Bashkimi Evropian mbijetoi edhe një vit
Bashkimi Evropian mbijetoi edhe një vit. Mbajti edhe zgjedhje çuditërisht pozitive për Parlamentin e tij dhe zgjodhi disa njerëz mbresëlënës, sidomos gra, në pozita udhëheqëse.
Por, pavarësisht kësaj, blloku do të hyjë në dekadën e re me parashikimet për rritje më të ngadalshme ekonomike, me daljen e Britanisë dhe me tensione të rritura midis lojtarëve brenda dhe jashtë bllokut.
Nëse flisni me disa zyrtarë të BE-së, mund të nuhasni ajër optimizmi për të ardhmen e bllokut.
Sipas tyre, unioni ka treguar një rezistencë të vërtetë, duke iu mbijetuar krizave – të tilla si vala e migrantëve – që e kanë kërcënuar.
Ata flasin për suksesin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ku trendi i pjesëmarrjes së ulët është përmbysur për herë të parë prejse ka nisur votimi i drejtpërdrejtë, më 1979.
Pesëdhjetë për qind e popullsisë së BE-së vendosi të dalë në votime – 8 për qind më shumë se në zgjedhjet paraprake të 2014-së.
Fitorja e parashikuar e së djathtës ekstreme nuk u materializua kurrë.
Ajo fitoi pak, por jo mjaftueshëm sa për të qenë një forcë vërtet çrregulluese. Të Gjelbrit dhe Liberalët gjithashtu rritën numrin e votave.
Edhe në skenën kombëtare pati disa incidente të vogla populiste, që i gëzuan pro-evropianët.
Euroskeptiku italian, Matteo Salvini, u hoq nga Qeveria në Romë, dhe homologu i tij në Austri, Heinz-Christian Strache, dha dorëheqje, pasi një video zbuloi se ka diskutuar kontrata biznesi – në këmbim të mbështetjes politike – me një grua që thoshte se është mbesa e një oligarku rus.
Emërimet e reja në Bruksel ishin gjithashtu mjaft të mprehta, me anim të qartë kah gratë.
Pas një vjeshte me seanca dëgjimore, Komisioni i ri Evropian nisi punën në dhjetor me në krye ish-ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen – të parën grua presidente.
Ajo ka në krah një grua tjetër frymëzuese, danezen Margrethe Vestager, e cila si nënpresidente dhe komisionare e Konkurrencës do të vazhdojë të mbikëqyrë tregun e brendshëm të BE-së.
Banka Qendrore Evropiane do të drejtohet nga francezja Christine Lagarde, ndërsa Laura Codruta Koevesi nga Rumania, në fund të vitit 2020, do të futet në rolin e prokurores së parë publike evropiane.
Nuk është çudi që një nga frazat e vitit ishte “Evropa është grua”.
Por, përtej publicitetit dhe simbolikës, horizonti i BE-së duket mjaft i zymtë.
Zonja që ka ankoruar BE-në në dekadën e fund, kancelarja gjermane, Angela Merkel, duket gjithnjë e më e dobët, pasi Demokristianët e saj në koalicion me Social-Demokratët pësuan humbje në disa zgjedhje rajonale gjatë vitit 2019.
Me dobësimin e Merkelit brenda vendit të saj, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po e mbush vakumin.
Edhe pse e ka stiluar veten si pro-evropian të flaktë, ai ka shqetësuar anëtarët lindorë duke folur për bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë.
Ai po ashtu bllokoi dy herë fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo e dobësoi rëndë besueshmërinë e Brukselit në Ballkanin Perëndimor dhe e dëmtoi rëndë politikën e zgjerimit të bllokut.
Është e drejtë të thuhet se BE-ja do të hyjë në vitet e 2020-ta si një klub më i dobët. Për herë të parë ka të ngjarë të tkurret, në vend se të rritet, pasi Britania pritet të largohet nga blloku në janar.
Dhe, derisa blloku ishte i bashkuar në negociatat për ligjin e divorcit me Londrën, bisedimet për tregti të lirë me ekipin e kryeministrit britanik, Boris Johnson – që duhet të nisin dhe të përfundojnë vitin e ardhshëm – mund të krijojnë çarje midis atyre anëtarëve të BE-së që tregtojnë shumë me Britaninë dhe atyre që shohin rritje të mundësive kombëtare.
Por, kjo nuk është ndarja e vetme që blloku mund të përjetojë. Buxheti i ri 7-vjeçar i BE-së duhet të dakordohet në vitin 2020 dhe ai mund të krijojë përballje të reja midis anëtarëve.
Shtojini kësaj edhe një parashikim mjaft të zymtë ekonomik si për Eurozonën, ashtu edhe për vendet e BE-së jashtë saj, përpjekjet e reja për riimponimin e kuotave të migrantëve në disa vende të Vishegradit dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis Brukselit dhe qeverive nacionaliste në Budapest dhe Varshavë, për shkak të sundimit të ligjit, dhe do të keni një koktej mjaft djegës.
Plus roli – potencialisht përçarës – që mund të luajnë lojtarët e jashtëm si Vladimir Putin, Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdoğan.
