Ditën e djeshme anëtari i Nismës Haxhi Hoti ka bërë një paralelizëm me ish-presidentin e SHBA-ve John F. Kennedy, i cili u ékzékutua gjatë një àtentàti dhe liderit të Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurti. Hoti e ka párálajmëruar këtë të fundit se nëse nuk do të largohej nga Kosova do të përfundonte i vrárë.
Menjëherë kanë nisur reagimet. I pari që ka reaguar ka qënë zëdhënësi i LVV-së, Artan Abrashi, i cili u shpreh se asnjë pengesë nuk i ndalte. I shpejtë ka qënë edhe reagimi i Hotit që ka kërkuar falje publike për deklaratën e lëshuar ndaj Kurtit duke ia hedhur “fajin” një gábimi teknik.
Por ndjesa nuk është pranuar nga ana e LVV-së, e cila ka dorëzuar në Polici një kállézim pénál për Hotin. Disa momente më vonë, ai është arréstúar pasi akúzohet se ka kércénuar me jétë kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Pas arrestimit ka ardhur një reagim dhe nga Albin Kurti, i cili shprehet se nuk ╒shtë Kennedy dhe do ishte mirë që Hoti të lirohej e të kalonte festat pranë familjes së tij.
Albin Kurti dhe partia e tij dolën fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit. Aktualisht LVV është në negociata me partinë e dytë fituese LDK-në për forminin e qeverisë. Deri më tani nuk ka asnjë sinjal për marrëveshjeve pavarësisht negociatave.
(k.m/dosja.al)
- 13:15
Kércénimi ndaj Albin Kurtit, reagon Mimoza Kusari: Do të ketë të tjera, kapësit se lëshojnë lehtë prenë
Pas kércënimit të djeshëm të Haxhi Hotit ndaj liderit të Lëvizjes VetëVendosje Albin Kurtit, ka reaguar Mimoza Kusari. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se ky ishte një ‘grusht’ për t’i zgjuar të gjithë nga ëndrra e për t’i kthyer në realitet.“Do të ketë prapë kércënime, përpjekje për destabilitet dhe shantazhe nga më të ndryshmet. Kapësit nuk e lëshojnë prenë lehtë pa zhurmë. Dhe kjo zhurmë do të vie në forma dhe mënyra të ndryshme, por mos të shpresoj dikush se do të largohet lehtë,”-shkruan ndër të tjera Kusari.Postimi i plotë:Mirëmëngjesi Kosovë, Gëzuar e Diela e fundit e dekadës! Përtej datave dhe festës që do të donim ta shijonim ndryshe, vjen edhe idhësimi nga gjuha fyerse dhe kërcënuese e një kandidati për deputet i koalicionit Nisma – AKR – PD. Kërcënimi i djeshëm i Haxhi Hotit drejtuar kandidatit për Kryeministër Albin Kurtit, është grushti i fundit për të na zgjuar nga ëndrra dhe për t’na kthyer në realitet, në të cilin shkelësit duhet dënuar dhe besimi se ata do të pranojnë ndryshimet pa zhurmë është i rremë. Do të ketë prapë kërcënime, përpjekje për destabilitet dhe shantazhe nga më të ndryshmet. Kapësit nuk e lëshojnë prenë lehtë pa zhurmë. Dhe kjo zhurmë do të vie në forma dhe mënyra të ndryshme, por mos të shpresoj dikush se do të largohet lehtë. Çdo vonim i mëtutjeshëm i formimit të Qeverisë, do të sjellë fjalë, fyerje e akte tjera të gjithë atyre që u përmbajtën në fushatë dhe në zgjedhje. Institucionet e drejtësisë duhet të marrin seriozisht aktin jo vetëm për përmbajtjen e tij, por edhe për “frymëzimin” që e përcjellë tek tjerët që ndihen njejtë sikur Haxhi Hoti. Ndryshimi në Kosovë s’ka alternativë, vonesë mund të ketë, por kthim prapa asnjëherë. - 10:10
‘Ose largohu nga Kosova ose do vritesh’, arrestohet Haxhi Hoti, kërcënoi Albin Kurtin në Facebook
