2019-12-26

URIME KOSOVË : SË BASHKU PARTITË POLITIKE (LVV DHE LDK) DUHET TA UDHËHEQIN SHTETIN , ATË E KËRKOJ POPULLI I CILI DËSHIRON NDRYSHIME RRËNJËSORE




Rezultate imazhesh për flori bruqi

NGA FLORI BRUQI



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Hashim Thaçi 


Ai në një postim në Facebook ka bërë thirrje se të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës.


****

Akademik Prof.Dr.Jahja Koka nuk e quan befasi përzgjedhjen e Glauk Konjufcës kryeparlamentar të Kosovës 

Jahja Koka, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, që udhëhoqi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës si deputeti më i moshuar i Legjislaturës VII, ka thënë se nuk është befasi përzgjedhja e Glauk Konjufcës të VV-së kryeparlamentar.

Rezultate imazhesh për JAHJA KOKA

VV e LDK ishin në negociata qe disa javë dhe vazhdimisht është përfolur se në marrëveshje është paraparë që LDK-ja të merrte postin e kryeparlamentarit. Pasi deri sot nuk është arritur marrëveshja, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se nëse VV-ja nuk pranon kushtet e LDK-së për bashkëqeverisje, kjo parti është e gatshme “t’ua lë të gjitha pozitat VV-së”. Përfshirë votat e LDK-së, Konjufca i Vetëvendosjes mori 75 votat dhe sot u zgjodh kryeparlamentar i ri i Kosovës.

Akademik prof.dr.Jahja Koka ka thënë se pret që këto dy parti të udhëheqin bashkë shtetin, “ashtu siç kërkoi populli për ndryshim”.

“Qytetarët kanë votuar për ndryshimin. Ndryshimi që sipas mendimit tim do të jetë epokal në 20 vjetët e lirisë së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku do të udhëheqin parlamentin dhe qeverinë dhe besoj se në mënyrë të mençur, patriotike, me duar të pastra do të realizojnë atë që s’është bërë deri tani. Populli i ka zgjedhur për ndryshim, populli bën ndryshimin dhe populli ka treguar pjekuri të jashtëzakonshme demokratike. Ka zgjedhur ndryshimin. Ndryshimi i shumë pritur besoj se do të arrihet. Nuk e di pse befasi (zgjedhja e Konjufcës). Unë kreva detyrën time. Kryetari i ri u zgjodh me shumicë votash. Isha udhëheqës dhe si i atillë s’përfaqësoja Lëvizjen Vetëvendosje edhe pse vij nga kjo parti. Kërkoja rrjedhjen e procedurave. U propozua dhe u zgjodh në mënyrë shumë të suksesshme”, ka deklaruar më tej ai.

****


14:32

Rezultate imazhesh për DEPUTETE PARA KUVENDIT TE KOSOVES

Deputetët nisin të mblidhen në Kuvend

I pari që ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës është kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, pretendenti për kryeministër të Kosovës.

Pas tij, në Kuvend kanë mbërritur edhe Jahja Koka, deputeti më i vjetër dhe Fjolla Ujkani deputetja më e re, të dy nga Vetëvendosja.

Seanca konstituive pritet të nisë në orën 15:00.

Në seancën e sotme konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa parashihet edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.


14:50

Nisin të nënshkruhen deputetët e rinj

Në seancën konstituive kanë nisur të nënshkruhen deputetët e rinj.

Të parët, janë parë duke u nënshkruar ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputetët e LDK-së, ishin të parët që u futën në Kuvend.

Në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të nisë pas pak seanca konstituive, janë edhe dy deputetët e komuniteteve jo shumicë, Etem Arifi e Veton Berisha.

15:03

Ramush Haradinaj: VV-ja është përgjegjëse për ta konstituuar Kuvendin

Në Kuvendin e Kosovës kanë arritur edhe deputetët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj

Ramush Haradinaj 

Para mediave ka folur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryeministër i dorëhequr. Ai rikonfirmoi se nuk do të jetë deputet, por i pranishëm është vetën për t'i shoqëruar kolegët e tij.