Takimet për Mini-Shengenin e Tiranës
Takimet për Mini-Shengenin, në të cilat po merr pjesë edhe Shqipëria, po vazhdojnë të kundërshtohen nga subjektet politike në vend e në Shqipëri.
Iniciativa për Mini-Shengenin thuhet se do ta izolojë Kosovën dhe në rast se realizohet do të krijojë edhe konflikte në Ballkan.
Pas Samitit të Tiranës ndasitë Kosovë – Shqipëri janë të tejdukshme
Më 21 dhjetor 2019 në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit mes Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Liderët e Kosovës dhe të Bosnjë e Hercegovinës kanë refuzuar pjesëmarrjen edhe në këtë Samit.
Kosova kësaj radhe pa ekuivok ka thënë troç se nuk do të jetë pjesë e këtij Samiti, përderisa nismëtare dhe protagoniste kryesore e kësaj aleance është Serbia, që vazhdon ta kundërshtojë me çdo mjet shtetin e Kosovës dhe vazhdon të mos e njohë atë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për iniciativën e Mini-Shengenit, ka thënë se vendimi për të mos iu bashkuar kësaj nisme po e dëmton Kosovën.
Me këtë rast, ai e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn gënjeshtar, pasi Samiti nuk ka pasur qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Diplomati amerikan Edward Joseph : Aleksandar Vuçiq e ka qëllim izolimin e Kosovës, s’e kuptojmë Edi Ramën
Profesori i njohur amerikan, Edward Joseph ka reaguar për mini-shengenin ballkanik në një intervistë të tij të dhënë para disa dite
Reagime të shumta janë duke ardhur pas takimit të fundit të Tiranës për “mini-shengenin” ballkanik, e të cilat tashmë kanë kaluar edhe kufijtë.
I fundit është profesori amerikan Edward Joseph, i cili thotë se ai e kupton pozicionin e Vucicit, që do izolimin e Kosovës, por ai nuk është duke e kuptuar pozicionin e Edi Ramës.
“Ne e kuptojmë pozicionin e Vuçiçit. Ai do ta izolojë Kosovën.
Ajo që nuk është e kuptueshme është pozicioni i Edi Ramës. Pse po e bën ai këtë?
Dhe pse po e tolerojnë strukturat politike në Shqipëri një gjë të tillë?”, ka thënë Joseph, profesor në universitetin John Hopkins në Washington (Info shqip.com)
Duhet të tmerrohemi pse Edi Rama
vazhdon ta poshtërojë popullin shqiptar
Zyrtari i lartë AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë se në Kosovë nuk duhet të çuditen me “sharlatanizmin” e kryeministrit të Shqipërisë, e as afërsinë e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Nitaj ka shkruar në Facebook se nuk duhet të mërzitet Kosova pse Rama ofendon politikanët e saj e as kur, sipas zyrtarit të AAK-së, kryeministri i Shqipërisë të bëjë aleanca me Serbinë dhe Vuçiqin.
Por, sipas tij, kosovarët duhet të tmerrohen se si Rama po provon të nënshtrojë popullin shqiptar.
Mini-Schengen apo Mini-Jugosllavi
Kur ra regjimi komunist në Tiranë, thirrjet më të spikatura të shqiptarëve në çdo miting ishin “Liri-Demokraci”, si shprehje e lirisë së fituar politike pas gati gjysmëshekulli tiranie komuniste, dhe “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, si përcaktim i orientimit perëndimor në rrugën e re të ekonomisë së tregut dhe prosperitetit për kombin shqiptar.
Në atë kohë, ndonëse regjimet komuniste kishin rënë kudo, përveçse në Bashkimin Sovjetik, Europa vijonte të ish e ndarë në Europën e Bashkuar, ndryshe e quajtur “Perëndimore” dhe simbol i mirëqenies e zhvillimit, dhe në pjesën tjetër që ishte e sapodalë nga ferri komunist, e quajtur “Lindore”, e që personifikonte varfërinë, prapambetjen e gjithçka që i duhej kthyer kurrizi sa më parë. Ndaj, ndonëse në thirrjet e shqiptarëve përmendej vetëm emri Europë, nënkuptohej qartësisht ajo e zhvilluara, Perëndimorja.
Megjithëse të mbyllur në burgun me tela me gjemba, televizioni italian, simboli i Perëndimit, ishte mjaftueshëm i pranishëm që të bënte të qartë për shqiptarët dallimin mes dy Europave, dhe ata të gjithë e kishin identifikuar me largpamësi objektivin ku synonin, Europën Perëndimore, e përfaqësuar nga Tregu i Përbashkët Europian.
Në atë kohë, ekzistonte edhe Jugosllavia, ende e pandarë me pjesët e zhvilluara të Sllovenisë e Kroacisë brenda saj, dhe bile kishte edhe një qasje të Perëndimit mjaft pozitive ndaj saj, për ta futur shpejt në këtë Treg Europian.
Prapë se prapë, shqiptarët as nuk ia hidhnin sytë këtij objektivi fqinj. Aq evidente kjo, sa edhe kur ju turrën mureve të ambasadave të huaja në Tiranë, dyndja u bë tek ajo Gjermane, Italiane e Franceze, por edhe kur morën detin apo malet për të ikur nga sytë këmbët, kurrë nuk çuan e ndër mend të shkonin në Jugosllavi, por vetëm Itali e Greqi N’ato kohë, ato 13 vende që e përbënin Tregun e Përbashkët Europian kishin avancuar mjaft me qarkullimin e lirë të mallrave, kapitaleve e individëve.
