2019-11-16
AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NGA NJU JORKU PËRURON PËR FESTAT E NËNTORIT 9 SHKENCËTAR ME TITULL
Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D
Hakif Bajrami lindi më 7 mars 1943, në fshatin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar dhe gjimnazin e kreu me sukses shembullor. e mesëm, në gjimnaz.
Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”.
Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. Bajrami u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.
Profesor Dr. Hakif Bajrami, i arriti të gjitha gradat shkencore, deri në “Këshilltar shkencor”, ekuivalent me gradën “Profesor ordinar”, dhe me kohë u propozua nga kolegët në kolektivin punues, kandidat për akademik të ASHAK-së, por nuk e plotësoi kushtin kryesor – “Të përshtatshmërisë politike jugosllave”.
Për vlerat e veprës së tij historiografike fletë edhe “Dekorata e Posaçme Kombëtare”, ndarë, më 1997, nga “Ministria e Shkencës dhe Kulturës” dhe “Akademia e Shkencave të Shqipërisë”.Në fushë të diturisë historiografike Profesor Bajrami është një det që ka thellësi dhe gjerësi ende të pa reflektuar në letër.
Ka shkruar mbi 100 libra dhe mija punime shkencore të botuara në revista shkencore me impakt faktor dhe pa asnjë krahasim, është historiani shqiptar më produktiv, me një origjinalitet historiografik filozofik e dokumentar që tejkalon kornizat e asaj që është ngulitur të thuhet – “Shkollë historiografike e Ali Hadrit”.Nga data 28 tetor 2019 Bordi dhe Senati i Akademisë se Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York, Tiranë,Prishtinë dhe Shkup, jep gradën më të lartë Shkencore Akademik Profesor Dr.Hakif Bajrami,Ph.D.
Akademik Prof.Dr.Mixhait Reçi,Ph.D
Mixhait Reçi, lindi në Strugë, Republika e Maqedonisë Veriore më 15.03.1957. Gradën Bachelor në Ekonomi e fitoi në Universitetin e Prishtinës, ndërsa gradën Master e morri në Universitetin e Zagrebit, ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1975 jeton dhe vepron në Prishtinë.
Punoi një kohë asistent e më vonë si profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në lëndët e “Kontabilitet”, “Kontabiliteti Financiar", "Kontabiliteti i Menaxhmentit”, dhe "Sistemi Informativ Financiar”.
Zt. Mixhait Reçi është themelues dhe president i Kolegjit ILIRIA në Prishtinë. Ka qenë kryetar i "Këshillit nismëtar për themelimin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës" dhe anëtar i "Këshillit nismëtar për themelimin e Universitetit të Tetovës".
Ishte edhe Dekani i Parë i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tetovës, mbajti një nga ligjeratat e para në këtë universitet, si dhe dorëzoj Indeksin e parë të regjistrimit të studentit në Universitetin e Tetovës.
Që nga viti 2011 ai është anëtar i "Klubit të Rektorëve të Europës" dhe fitues i Çmimit Europian për Cilësi” nga Asambleja Europiane e Biznesit. Gjithashtu është edhe fitues i “Çmimit Evropian për Ekselencë, Kategoria e Artë” nga Shoqëria Evropiane për Kërkim Cilësor. si dhe ishte kryetar i "Asociacionit të Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë” në Kosovë.
Është themelues dhe kryeredaktor i Revistës Shkencore Ndërkombëtare "ILIRIA International Review". Për më shumë se 10 vite, kjo revistë ka fituar indeksimet më prestigjioze ndërkombëtare, si dhe ka publikuar dhjetëra punime shkencore në nivel ndërkombëtar.
Z. Reçi me Kolegjin ILIRIA është organizues dhe financues qe 14 vite me radhë të aktivitetit disaditor, shumë të njohur dhe më masoviku në rajon kushtuar SHBA-ve "Thank You USA” – “Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-të", me synim të ruajtjes dhe kutivimit te të rinjtë dashurinë dhe respektin për SHBA-të.
Ai mori pjesë në shumë konferenca, në vende të ndryshme të botës, me synimin për të studiuar politikat fiskale dhe mundësitë e investimeve në Kosovë (SH.B.A., Gjermani, Zvicër, Austri, Kosovë, Kroaci, etj).
Ka të botuar shumë libra dhe shumë punime nevista shkencore me ipkat factor ndërkombëtar.
Akademik Prof. Mr.Sc. Shyqiri Bytyqi
Shyqiri Bytyqi ka lindur më 1 janar 1972 në Arllat të Drenasit.
Ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës më 1996.
