 të tillë) për shkrimtarin Rifat Kukaj, Botoi SHKK ,, Anton Pashku’,’ Prishtinë 2006,
5. Stuhi e fjetur, prozë, SHKK ,, Anton Pashku ‘’ – Prishtinë 2009.
Libri më poezi ,, Dy kohë ‘’ Botoi SHKK. ,, Anton Pashu ‘’ Prishtinë 2013
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2002.
Romani i tij ,, I DËBUARI - 2015 ,, është i shtatë me radhë i cili libër i ka kaluar kufinjtë nacional sa i perket vlerave të tij ideo – artistike dhe mesazhit që ngerthen në të.
Vilson Culaj jeton dhe vepron në Klinë dhe Prishtinë.