Emrat e Mastricht, që lidhet me qytetin ku u adoptua legjislacioni që hodhi themelet për njësimin monetar dhe ai i Schengen-it, simbol i përmbylljes së procesit të lëvizjes së lirë të njerëzve e heqjes së kontrolleve kufitare për individët, ende nuk ishin bërë pjesë e fjalorit të Europës së Bashkuar e më gjerë, të politikës europiane.
Shqipëria, si komb, por edhe si shtet nëpërmjet qeverisë gjatë këtyre 30 viteve ka synuar e është përpjekur të hedhë hapa për t’ju bashkuar Komunitetit Europian, ndonëse sot e kësaj dite që flasim, kjo fatkeqësisht mbetet ende një ëndërr e parealizuar për shqiptarët.
Prandaj sot, në vigjilje të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, t’u ofrosh qytetarëve shqiptarë mini-Schengen-in ballkanik është vetëm një tallje e ofendim, që kur lidhet edhe me momentin e refuzimit të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, tingëllon edhe më cinike.
Së pari, vetë ata që e përdorin këtë fjalor abuzojnë me termat. Schengen, sikurse e përmendëm më lart, është vetëm faza e fundit kur vendet në Komunitetin Europian hoqën barrierat e kontrollit policor të individëve e pasaportave në kufijtë mes njëri -tjetrit dhe përforcuan kontrollet vetëm në pikat hyrëse të zonës së ashtuquajtur Schengen, ku ky legjislacion u adoptua.
Kjo u bë pasi kishin përfunduar shumë hapa më parë, të lidhura me qarkullimin e lirë e pa pengesa doganore të mallrave e shërbimeve mes njëri – tjetrit, lëvizjen e lirë të njerëzve që lejonte punësimin dhe zhvendosjen për të banuar ku të dëshironin banorët e shteteve pjesëmarrëse në Union, si dhe atë të lëvizjes së lirë të kapitaleve, që lejonte zhvendosjen lirisht e pa pengesa nga bankat qendrore apo entet rregullatore të parave për investim, nga një shtet në tjetrin.
E sigurisht, kjo ndodhi relativisht natyrshëm, edhe për faktin se vendet europiane që e nisën këtë nismë kishin një qarkullim e komunikim intensiv tregtar e monetar me njëri – tjetrin dhe niveli i shkëmbimeve ishte mjaft i lartë, duke i vendosur palët ndaj njëra – tjetrës në pozicionet e partnerit me karakter strategjik e, ku heqja e barrierave të sipërpërmendura, ulte kostot fundore për qytetarët, duke rezultuar me përfitime për të gjithë të interesuarit.
Të flasësh sot për mini-Schengen ballkanik, kur shkalla e komunikimeve e shkëmbimeve tregtare, shërbimeve apo kapitaleve mes shteteve për të cilët drejtohet kjo nismë është në nivele tepër të ulëta dhe krejtësisht të neglizhueshme, është të paktën mungesë njohje e mospranim realiteti. Asnjë prej shteteve ballkanike, të ftuar në këtë nismë, nuk ka vlerën e partnerit strategjik për tjetrin, me përjashtimin e vetëm të Shqipërisë për Kosovën, bile edhe këtu, e anasjella ende nuk është e vërtetë, sepse Shqipëria ka të tjera vende europiane me marrëdhënie shumë më të vlerësuara se ato me Kosovën.
Si për ta përforcuar këtë, jo më larg se disa muaj më parë, pikërisht Kosova rriti me 100% tarifat doganore për disa mallra të hyra nga Serbia, pa pasur asnjë problematikë madhore e pa krijuar as mungesa të qytetarët, duke dëshmuar kësisoj se shkëmbimet mes vendeve nuk janë aspak të një rëndësie me karakter jetik. Një sjellje e tillë në Europën e Bashkuar do të ishte e paimagjinueshme, çka edhe dëshmohet me vonesat e Brexit dhe problematikën që mendohet se mund të shkaktojë një Brexit pa marrëveshje, që do të impononte kufij mes vendeve të lidhura ngushtë e me nivel të lartë shkëmbimesh tregtare me njëri-tjetrin.
Ndaj, në gjykimin tonë, një tentativë për të angazhuar vendin tonë në marrëveshje të tilla jashtë BE-së do të ishte një hap i gabuar, për më tepër kur bëhet fjalë për forcim lidhjesh me Serbinë, kur dihet që kjo e fundit ka një marrëdhënie të posaçme dhe është e përkëdhelura në Ballkan e Rusisë së Putinit, marrëveshjet me të cilën kritikohen nga BE dhe do të përbëjnë një problematikë më vete për anëtarësimin përfundimtar të vetë Serbisë në BE.