Arrestohet anëtari i Nismës Socialdemokrate Haxhi Hoti pas kërcënimit që i bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.“Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha. - 10:41
“Albin Kurti të lëshojë Kosovën ose të vrítet”, reagon Lëvizja Vetvendosje: Kallëzím në políci për autorin
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, ka bërë një deklaratë të ish-kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Haxhi Hoti kërkoi që Albin Kurti të gjejë një zgjidhje mes dy rrugëve ose të heq dorë nga Kosova ose të vrítet. Ndërkohë LVV-ja ngritur padi Haxhi Hotit, pasi e konsideron një kércënim brutal nga ana e Hotit.“Pasi u sinjalizuam nga mediat për një kércënim brutal drejtuar kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes, Berat Ganiqi, dorëzoi një kallézim pénal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e LVV-së.Ndër të tjera Vetvendosje ka shpjeguar se nuk dihet nëse ka qenë deklaratë e porositur një gjë e tillë, por megjithatë mbetet për t’u zbardhur nga polícia.“Ne nuk e dimë nëse ai kércëním ka qenë i porositur, gjakftohtë, apo i nxitur nga kultura e urrejtjes ndaj Lëvizjes, e cila është kultivuar për vite me radhë nga subjektet e pushtetit, që janë pasuruar paligjshëm duke varfëruar Kosovën. Këto gjëra duhet t’i zbulojë polícia e prokuroria. Megjithatë, rasti ka rrethana rënduese, për shkak se kércënuesi është pjesë e listës së kandidatëve për Kuvendin e Republikës, nga një parti e koalicionit PAN, të shquar për keqqeverisje e kapje të shtetit. Përveç subjektit të vet partiak, nga postimet e tij publike në rrjete sociale kuptohet se kërcënuesi është edhe adhurues i madh i presidentit të Republikës. “Shpesh e shohim fenomenin e përzierjes së elementëve me prirje të dhúnshme e kríminale me elitat politike, ligjvënëse e ekzekutive. Pikërisht këtë fenomen synon ta luftojë Lëvizja VETËVENDOSJE! Populli i Kosovës nuk dëshiron që kriminelët të jenë në pozita pushteti. I vlerësojmë faktorët publikë e politikë, si edhe qytetarët që distancohen dhe dënojnë pa ekuivok dhe pa relativizim këtë sjellje të papranueshme. Presim nga policia e prokuroria të veprojnë sipas ligjit.”-shkruan Vetëvendosje. - 8:18
I tha Albin Kurtit të largohej nga Kosova ndryshe do vrítej, ish-kandidati i NISMËS kërkon falje: Ishte gábim teknik
Ish-kandidati për deputet i Partisë Nisma në Kosovë Haxhi Hoti ka shpjeguar deklaratën e tij për liderin e Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurtit se duhet të largohej nga vendi ose ndryshe do të vritej. Por sërish me anë të një statusi në Facebook, Hoti ka kërkuar falje publike për deklaratën e lëshuar ndaj Kurtit duke ia hedhur “fajin” një gabimi teknik.“Është një gabim teknik i imi, ku mediat pa më pytur mua e kanë shpërndarë këtë shkrim! Kërkoj falje publike. Dhe nuk ka qëndrim të subjektit që i takoj,”-shkruan Hoti. - 7:45
Kèrcënòhet me jetë Albin Kurti, vjen reagimi i parë nga VetëVendosja: S’na ndalón në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!
Pas parálájmërimit të ish-anëtarit të Nismës Haxhi Hoti për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, një reagim ka ardhur edhe nga partia që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas kércénimit duke u shprehur se asnjë pengesë nuk e ndalon rrugën e Vetëvendosjes.“Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!,”- ka shkruar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Artan Abrashi.