Në vitin 2007 është certifikuar si kontabilist (SCAAK), në 2008 si ligjërues i lartë (SCAAK) dhe po ashtu, më 2008 është certifikuar si auditor (SCAAK).
Ka ndjekur shumë programe gjatë përgatitjes së tij profesionale si: Ekspert i politikave Fiskale (OECD), Shkathtësi menaxheriale (OSCE), Menaxhment (EDA), Tema të zgjedhura nga ekonomia (RIINVEST), Financa publike (OSCE), Sistemi tatimor turk (Ankara).
Ligjërues në Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës që nga viti 2004, si dhe është një ndër themeluesit e Administratës Tatimore të Kosovës me pozitë menaxheriale në vitet 2000-2005.
Ka qenë këshilltar tatimor për një periudhë për kompaninë ndërkombëtare prestigjioze në fushën e auditimit "KPMG", këshilltar i Bankës Botërore për "Doing Business", këshilltar i Odës Ekonomike Amerikane për një periudhë të gjatë, udhëheqës i Komitetit Tatimor të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Auditorëve te Kosovës, anëtar i Komitetit të Auditimit në Bankën Ekonomike, si dhe Partner menaxhues i kompanisë "Vala Consulting".
Përvoja e tij profesionale, ka bërë që të emërohet si anëtar në shumë grupe punuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke dhënë kontribut të madh sidomos në hartimin dhe rishikimin e legjislacionin tatimor.
Është Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës si dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.
Ka të botuara shumë punime me impakte ndërkombëtare dhe kombëtare nga lëmia e ekonomisë , kontabilitetit,auditimit,menaxhmentit ekonomik,financave publike etj.
Akademik Prof.Mr.sc.Jahja (Mustafë )Lluka
Jahja (Mustafë )Lluka,lindi në Pejë më 17.03.1952,ku e kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimeet e larta të Elektroteknikës i vijojë në Zagreb.Pas kthimit nga Zagrebi,studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.
Është magjistër i mardhënieve ndërkombëtare.Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetetuese të Kosovës.
Më 1990,pas protestave të shumta në qytetin e Pejës,themeloi së bashku më shumë shokë"Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta",ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh Kryetar,post të cilin e mban edhe tash.
Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptar nga puna, nga ana e ish regjimit të dhunshëm serbo-sllavë, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje në nevojë që vuanin për kafshatën e gojës.
Jahja Lluka,bashkë më shumë veprimtarë tjerë pejanë,themeloi "Këshillin e Solidaritetit", këshill ky që i ndihmojë minatorët e "Trepçës",të "Goleshit", të "Kishnicës", të "Fabrikës së Municionit" në Skënderaj,si dhe grumbulluan dhe dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptar të Komunës së Pejës.
Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për tu vetëmbrojtur nga hordhitë fashiste serbe.Ka bërë burg në burgun e Dubravës.Lipjanit,Pejës,Pozharevcit etj.
Është shkrimtar si dhe publicist letrar. Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës .
Ka botuar këta libra: Edhe ti Atdhe,Vargje vetmie.Mos eja në ëndër , Në kalanë e zemrëssime , Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rewthina 1912/1994, Për Shtetin tim,Kosovën, Kosovo from "Naçertanie"to independence 1844-2008 Përmbledhje shkrimesh.
Është funksionar i lartë politikë që nga pas lufta e deri më tash.Etj.
Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,Ph.D .
Ka studjuar në Fakultetin Filologjik,Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prishtinës nga viti 1992-93. Vijoi studimet pas Universitare në Akademin Diplomatike Shqiptare në Tiranë, gjatë muajit Prill-qershor 2009.
Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë,-drejtimi Shkenca Politike dhe i mbaroi me sukses gjatë periudhës kohore 2008/2010 dhe morri titullin shkencor: Magjistër i Shkencave Politike.
Studimet e Doktorates i filloi me 26.03.2012 në Shkenca Politike në Universitetin Slloven “Emuni” ku ka fituar të drejtën për Kandidat për Doktor Shkence në fushën e Shkencave Politike.
Gjatë periudhës kohore 2012/2015 vazhdoi më tej me studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat i kreu me sukses dhe u gradua Doktor në Administrim Biznesi.
Është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore, sesioneve shkencore, simpoziumeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu është autor i shumë publikimeve nëpër revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare. Është aktiv në fushën e publicistikës në cilësi e analistit politikë.
Aktualisht është emëruar: Anëtar i rregullt i Alumnit të Asocionit të Universiteteve të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anëtar i Aluminit të Universitetit Europian të Tiranës në Shqipëri, Anëtar i Bordit në Institutin për Studime Ligjore Demokratike në Gjilan, Zv.Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Kosovës me seli në Prishtinë, Anëtar i Asociaconit të Atlantikut të Rinisë së Kosovës KYATA me seli në Prishtinë, Anëtar i Organizatës Unitetit Global-Alban, me seli në Prishtinë, Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Vitisë.
Anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York,USA, 2019. Tani i emëruar anëtar i Këshillit Shkencore “Shkencat ekonomike dhe sociale” në Departamentin e Arsimit të Lartë,në MASHT,Prishtinë, Kosovë, me nr.e vendimit 475/01-3. Dt.02.10.2019.Eksperienca, ka filluar të punoi në shkollën fillore nga shtatori i vitit 1989 dhe atë fillimisht në Stubëll të Epërme dhe Viti, kurse në vitin 1995/1997 në shkollën fillore “Liria” në Sllatinë të Epërme dhe paralelen e ndarë në Tërstenik.
Nga viti 2012 ishte i angazhuar në Institucionet e arsimit të Lartë, fillimisht në Kolegjin Humanistika në Ferizaj, pastaj nga vitin 2015/16 në Kolegjin Ilira në Prishtinë, kurse nga viti 2018/19 punon si profesor i rregullt në Kolegjin “Iliria” në Prishtinë.
Është autor i shumë librave universitare si dhe qindra punimeve shkencore me impakte ndërkombëtare .
Dr.sci. Zef Mulaj ,Ph.D
• Zef Mulaj u lind në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj.
Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes.
Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.
Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij.
Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.Ka disa specializzime në shkencën e farmacisë . Është Antar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton, në Itali. Antare i organizates botrore të poetve contemporan (world poets Society W.P.S.).
Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve të Kosovës(LSHK).
Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.
Në vitin 2017 mbron perseri titullin Dr. në "Metodologie Analitiche Forense" në universitetin "La Sapienza" Roma.
Shkroi dhjeta libra letrare ,shkencore dhe shumë artikuj studimor më impakt faktor ndërkombëtar nga farmakologjia etj.
Jeton dhe vepron në Itali.
Akademik Kujtim Mateli
Kujtim Mateli ,lindi në Përmet të Shqipërisë më 15. 06. 1951.
Fakulteti Gjuhë dhe Letërsi Shqipe,e kreu në Elbasan 1985-1990.
Në vitin 1980 ka botuar ciklin e parë me poezi në gazetën “Drita” dhe në vijim ka bashkëpunuar në shtypin e shkruar të atyre viteve duke botuar letërsi artistike, studime dhe publicistikë.
Në letërsi ka botuar dy përmbledhje poetike dhe krijimtaria e më vonshme letrare që është e botuar në dhjetëra numra në shtypin e shkruar dhe atë oneline.
Një ndihmesë të veçantë krijimtarisë së tij e ka dhënë revista “Metafora” organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Kosovës, ku ka qenë i pranishëm pothuaj në çdo numër të saj.
Ka qenë i pranishëm në verimtaritë letrare që zhvillohen në Shqipëri, por dhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri” Përmet e ka vlerësuar me Çmim të Parë në vitin 2017, vëllimin poetik “Qetësojmë shpirtin e trazuar.”
Ka botuar në shtypin e shkruar dhe atë oneline mbi 100 shkrime për recensione librash e vështrime kritike për letërsinë nëShqipëri, KosovëdheMaqedoni.
Fusha e dytë e studimeve të tij ka të bëjë me historinë e antikitetit dhe konkretisht me identitetin e Dodonës dhe vendodhjen e saj, ku ndodhej tempulli dhe orakulli më i famshëm i antikitetit me ndikim të madh në krejt hapësirën ballkanike.
Mbi 20 vjet studim gati shterues të autorëve të antikitet (në botimet anglisht dhe frëngjisht, por dhe në greqishten e vjetër dhe latinsht), ka nxjerrë dy librat e parë studimorë: 2011 dhe 2016 dhe ka në process botimi librin e tretë dhe të fundit në lidhje me këtë temë.
Librat e tij kanë qenë objekte dhe I studiuesve të huaj siç është kërkuesi shkencor Gilles De Rapper, anëtar i French National Centre for Scientific Research.
Për t`I dhënë një shtysë të mëtejshme punës së tij dhe për një njohje më të gjerë të opinionit publik dhe atij shkencor me tezat e tij shkencore, në takimin e 14,të Institutit të Albshkenca që u zhvillua në Tiranë në datat 27 dhe 28 shtator 2019 paraqi kumtesën: “Dodona nuk ndodhet në jug perëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës.”, e cila u mirëprit nga të pranishmit.