Ky hap i KM, i ndërmarrë nën sfondin e një situate krize të thellë politike në vend, me opozitën reale jashtë Parlamentit, që Presidentit i ka nisur proces shkarkimi, me disa institucione qendrore jofunksionale, e sidomos pas zgjedhjeve lokale që dëshmuan braktisjen masive të qytetarëve dhe një mosbegenisje historike të politikës qeverisëse dëshmon për një angazhim aspak konsensual të marrë prej tij, në emër të Republikës së Shqipërisë.
E nëse kujton që vajtja në Beograd u bë pasi në Kosovë, zgjedhjet kishin prodhuar një koalicion fitues që përfaqësonte opozitën e deridjeshme, e cila minimumi do të duhej të konsiderohej për shprehjen e një opinioni të posaçëm për hedhjen apo jo të këtij hapi, që e prek drejtpërdrejt Republikën e Kosovës, atëherë nuk është aspak për t’u habitur që dëgjohen gjithmonë e më shumë zëra, që e shohin me dyshim pavarësinë e Tiranës, për vendimmarrjet strategjike dhe me karakter jetik për kombin.
Kurrgjo, Edi Rama vec po e vazhdon atje ku e ka pas lane Enver Hoxha.
Ne kete foto: Dushan Mugosha, poshte majtas, Miladin Popovic, ne kembe majtas, Enver Hoxha, poshte djathtas. Diktatori Hoxha e ka shite Kosoven te keta dy zyrtare te larte te Partise Komuniste te Jugosllavise. Kushdo qe thote ndryshe genjen. Shqiperia e Hoxhes e Jugosllavia e Titos, Rankovicit, Mugoshes e Popovicit kane pase marredhenie ekselente deri ne vitin 1948. Ne nderkohe ne vitet 1945-48 partizanet kane kryer masakra te tmerrshme.
Shyqyr zotit qe per Kosoven nuk pyetet Edi Rama. Neser na kish kthy ne Serbi. Sigurisht, sikur ne vitin 1945, edhe tash, ishin gjete do argate ne Kosove per me u bo pjese e bashkim vllazerimit.
Valë e madhe zemërimi në Kosovë
ndaj Edi Ramës
Iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e një projekti të ashtuquajtur si “Minishengen” në koordinim me kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic, po cilësohet si e papranueshme për Kosovën.
Askush nga Kosova nuk i ka dal në krah Edi Ramës në një iniciativë të tillë, madje as presidenti, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë refuzoi ftesën për pjesëmarrje për shkak të Serbisë.
E gjatë ditës së sotme, pas vizitës se presidentit serb në Shqipëri kanë ardhur reagime të shumta, prej kryeministrit të vendit e deri tek qytetarë të rëndomtë në vend, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë adresuar komente negative në drejtim të kryeministrit shqiptar për këtë iniciativë dhe qasjes së tij karshi Kosovës.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për një mini-shengen që kryeqytet e ka Serbinë, derisa ka theksuar se krejt ideja e mini-shengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vendosur produkteve që importohen nga Serbia.
Sipas tij sot kur në Tiranë po mbahet takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Perëndimor, përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reçakut, iu mbetet t’iu thonë puna e mbarë pa ne.
E Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili sot në takim tha se “janë mbledhur për të ndërtuar urën mes së shkuarës e së ardhmes”.
Krasniqi, thotë se askush nuk duhet të jetë kundër ndërtimit të urave të së ardhmes, por, urat e së ardhmes mes vendeve të ndryshme nuk ndërtohen njëanshmërisht, dhe sipas tij, ato ndërtohen me vullnetin e të gjithëve duke u shkëputur nga e kaluara që prapa ka lënë shumë plagë të përgjakura.
“Vërtetë “plagët nuk shërohen me helm”, por edhe helmi nganjëherë shëron?!”, nis shkrimin e tij Krasniqi.
Kujtojmë dhe njëherë se sot gjatë ditës, u zhvillua takimi i liderëve të rajonit në Tiranë. Edi Rama, Alleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev nisën diskutimet me dyer të mbyllura, ndërkohë që i pranishëm për herë të parë në takim ishte edhe Millo Gjukanoviq, president i Malit të Zi.
Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi gjatë ditës ka thënë se Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare dhe sipas tij nuk është i denjë që Kosova të merret me të.
Sipas tij, në këtë situatë injorimi është përgjigja më e mirë për kryeministrin e Shqipërisë.
“Unë mendoj se Edi Rama përgjigjen më të mirë po e merr prej Kosovës, injorimin, ai person nuk e meriton të merret me të. Kjo është përgjigja që Kosova ja ka dhënë kësaj radhe dhe besoj që ka me ia dhënë gjithmonë atyre që mendojnë në çfarëdo forme me e injoru Kosovën, ai person është i padenjë që Kosova të merret me të”, ka thënë Gashi.
Edhe sociologu Fadil Maloku ka shkruar rreth takimit të Minishengenit të Tiranës, ku atje po qendrojnë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe ai i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, e ku nikoqir i saj është kryeministri shqiptar Edi Rama, derisa ky takim është refuzuar nga pala kosovare.
Maloku për Syri.net Kosova ka theksuar se nuk ka detyrim patriotik se sa shkarkimi o me dhunë, o me votë, i një njeriu të vetëm me emrin EDI RAMA!?
