Muhamet Rogova u lind në vitin 1944 në Gjakovë.
Arsimin fillor, të mesëm dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike i kreu në Gjakovë.
Pastaj ka kryer studimet në Fakultetin Filozofik, dega e albanologjisë në Prishtinë dhe studime pasuniversitare në degën e gjuhësisë, mori mori titullin “Magjistër i shkencave filologjike”.
Në maj të vitit 1981, për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, arrestohet dhe denohet me nëntë vjet burg.
Pas lirimit nga burgu, me inisjativën e tij formohet Shoqata e Intelektualëve në Gjakovë e më vonë Forumi i Intelektualëve Shqiptar.
Ka punuar mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë, në Gjimnazin “Hajdar Dushi” të Gjakovë.
Deri më tash ka botuar këto libra:
“Kujtime nga Burgu”,
“Lojërat popullore të Gjakovës (Etnologji),
“Aromë Gjakove” dhe si bashkëautor me Prof. Migena Arllatin
“Toponimet në Gjakovë (Mbiemrat-emrat familjar)