Akademik Isuf B. Bajrami
Isuf B. Bajrami,është i lindur në fshatin Velekincë në Komunën e Gjilanit,më 08.06.1963. Shkollën fillore tri vite i kreu në vendlindje dhe atë tetëvjeçare dhe të mesmen në Gjilan,kurse studimet në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1994 deri më 1996 ishte Anëtar i Union of Independent Journalists of Kosova. Në Qendrën Rajonale për Studime Politike dhe Diplomatike pranë Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, më 2006 e mbaroi dhe e mbrojti temën "Epiri dhe përkatësia etnike e epirotëve".
Ka shkruar disa libra letrar, publicistik dhe disa shkrime shkencore nga historiografia shqiptare dhe ballkanike . .
Me veprat e deritashme, Isuf Bajrami, ka krijuar një individualitet në krijimtari me stilin e tij origjinal që e përdor.
Është përfshirë në panoramën e krijuesve letrarë të Kosovës Juglindore "Psherëtimë për tokën" të Hysen Kqikut. Në "Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501 - 2004'' të Hasan Hasanit.
Ka të botuara shkrime analitike nga historiografia e popullit shqiptar etj., në shumë revista me impakt ndërkombëtar.
Aktualisht është Gazetarë i pavarur dhe anëtar i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK,si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,
Prishtinë dhe Shkup.
Ph.D Leonora Ibish Bruçaj
Leonora Ibish Bruçaj është e lindur në Istog .Republika e Kosovës, më 19. 08. 1973, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse.
Studimet Master i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega Letërsi Shqipe, drejtimi Shkencor në Universitetin publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Diplomoi në Kolegjin FAMA, drejtimi Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Master.
Ёshtë Phd cand. - doktorrante e shkencës së Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Profili krijues i Leonora Bruçaj, përfshinë një periudhë kohore nga vitet ’90-të. Që nga kjo periudhë autorja Leonora Ibish Bruçaj nuk rreshti së shkruari poezi, po jo vetëm, sepse ajo e sprovoi veten edhe në fushën e prozës.
Krijimtaria e bujshme e saj, veç tjerash prek tema nga më të ndryshmet, siç është tema e atdhedashurisë dhe ajo sociale, të cilat ishin shumë aktuale, sidomos për kohën kur Leonora nisi të shkruajë, e për të prekur më tej edhe të tjera tema.
Leonora Ibish Bruçaj, si një poete e re dhe me shumë vizion për botën e artit dhe kulturës letrare shqipe, poezitë e saj i botoi edhe nëpër revistat letrare të kohës siç ishin: Pionieri”, “Gep”, “Shëndeti”, “Dielli”, “Kosovarja”, “Zëri i Rinisë”, “Rilindja”, “Bota e Re” dhe në Revistën “Bashkimi” në Shqipëri.
Poezia e Leonora Ibish Bruçajt, përshkohet nga një strukturë e bujshme stilistike, e ndërtuar mbi bazën e shumë elementeve dhe figurave, të cilat vargut të saj i japin një shumëllojshmëri ngjyrash dhe tonifikim të stërholluar shijesh deri në degustim.
Bagazhi artistik e shkencor i poetes Leonora Ibish Bruçaj, si studiuese e Letërsisë, do të vazhdojë me angazhimin e saj nëpër tryeza të rëndësishme shkencore për letërsinë, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Gjermani, duke u dekoruar me mirënjohje për kontributin e saj, dhënë fushës së letërsisë dhe letrave shqipe në përgjithësi.
Është ligjëruese e lëndës “Letërsi e antike” në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Autorja deri më tani ka botuar dy libra me poezi:
Disa krijime poetike të saja poetja Leonora Ibish Bruçaj i ka përkthyer edhe në gjuhë të tjera të botës.
Vdekja e Balozit”, Shtëpia Botuese “Rilindja” Prishtinë, 1993.
“Dhembje e harresës”, Shtëpia Botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1998.
“Brerimë politikash” ( prozë) është në dorëshkrim.
Çmime në letërsi:
Në korrik 2017, certifikohet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Departamenti për Shkencë dhe Teknologji në Konferencën shkencore “Java e Shkencës” në Prishtinë.
Po ashtu, më 2017 në Konferencën e Dytë Shkencore “Studime Filologjike”, organizuar shkolla doktorale e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës , merr certifikatë.
Certifikatë për pjesëmarrjen në Seminarin XII Ndërkombëtar të Albanologjisë SKËNDERBEU MES HISTORISË DHE LETËRSISË.
Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;Anëtare e Unionit Global të Poetëve Shqiptarë si dhe nga data 28 tetor 2019 është anëtare e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.
Drejtoria për mardhënie me publikun pranë AAAS-ASHASHA
Flori Bruqi
at Novembe