Edi Rama po vazhdon atje ku e la Enver Hoxha.
E kundër këtij projekti, është gazetari dhe analisti Berat Buzhala teksa komenton samitin e "Mini-Schengenit", të mbajtur sot në Tiranë.
Sipas tij, duhet falenderuar Zoti që për Kosovën nuk pyetet Edi Rama pasi që nesër, shkruan analisti, do na kishte kthyer në Serbi.
Ndërsa, këshilltari politik i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka reaguar ashpër rreth takimit të fundit në Tiranë
Matoshi i irrituar ka shkruar “Rama, vafsh n’ferr”, në një shkrim të gjatë ku ia ka numëruar krimet e shtetit serb të kryera gjatë luftës në Kosovës kundër civilëve të pafajshëm.
Matoshi gjithashtu ka kujtuar edhe faktin se ka qenë i zënë rob në një kamp përqëndrimi të Serbisë, ndërkohë ka kritikuar edhe dy ministrat kosovar, Gent Cakaj e Besa Shahini, duke i cilësuar si servil.
E deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në tavolinën ku po diskutohet për krijimin e “Mini-shengenit”, nuk mungon vetëm Kosova, por edhe Shqipëria.
“Në këtë tavolinë nuk mungon veç Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, ka shkruar Selimi.
Ndërsa njohësi i rrethenava politike, Dastid Pallaska, e ka cilësuar si poshtërues faktin që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e trajton Aleksander Vucicin si burrshtetas.
Pallaska thotë se një trajtim i tillë i një mohuesi të krimeve është fyerje e pashembullt.
“Është fyerje e pashembullt e intelektit ta trajtosh si “burrështetas që ndjenë dhembshuri ndaj viktimave të tërmetit” Aleksandar Vuçiqin, një njeri që nxiti, ndihmoi, arsyetoi dhe tani mohon krimet serbe të luftës në Kosovë”, ka shkruar Pallaska.
Sipas tij është poshtërsi kur një gjë e tillë bëhet me krenari dhe arrogancë nga Edi Rama.
Pa reaguar nuk ka qëndruar as publicistja, Kimete Berisha, e cila e ka quajtur si të shpifur afrinë dhe përformancën e sotme Rama-Vuçiq në Tiranë e Durrës.
Në një shkrim të gjatë të publikuar në profilin e saj, Berisha ka kujtuar mohimin që Vuçiq ua ka bërë krimeve të shtetit serb në Kosovë.
“Vuçiqi që e ka mohuar masakrën e Reçakut, i ka mohuar fëmijët e vrarë shqiptarë; ka shkel në gjak deri në gju; nuk ka kërku falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, sepse ka marrë pjesë edhe vetë në ato krime, e mohon lirinë dhe ekzistencën tonë, por ama ndjen dhimbje për Edi Ramën”, ka shkruar Kimete Berisha në profilin e saj.
Ndryshe gjatë ditës u raportua se shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet edhe sot në Tiranë të Shqipërisë dhe në të cilin po përpiqet të jetësohet ideja për krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik,
Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është duke qëndruar në Tiranë pas ftesës së Edi Ramës për të marrë pjesë në takimin për Minishengen.
Kreu i shtetit serb është pritur me protesta në Tiranë për shkak të deklarimeve të tij mohuese ndaj krimeve që shteti serb ka kryer ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë.(Dardan Gashi)
Miku im Flori !
Duke të uruar shëndet, mbarësi e bilanc të sukseshëm në këtë fund viti kalendarik, po shkruaj :
Të uroj për reagimin e shpejtë dhe të drejtë nga ana juaj si Akademi, për sa i takon proçesit në vazhdim të “mini shëngenit ballkanik”, po në fillim dua të ndalem te termi akademi.
Sipas fjalorit shqip Akademi, e cila rrjedh nga graqishtja, përkufizohet :
‘Akademi sh. -
Institucion i lartë shkencor shtetëror ose shoqatë e përhershme dijetarësh e njerëzish të kulturës, që merret me organizimin e drejtimin e punës shkencore dhe me kërkime e me studime për zhvillimin e shkencave e të arteve
Nuk dua të largohem nga ky term dhe përkufizim, të cilin nuk kemi tagër ta lëvizim. Pra kemi të bëjmë me “dijetarë” dhe “njerëz të kulturës”. Njerëz që grumbullojnë dhe shpërndajnë dije dhe kulturë.
Duke lexuar reagimin e Akademisë suaj vërej :
1. Përdorimi i emrit Edvin Kristaq Rama.
Edvin – njeri i degjeneruar, droguar, thonjpaprerë, shitës ikonash të vjedhura, imoral, etj
Kristaq – origjinë komuniste, bllokmen, moniste, vrasës me penë, etj
A munden dijetarët e njerëzit e kulturës të merren sot në këto histori adoleshentësh.
Ai është Kryeministri i votuar dhe ligjor. Është drejtues qeverie i votuar. E ka emrin Edi. E ka patur Edvin. Ka patur të kaluar. Ka qenë merakli në femra. Por sot është shumë e rëndë, jo për atë, por ato që përfliten edhe me foto.
