2019-12-25

Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve shkon përtej çdo limiti, ja si u gëzuan ata për tërmetin në Shqipëri



1:11 | 27 Nentor 2019

Një numër i konsiderueshëm tërmetesh kanë prekur Shqipërinë që nga ora tre e mëngjesit të hershëm.

Sipas informacioneve të fundit mbi , 50-persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 600 të tjerë janë lënduar.

E vetëm në lajmet e para ku shkruhej për atë se çka po ndodhte në Shqipëri (Blic.rs i referohet si vendi fqinj) një numër i madh komentuesish në rrjetet sociale kishin shpërthyer me urrejtjet e tyre dhe me ngazëllimin për fatin që i kishte gjetur njerëzit e pafat, shkruan Blici Serb, përcjellë Insajderi.

Tërmeti i parë kishte ndodhur diku rreth orës 4 të mëngjesit, sipas kohës lokale, e që kishte fuqi prej 6.4 shkallë të Rihterit, ndërsa i dyti u regjistrua në ora 7:10 (5.4 shkallë).

Sipas informacioneve të fundit, 20-persona kanë humbur jetën, përfshirë këtu edhe një vajzë (10-vjeçe) dhe një adoleshente (18-vjeçe).

Kështu qysh herët në mëngjes, ende pa u ndalur mirë lëkundjet e tokës, “urrejtjet” dhe thirrjet nisën të “helmohen”.

Nëse doni t’i ndihmoni ata që kanë dhunuar fëmijët tuaj, ata që po presin që një gjë e tillë të përsëritet…atëherë ndihmoni shqiptarët e prekur nga tërmeti. Kaq e thjeshtë është – ka shkruar një person në Twitter vetëm dy orë pas lëkundjeve.

Кул

@SrbijaJeKul

Ako biste pomogle/i onom ko je vas ili vasu decu silovao i nabio na kolac, onom ko to podrzava ili vreba priliku da ponovi.. onda pomazite i Albance koje je pogodio zemljotres.
Simple as that.


8:57 AM - Nov 26, 2019

Twitter Ads info and privacy
See Кул's other Tweets

Edhe pse shumica e njerëzve merreshin më shumë me atë nëse kishin ndjerë edhe të tjerët tërmetin, apo nëse ishin zgjuar pikërisht nga ky rast, ka pasur postime të tilla që mezi e kanë pritur këtë lajm.

“Nëse iu godet tërmeti, zoti iu ka ndëshkuar” – kishte shkruar një person duke u papjekur të shpjegojë shkaqet e tërmetit të këtij mëngjesi.

Ka edhe nga ata që vajtonin, por jo për vajzat e vdekura por pse tërmeti “nuk i bëri rrafsh me tokë”.

E nek vas je pogodio zemljotres, to vas bog kažnjava

— Milan-san みらんさん (@SickDodir) November 26, 2019

Po thoni se tërmeti ishte më i fortë në Shqipëri e nuk i bëri rrafsh me tokë? Gjynah! – ka shkruar një person që Blici serb e konsideron si të turpshëm.

Дудалајна

@Dudalajna

I šta kažete zemljotres bio najjači u Albaniji, a nije ih sravnio sa zemljom? Greota



9:08 AM - Nov 26, 2019

Twitter Ads info and privacy

See Дудалајна's other Tweets

Dhe pastaj Teoria e famshme “A do t’u vinte atyre keq për neve”


Nikola Panić

@PanicNikola

Žao mi je kad svaku zemlju pogodi zemljotres. Bilo da je to Albanija, Hrvatska, ili SAD. Samo, da li bi i njima bilo žao da se nama to dogodi? Mislim da nigde nema empatije, i saosećajnosti sa drugim narodima, kao kod nas.



9:07 AM - Nov 26, 2019

Twitter Ads info and privacy

See Nikola Panić's other Tweets

“Më vjen keq për këdo dhe sa herë që godet tërmeti. Qoftë Shqipërinë, Kroacinë apo ShBA-të. Veçse a do t’iu vinte keq atyre po të na ndodhte neve? Unë nuk besoj që edhe kombet e tjera kanë kaq dhembshuri sa në vendin tonë – komentoi një tjetër person në “Twitter”.

Sido që të jetë, “atyre s’do t’u vinte keq për neve”, “gjynah që nuk u mbytën edhe më shumë”, mirëpo edhe “ndëshkim prej zotit”, janë vetëm disa komente të cilat gjithmonë gjejnë vend nëpër të tilla raste kur ka goditje tërmeti nëpër vendet që disa nuk i konsiderojnë si “miqësore” , shkruan Blici Serb, përcjellë Insajderi.

“Ka shumë përgjakje mes popujve”

Ballkani është një zonë që ka pozitë shumë të pafat gjeografike, pra edhe gjeopolitike e që ka shkaktuar shumë të këqija dhe shumë mosmarrëveshje të cilat kanë sjellë shumë përgjakje mes nesh, përmes pakënaqësive historike, për fat të keq, kemi periudha të rralla në histori që e kemi pasur pak më mirë mes vete – ka thënë për Blicin Serb, Marko Brakovic, psikoterapist, shkrimtar dhe kolumnist derisa ka komentuar këto lloj shkrimesh në rrjetet sociale.

Në ndërkohë, është empatia ajo që me siguri na mungon. Për këtë gjë u pyet sociologia, Sanja Stankovic.

Paragjykimet, stereotipat dhe ksenofobia janë më të përhapura shkaku i mungesës së dialogut dhe shkaku i ekzistimit të interesit të një pakice që të marr në menaxhim konflikte të tilla e me to ta manipulojë opinionin publik. Megjithatë ka mjaft hapësirë për të vazhduar tutje me zhvillimin e empatisë kolektive në Serbi, pasi kjo do të na çojë deri tek largimi nga roli i viktimës dhe i të pafuqishmit siç jemi mësuar të luajmë suksesshëm për vite të tëra – tha Sanja Stankovic, një sociologe.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...