“Shpresoj se tani kur dialogu të intensifikohet do të dimë më shumë për këtë proces. Sidoqoftë, procesi i negociatave duhet të jetë maksimalisht transparent, kurse qytetarët e Kosovës duhet të jenë më këmbëngulës për këtë transparencë”.
I pyetur se a ofrohen garanci se Kosova mund të fitojë ulëse në OKB nëse arrihet një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, dhe nëse për zbatimin e marrëveshjes së tillë ofrojnë garanci SHBA-ja dhe BE-ja, Bugajski u shpreh skeptik.
“Nuk e di si mund të ndodhë kjo. E dimë se aty është Rusia dhe Kina”, tha Bugajski.
Ai shtoi se SHBA -të duhet të përfshihet më shumë në proceset për dhe rreth Kosovës, por këtë mund ta bëjë atëherë kur marrëveshja është afër.
Bugajski sqaroi se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin për objektivin primar në raport me Prishtinën, atë se Kosova duhet të jetë shtet stabil.
“Ky është objektiv i SHBA-së. Ajo çka ka ndryshuar është vetëm strategjia për të arritur stabilitetin afatgjatë”, vuri në dukje Janusz Bugajski.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë një zgjidhje afatgjate për Kosovën.
“Kosova duhet të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë, por ajo duhet të jetë e vëmendshme sepse çdo tentim për ndarje të territorit apo ndryshimit të kufijve në Ballka, do të mund të përdoret nga Rusia për interesa të saj, e jo për interesat e rajonit”, ka thënë mes tjerash Bugajski.