(http://floripress.blogspot.com/2015/12/don-zhuani-edvin-kristaq-rama.html?view=sidebar&m=1#!) Ilustrim :Floripress.
Andaj njerëzit e ditur shpërndajnë dije e jo abskurantizëm, si shpërndan Saliu, të cilin e imitoni aq mirë, por dhe aq shumë sa kthehemi në mediokritet.
A mundet të jetë futur në thes Merkel dhe Bashkimi Europian që jep sot 1.2 miliard Euro për këtë nismë!
3. (Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiçi është varrëmihësi i shqiptarëve dhe sovranitetit të Kosovës). Nga deklarata juaj.
Po bëhen 20 vjet nga Kosova pavarur. A thua se kështu pa folur dhe duke kujtuar të zezat do të vij e bardha. Ke dhjetra shembuj. Ke Francën dhe Gjermaninë. E zeza është ngjyra që vetëm të nxin. Në fillin gri e pastaj duke u zbardhur ngadalë, por jo më edhe 20 vjet të tjera. Ec përpara duke mos e mbajtur kokën pas, por duke mos e humbur vështrimin nga pas. Historia mbetet histori, por jo peng për të na zënë këmbët lak.
4. "Mini Shengeni " është akti i fundit i likuidimit të biznesit të mesëm në favor të oligarkëve të importit dhe rritjes së largimit eventual të shqiptarëve në emigracion.(nga deklarata)
Sa mirë do të ishte nga Akademikët të kishte një studim se sa humbim dhe sa
fitojmë. Pjesën e luanit te tregtisë biznesi kosovar e ka me Serbinë. Ministri Shtetit për Disporën, Majko tha që biznesi kosovar nuk pranon të hap kufinjtë për interesa ekonomike. Atëherë si duhet të trajtohet nga Akademia juaj.
5. Nga mëvetësia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar 20 vite. A e vini re se janë
këto vitet e fundit që përflitet dhe lëvizet për këto probleme ballkanike. Ka qenë dhe miku juaj Sali shumë vite dhe historia do t’i lëjë vend. Por asnjëherë nuk do shkruaj për marrëdhënjet rregullatore me Serbinë. Mund të shkruaj për embargo, luftën kundër UÇK-se, burgosjen e luftëtarëve e dorëzimin te serbi, shitjen e detit, 21 janarin, Gërdecin e sa e sa djallëzi të fëmijëve të tij, por kurrë për përpjekje për qetësimin e Balkanit dhe të shqiptarisë. Edhe një bisedë me Presidentin e malit të Zi për embargo e mban mend, apo takimin tre palësh në Maqedoni, për të cilën e pësoi Remzi Hoxha. Qezari të marr çfarë i takon Qezarit. Kjo bëhet nga një Akademi e paanshme dhe shkencore.
Unë Ju përshëndes Juve dhe mikun Tuaj Kryetar, që ju rekomandoj të përpiloni një protest. Kjo është gjë e mirë dhe e vlerësoj shumë. I bëni të fala Kryetarit dhe do të doja nga ai vetëm dije, dije e shkencë. Me argumenta fitohet zemra dhe mendja e njerëzve. Me broqkulla njerzit të ndjekin, të ndjekin dhe pastaj ndjejnë neveri, jo vetëm për shkruesin por edhe për emrin madhështor AKADEMI.
Me fakte e prova, me shkrime analitike, me përfundime logjike. Si është e si duhet të jetë. Njerëzit janë të etur për informacion dhe për dije. E ku mund ta marrin dijen nga një institucion tjetër, jashtë këtij tuajit, jashtë akademikëve, njerëzve që grumbullojnë e shpërndajnë dije e kulturë e nuk merren me budallëqe “Edvini”.
Mbetem miku Juaj i shtrenjtë.
Në mirëkuptim
Ademi
(Adem Avdia,është major në pension si dhe shkrimtar nga Kukësi)
*****
Kristaq Rama firmosi eksekutimin e viktimave të komunizmit sot i biri i tij po na poshtëron deri në ekstrem
Shoqata Kombëtare e Trashigimtarëve e të pushkatuarve politikë të Shqipërisë, Dega Malësi e Madhe i është drejtuar me një letër instancave më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare për mos dhënien e dëmshperblimit nga ana e qeverisë së sotme. Sipas Shoqatës, familjet e viktimave të komunizmit me ligj trajtohen me dëmshpërblim vetëm me 8 vite heqje lirie, çka do të thotë më pak se dënimi agjitacion dhe propagandë i asaj kohe i cili trajtohej deri në 10 vite heqje lirie.
Dokumentar për Artistin Kristaq Rama - 1976
Në letër shkruhet se, “Kristaq Rama firmosi eksekutimin e viktimave të komunizmit ndërsa sot i biri i tij po na poshtëron deri në ekstrem”.
