2019-12-31

Daut Demaku(1944-)


Rezultate imazhesh për daut demaku


Dokumentet thonë se Daut Demaku  lindi më 13 tetor të vjetit të zorshëm 1944, në katundin më të mirë në botë, që shkurt quhet: Abri, të tjerët i thoshin edhe Abri e Epërme. Arsimin formal e ka përfunduar në Abri dhe Likovc, të mesmin e të lartin në Prishtinë, kurse arsimin joformal, të vërtetin, e ka përfunduar në Anwerpen të Belgjikës, në Qendrën Kulturore Hebreite, kurset kulturulogjike “Për freskimin e dijes”
 Kater vite ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Kosovës "Bota e Re", kurse një mandat kryetar i Lidhjes së Studentëve të Kosovës.Është shkrimtar  i njohur Shqiptar i cili  ligjeron i lëndën"Arti i mendimit pozitiv"


Fotografia e Daut Demaku

Një kohë të gjatë ishte redaktor në Redaksinë e Revistave të Rilindjes, redaktor i Kooperativës botuese të Librit Bujqësor në Prishtinë dhe së fundi edhe drejtor i Shtëpisë Botuese Rilindja.



Fotografia e Daut Demaku

Librat e shkrimtarit Daut Demaku janë  përkthyer në maqedonisht , serbisht , norvegjisht dhe anglisht.





Veprimtaria letrare dhe publicistike e Daut Demakut :




Brigjet e Thata - 1967

Plisat e Kuq - 1969
Plisat e Kuq (ribotim ne Tirane) - 1971
Kapituj jete - 1977
Shi e Puhi - 1979
Buka - 1981
Bletaja - 1976
Në mjaltishtë - 1978
Mote të thata - 1983
Trëndafila pa gjëmba - 1986
Guralec në këpucë -1989
Tregime Shqiptare -1996
Mendimi dhe Suksesi - 1997
Magjia e Urtisë - 2000
Shenjat para kthesave - 2002
Thuaji jetes miremengjes - 2003
Rina Dhe Gjyshi - 2004
Aforizma - 2005
Tregime Shqiptare dhe Mendimi Pozitiv



Radiodramat:




Trenat e mesnatës - 1972

Selgjishtja është dëshmitare - 1978
Ndryshoe vehten o njeri - 2004
Komeditë e luajtura në teatër :



Servisi i shpirtit - 1997

Ulërima - 2004



Proze




Tregime të sotme shqiptare - 1968

Toka e përgjakur - 1972
Djepi i lashtë - 1984
Lumturia - 2016




Shkrimtari Daut Demaku tregon për mësimet hebraike që ia ka përcjell Ibrahim Rugovës

Publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku ka thënë se vetëm “shpirti i tij” ia di sa ka vuajtur duke u munduar të bind Ibrahim Rugovën që të mësohet me përsëritjen e gjërave e sidomos me fjalët “Pavarësi e Kosovës”.

Daut Demaku në emisionin “Personale” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka rrëfyer disa biseda që kishte pasur me ish-presidentin Ibrahim Rugova. Demaku ka thënë se tregimi i këtyre bisedave nuk i bën nder atij, por Rugova nuk e akceptonte përsëritjen.

“Ibrahim Rugovën e kam pas shokë, kemi qenë bashkë në studime, bashkë në gazetë për tri vite. Por, shpirti im e di sa takime i kam pasur me të në vitet e ’90, për t’i shtirë në kokën e tij këto këshilla”.

“…Njeri më të moderuar se Rugova nuk ka pasur, njeri më pranues se ai nuk ka pasur, por nuk e akceptonte përsëritjen. O Ibro në politikë ka shumë rëndësi se çfarë thua”, thotë shkrimtari Daut Demaku.

Publicisti thotë se me gjithë vështirësitë, Rugova më në fund i ka pranuar këshillat që ai i kishte dhënë për të përsëritur fjalën “Pavarësi”.

“Në fund Rugova e pranoi. Veç thuaje “Pavarësi e Kosovës”, “Pavarësi e Kosovës”, “Kosova e pavarur”, “Kosova e pavarur”, dhe e bëri. Këtë e kanë bërë edhe hebraikët. 

Nga ata e kam mësuar prandaj ia kam përcjellë Ibrës”, ka thënë ndër të tjera Daut Demaku.

Flori Bruqi