Ai tha se Vetëvendosja sot duhet ta konstituojë Kuvendin.

Ai tha se gjithçka sot është në përgjegjësinë e VV-së.

Në parlament kanë mbërritur dhe janë nënshkruar edhe deputetët e Partisë Demokratike.



15:13

Nis seanca konstituive

Ka nisur zyrtarisht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Seancën po e drejton deputeti më i vjetër në këtë legjislaturë, Jahja Koka nga Vetëvendosja, e gjithashtu nga Fjolla Ujkani deputetja më e re, po ashtu nga kjo parti.

Rezultate imazhesh për Fjolla ujkani

Fjolla Ujkani

Në seancë, secila parti ka nisur të propozojë anëtarët e komisionit verifikues.

Sipas prof.Jahja Kokës, në sallë janë të pranishëm 111 deputetë, të mjaftueshëm për të proceduar vendimet.



15:32

Kuvendi shkon në pauzë

Pasi është formuar komisioni verifikues i përbërë nga anëtarët e të gjitha partive, Kuvendi shkoi në pauzë 15 minutëshe.

Kuvendi shkoi në pauzë derisa të bëhet verifikimi i anëtarëve.

Ata kthehen pas 15 minutash për ta dhënë vlerësimin.



16:01

Betohen deputetët e Legjislaturës VII të Kuvendit të Kosovës

Janë betuar 111 deputetë të Legjislaturës VII të Kuvendit të Kosovës.

Me përfundimin e betimit të Kuvendit është përmbyllur pika e dytë e rendit të ditës të Seancës Konstituive.

16:03

Glauk Konjofca propozohet për kryetar të Kuvendit

Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje është propozuar për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Rezultate imazhesh për albin kurti

Albin Kurti

Propozimin e tij e ka bërë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Të pranishëm në sallë janë 111 deputetë.



16:07

Konjufca votohet për kryetar të Kuvendit me 75 vota për

Me 75 vota për, 27 kundër e 6 abstenim Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Rezultate imazhesh për GLAUK KONJUFCA

Glauk Konjufca 

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka votuar  Glauk Kojufcën për kryetar.

16:20

Zgjidhen edhe dy nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve

Slavko Simiq dhe Fikrim Damka janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve.

Zgjedhja e tyre është bërë me 92 vota për, 2 kundër dhe 2 abstenime.



Pas Glauk Konjufcës kryetar, zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit

16:14

Arbërie Nagavci, Kujtim Shala e Memli Krasniqi kanë marrë 104 vota për t’u zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit.



16:41

Rezultate imazhesh për kadri veseli


Kadri Veseli

Kadri Veseli mban konferencë për media pas konstituimit të Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në një njoftim të PDK-së, bëhet e ditur se kryetari i kësaj partie do të mbajë konferencën për media me fillim në orën 17:00.

Sot në seancën konstituive të Legjislaturës VII është zgjedhur Kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe nënkryetarët. Partia e Veselit votoi kundër Konjufcës kryeparlamentar.


Kadri Veseli: Mos të krijojmë kriza artificiale politike

17:13

Kreu i PDK-së e ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është deklruar pas konstitutimit të Kuvendit, duke thënë se është mirë që kjo të hapë rrugë edhe për formimin e qeverisë.

Ai ka thënë se nuk duhet krijuar kriza artificiale.

“Për dy mandate kam qenë kryetar i Kuvendit. Shpresojmë që dita e sotme t’i hap rrugë edhe krijimit të institucioneve të reja, përkatësisht qeverisë së Kosovës”, ka thënë Veseli para gazetarëve.

“Jemi shtet i ri, jemi demokraci e re parlamentare, janë normale rrotacionet politike. Ajo që është kryesore nuk duhet t’i polarizojmë qytetarët në mes veti dhe nuk duhet të krijojmë kriza artificiale të cilat mund ta bëjnë situatën krizë sociale siç është marrja e pagave që nga shkurti, përkatësisht marsi i vitit të ardhshëm”, ka thënë më tej  Kadri Veseli.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...