Shoqata Kombetare e trashigimetareve e te pushkatuareve politik te Shqiperise
Dega Malesi e Madhe
Leter e Hapur
Drejtuar trupes legjislative prane kuvendit te Shqiperise
Trupit diplomatic te akredituar ne Republiken e Shqiperise
Organizates te Drejtave te njeriut Helisnko Ëatch
Qendres Shqiptare per rehabilitimin e traumes dhe tortures QSHTR –ARCT
Avokatit te Popullit ne Republiken e Shqiperise
Gjykates Kushtetuese ne Republiken e Shqiperise
Ministrise se Drejtesise se Shqipersie
Keshillit te Europes
Fondacionit federal te studimitte diktatures komuniste ne Gjermanine Lindore
Fondacioni Conad Adenauer
Fondacioni maximillian Coble
Ne si Shoqate ju drejtohemi me kete leter te hapur te gjitha organeve te siperpermendura dhe mbare opinionit public kombetare dhe atij nderkombetare si me Poshte vijon:Jane te pranuar me ligj mbi 6650 te pushkatuar me gjygj ose jo. Keto jete te humbura te pafajshme poltike dhe ajo qe sipas nesh perben nonsense eshte se me ligj trajtohen me demshperblim vetem me 8 vite heqje lirie do te thote me pak se denimi agjitacion dhe propaganda i asaj kohe i cili trajtohej deri ne 10 vite heqje lirie. Sipas nesh nje person qe eshte denuar me denim capital nuk mund te trajtohet ne demshperblim njelloj si nje person qe eshte denuar per agjitacion dhe propagande, dhe ky lloj ligji absurd diskriminues duhet te ndryshohet ne favor te personave te pushkatuar pra me denim capital ne demshperblim prej 25 vitesh burg.
Ne Shqiperi funksionin ne kodin penal denimi per terrorizem pra ky denim kapital ne funksion te denimeve poltike si psh viktimave te burgut te kryengritjes se Spaçit ne vitin 1973 ne Mirdite. Ju lutemi merreni ne analize kete fakt unik se çfare terrorizmi kane ushtruar te burgosurit brenda kampit te spaçit ? Kjo si shembull sepse eshte i vetmi rast e theksojme kete sepse denimi per terrorizem e perjashton te denuarin nga marrja e demshperblimit dhe nga çfaredo te drejte tjeter qofte dhe nga pafajesia .
Te gjithe te denuareve politik me gjygj ose jo u eshte sekuestruar pasuria, dhe me ligj duhet qe te ju kthehet ose fizikisht ose me kompnesim gjee cila nuk ka ndollur sidomos per djegjet e shtepive e thene ndryshe nga genocidi i ushtruar nga forcat e sigurimit te shtetit ne Shqiperi.
Ne Shqiperi akome dhe sot te pushkatuarit ose trashigimtaret e tyre nuk kane status megjithese eshte premtuar qe duhet te jete i barazvlefshem me statusin e veteranit ne nje kohe qe ish gjeneraleve te Enver Hoxhes dhe pse ata kane kryer krime genocide gjate luftes ato trajtohen me statusin e te perndjekureve me demshperblim paresor dhe pension suplementar dhe me dekorata plus atyre favore qe kishin nga sistemi Bolshevik i Enver Hoxhes.
Nje kapitull tjeter eshte dhe ai i varrezave te pushkatuareve ose te vdekureve neper burgjet ose internimet . Eshte folur shume per kete teme por sipas nesh eshte nje masthrim i mirefillte I rradhes per te mos thene nje basfemi sepse sigurimi i shtetit e di mjaft mire se ku ndodhen sidomos ata qe jane denuar me ve4ndime gjygjesore po jo vetem eshte e mundur te gjenden varrezat dhe tu jepen eshtrat te afermeve te tyre. Jane dhene eshtrat e te pushkatuareve te luftes Greqise dhe Italise kurse njerezve te pushkatuar nga diktatura jo? Kjo per ne eshte e papranueshme.
Nje kapitull tjeter shume i rendesishem eshte çeshtja e demshperblimeve. Te pushkatuarit politik trajtohen me demshperblim sikur jane denuar me 8 vite burg dhe sikurese e permend me siper ky eshte nje ligj diskriminues dhe i paparnueshem por as dhe ky ligj nuk zbatohet pasi duhej te kishte marre fund qe ne vitet 2015-2016 dhe deri sot vete nje pjese e vogel ka marre keste. Nje shembull per kete eshte vendimi i keshillit te ministrave numer 509 date 13.06.2013 I botuar ne fletoren zyrtare me numer 109 date 12 Korrik 2013 me ane te cilit urdherohet liste pagesa e 734 personave te ekzekutuar politik per demshperblim por deri me sot nje pjese e vogel e kesaj liste ka marre vetem dy keste.
Nje tjeter vrasje e kryer per se dyti eshte ligji i fundit i parlamentit te Shqiperise ku ndalon dhenien e demshperblimit te trashigimetareve te dyte psh mua personalisht me kane vrare nje te njetjen dite ne gusht te vitit 1950 gjyshin dhe babin kjo e provuar ligjerisht. Pse duhet te me mohohet mua gjyshi i cili u vra me djalin e tij ne te njetin vend dhe ne te njetjen dite. Per sa me siper kjo nuk eshte vetem per te pushkatuarit por dhe per ish te denuarit ose te internuarit politik.
Deshiroj te trajtoj dhe diçka si pjese e diskriminimit kunder shtrese se persekutuar poltike. Te gjithe te internuareve politik qe jane thuajse 11 000 iu eshte premtuar qe do te demshperblehen me 1000 leke te reja ne dite por ne dijenine time kjo nuk ka ndollur.
