2019-12-05

REXHEP DOÇI


Rezultati i imazhit për rexhep doçi"
Rexhep Doçi lindi në katundin Kerrnicë të Komunës së Klinës. Shkollën fillore e ka kryer në Komunën e Klinës, ndërsa shkollën normale e ka mbaruar në Pejë. Fakultetin, magjistraturën dhe doktoratën i ka kryer në Prishtinë.

 Tema e magjistraturës së tij ka qenë “Antroponimia e Llapushës (Prekorupës)”, që është botuar vepër prej 207 faqesh (Prishtinë, 1983), e, tema e doctorates së dytë (sepse regjimi komunist nuk e lejuan ta mbrojë temën e parë), që e ka mbrojtur me titull “Onomastika e Drenicës”, është vepër prej 475 faqesh (Prishtinë, 2005).

Ka punuar plotë 45 vjet në Institutin Albanologjik të Prishtinës, i cili deri më tash ka botuar 10 vepra shkencore nga fusha onomastike - gjuhësore, dhe përgjithsisht 131 vepra e punime në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja.

 Ka mbledhur material onomastik në terren, pos me më tepër se 20 ekspedita nëpër viset e Kosovës, edhe nëpër fshatrat e banuara me shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Greqi, ku kanë jetuar pararëndësit e shqipotarëve-ilirët, një pjesë e të cilëve përmes krishtërimit edhe u konvertuan në popuj të mëvonshëm sllavë gjatë mesjetës.

Ka mbledhur material onomastik-gjuhësor edhe me një ekspeditë të përbashkët të organizuar nga Instituti Albanologjik në Prishtinë dhe nga Instituti i Gjuhësisë në Tiranë gjatë 25 ditësh në rrethin e Beratit. Në veprat e tij ka përdorur të dhënat historike edhe nga burime historike latine, sllave e turke me vlerë të jashtzakonshme, të cilat dokumente i ka hulumtuar e fotokopjuar gjatë punës nëpër bibliotekat e Prishtinës, Tiranës, Shkupit, Zagrebit, Beogradit e Sarajevës. Këto burime historike janë regjistra latin të viteve 1411-1444, 1416-17; krisobula e karta mesjetare sllave (serbe) të viteve 1321, 1313, 1318, 1330, 1348(?); defterë osmano-turq të viteve 1455, 1485, etj. Ka marrë pjesë me kumtesa e diskutime nëpër tubime shkencore shqiptare e ndërkombëtare, që vlen për të përmendur tubimet shkencore onomastike në ish-Jugosllavi, që mbaheshin çdo dy vjet, si në Shkup të Maqedonisë, Dubrovnik të Kroacisë, Sarajevë të Bosnës e Hercegovinës, Portorozh të Sllovenbisë, Donji Millanovc të Serbisë dhe në Prishtinë të Kosovës. Me anë të studimeve të tij të pakrahasuara nga një fushë e vështirë albanologjike, siç është onomastika, autori Prof. Dr. Rexhep Doçi ka vërtetuar bindshëm autoktoninë e shqiptarëve në Dardaninë ilire antike, si pasardhës të pellasdo-ilirëve, jo vetëm në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), po pjesërisht edhe në tri kontinente Evropë, Azi e Afrikë. Mirëpo, gjasët janë se studiuesi Prof. Dr. R. Doçi me penën e tij dhe me përkushtim të pashoq, shkruan se si populli shqiptar si një ndër popujt më të vjetër në botë u ballafaqua me vështirësi dhe sakrifica të mëdha për të mbijetuar si popull, sepse historikisht fati i tij u imponua e mjegullua me qëllim dhe me të padrejtë nga hegjemonitë fqinjve. Populli shqiptar autokton në trojet e tij etnike (me gjuhën e tij indoevropiane, si pasardhëse e gjuhës pellasde-ilire-thrjake), me kohë u ngushtua në Evropën Juglindore apo në Ballkanin Qendror. Ky popull autokton me kohë u gjymtua dhe u asimilua sidomos gjatë këtyre qindvjeçarëve të fundit nga regjimet fashisoide të fqinjve gjakpirës serbë, grekë e malazezë, veçmas u asimiluan, masakruan e u detyrua të shpërngulet nga trojet e veta prej Serbisë e Greqisë përmes regjimeve e kishës propaganduese orthodokse. Sot kjo popullsi shqiptare, po sipas Prof. Dr. R. Doçit, e coptuar jeton e shpërndarë nëpër shtatë shtete ballkanike: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Bullgari e Greqi

BIBLIOGRAFIA E SHKURTËR E VEPRAVE
TË PROF. DR. REXHEP D0ÇIT
Veprimtaria shkencore onomastike-gjuhësore (duke e gërshëtuar këtë veprimtari edhe me dëshmi të lashta toponimike, arkeologjike, historike, folklorike, hartografike, etnografike etj.) Prof. Dr. R. Doçi shquhet me më tepër se 131 vepra e punime shkencore të botuara si botime të veçanta nëpër revista, gazeta etj. në gjuhë të ndryshme, prej të cilave po i përmendim 10 veprat e tij voluminoze:
1) “Antroponimia e Llapushës”, Prishtinë, 1983, (207 f.)
2) “Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës –I”, Prishtinë, 1990, (245 f.)
3) “Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë Prishtinë, 1994, (345 f.).
4) “Onomastika e Drenicës –I”, Prishtinë, 2005, (407 f.)
5) “Onomastikë ilire-shqiptare në Ballkan”, Prishtinë, 2006, (532 f.)
6) “Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare”, Prishtinë, 2009, (368 f.)
7) “Shqyrtime dhe polemika onomastike”, Prishtinë, 2012, (349 f.)
8) “Rreth prejardhjes së patronimit Doçi”, Prishtinë, 2012, (337 f.)
9) “Pellasdët (Pellazgët) gjyshër të ilirëve dhe stërgjyshër të shqiptarëve”,
Prishtinë, 2015, (360 f.)
10) “Rrënjët pellasde-ilire-thrake-shqipe në vendbanimet e Kosovës”, Prishtinë,
2019, (465 f.)




Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...