Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/17

Idriz Berisha-Xhixhi(1953-)



Fotografia e Idriz Berisha Xhixhi

Idriz Berisha – Xhixhi është piktor e poet, ka lindur më 1953, në Dobërdol të Klinës. Ka kryer shkollën e mesme të artit në Pejë, kurse akademinë e arteve në Universitetin e  Prishtinës. Nga vitet ’80 të shek. të kaluar është angazhuar në rrjedhat e artit figurativ të Kosovës si anëtar i SHAFAK-së dhe rregullisht merr pjesë në ekspozitat që organizon ky asociacion brenda e jashtë vendit. Rreth tri dekada ka punuar si mësimdhënës i artit në disa shkolla të Malishevës e të Klinës. Në vitet 1997-1998 punoi në Këshillin Komunal të Arsimit të Klinës, këshilltar i kulturës, kurse gjatë luftës u angazhua në radhët e UÇK-së me punë profesionale.
Ka dhënë ndihmesën e tij në fushën e kulturës me angazhime të ndryshme në trojet shqiptare dhe jashtë, me veprimtari figurative e letrare. Ka bërë ilustrime të shumta librash, dhjetëra skenografi dramash, festivalesh e koncertesh dhe ka marrë pjesë në disa koloni artistësh në hapësirën kombëtare. Ka marrë disa çmime për pikturë: në Sallonin e Nëntorit të SHAFAK-së, Prishtinë, 2012; Piktor i vitit 2012 (Pegasi – Albania), Piktor –  artist i shquar 2015 (Pegasi – Albania); Çmimi special, Global Art 2, Kosova Art; Çmimi “Agim Ramadani” – ekspozita e përbashkët QK, Cyrih, Zvicër; Çmimi i parë në konkursin gjithëkombëtar për “Vitin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut” (Prizren, qershor 2018), si dhe një varg mirënjohjesh e çmimesh të tjera.
Poezitë e tij janë përfshirë në disa antologji.
Deri tash ka botuar:
Bindi i dheut, poezi, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2012.
Udhëtim mes dy Drinash, poezi, KSH “Vorea Ujko”, 2014, 2018.
Në ç’kohë të gjeta, poezi, “Rozafa”, Prishtinë, 2015.
Arti i daltuar (Arsim Berisha, gjurmë arti, kulture e jete), bashkautor, ”Rozafa”, Prishtinë, 2017).

Në cep nate(poezi,2019)



-Monografi kushtuar artistit Arsim Berisha,piktor,valltar,koreograf e veprimtar i kulturës në Zvicër(2017),bashkëautor me Ismet Krasniqi .

Është anëtar i SHAFAK(Shoqata e Artistëve aplukativ e figurativ të Kosovës,SHSHK,PEGASI ALBANIA.


Është i përfshirë në disa Enciklopedi e libra me poezi të poetëve të njohur dhe në ate të AKADEMISË SË SHKENCAVE E ARTEVE TË KOSOVËS si krijues i suksesëshëm.


Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...