Nje problem tjeter eshte çeshtja e letrave me vlere qe sipas ligjit duhet te konvertohen ne lek kesh pas emetimit te tyre dhe kjo nuk ka ndollur kurre. Persa me siper eshte nje reagim i detyruar ndaj regjimit ose organeve te gjitha llojeve per veprimet ose mos veprimet e tyre te papranueshme ndaj shtreses sone. Me veprimet po tentohet te mohohet gjithçka qe na takon me ligj kombetare dhe ato nderkombetare duke shfrytezuar dhe faktin qe shtresa jone pakm dhe nga pak po largohet nga kjo bote qofte dhe per aresye personale edhe natural dhe pastaj te tjeret te gjendet para faktit te kryer.
A nuk iu duket nje krim i kryer edhe me ligj mos njohja e trashigimtarise e gjithe atyre martireve te fese ne Shqiperi qe nuk kan trashigimtare te radhes se pare.
Ne e dime se ka aq shume gjera dhe padrejtesi kunder shtrese sone per tu trajtuar por ne nje artikull kjo eshte e pamundur por perms ketyre rreshtave duam te bejme nje sensibilizim kombetare dhe madje dhe nderkombetare se nese dikur Kristaq Rama si ish-sekretar i Kuvendit Popullor me te drejten e ligjit firmosi eksekutimin e shume viktimave te komunizmit sot i biri i tij, Edi Rama jo vetem po masakron me ligj shtresen tone por dhe po i mohon çdo te drejte qe na takon dhe po na poshtron deri ne ekstrem.
Prandaj ne bejme thirrje qe kjo situate te ndryshoje sa me pare sepse sikurese ka thene dhe i madhi Churchill virtiyti me i larte njerezor eshte Guximi ne ditet dhe kohe te veshitra. Shtresa jone guxoj dhe sakrifikoj cdo gje duke kundershtuar vendosjen e atij regjimi famekeq pasajot e te cilit po i vuajme dhe sot dhe do t’i vuajme deri sa te vihet ne vend vertet drejtesia ndaj ketyre njerezve dinjotiz qe me guximin e tyre deshen te shpetonim vendin tone, por fatekqesisht ne ate kohe nuk arriten, Ndersa heret a vone ne pasardhesit e tyre do arrijme ta çrrenjosim cdo te keqe te atij sistemi per te mire e te ardhmes se vendit tone.
Kryeministri Rama ecën në gjurmët
e Enver Hoxhës.
I dashur Profesor Flori,
Ju lutem, më lejoni që Juve, si Drejtor përMarrëdhëniet me Publikun i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Arteve dhe të Shkencave dhe si Moderatori Portalit të Nderuar “Agjencioni Floripress”, t’Ju drejtohem me reagimin e mëposhtëm publik ndaj bashkëpunimit të kryeministrit Rama me kriminelin Aleksandër Vuçiç, në dëm të interesave mbarë kombëtare në tërësi dhe të interesave të Republikës së Kosovës në veçanti.
Kryeministri Rama ecën në gjurmët e Enver Hoxhës.
Nisma e Aleksandër Vuçiçit, armikut të betuar të popullit shqiptar të Kosovës, për themelimin e mini shengenit ballkanik, ka si qëllim rikrijimin e Jugosllavisë së re, me synimin djallëzor për përfshirjen në të të Shqipërisë Londineze dhe për zbehjen ca nga ca të pavarësisë së Kosovës, deri në shuarjen e saj.
Në nismën e Vuçiçit sigurisht që nuk ka asgjë për t’u habitur.
Ai, si përfaqësues i shovinizmit sllav në Ballkan dhe si argat i bindur i shovinizmit ruso madh, armikut tradicionalisht të betuar të kombit shqiptar, kërkon ta përfshijë Shqipërinënë vathën neojugosllave, duke ringjallur orekset e paraardhësve të tij shovinistë të periudhës para fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur Beogradi kërkonte të siguronte një dalje në Adriatik nëpërmjet portit të Durrësit, përmes linjës hekurudhore Beograd-Durrës.
Kryeministri Rama do të bënte mirë të lexonte librin“Shtëpia e Verdhë”, me autor Prof.dr. Flori Bruqin,akademik, në të cilin zbulohet lakuriq figura e kriminelit Aleksandër Vuçiç në qëndrimin ndaj Kosovës.
Pra, synimet shoviniste të Vuçiçit jan fare të qarta.
Por e habitshme është se si ka mundësi që nismës së Vuçiçit t’i bashkohet kryeministri Rama?
Përgjigjja është e thjeshtë fare: kryeministri Rama është kreu i majtizmit në Shqipëri, majtizëm, i cili është trashëgimtar i drejtpërdrejtë i veprës tradhtare të Enver Hoxhës në marrëdhëniet me serbosllavizmin.
Ishte pikërisht EnverHoxha ai, i cili, nga hiç njeri, u peshkua me kohë e me vakt nga shërbimi sekret serb për t’u vënë në krye të Shqipërisë për interesat shoviniste të serbosllavizmit, me objektiv shndërrimin përfundimtar të saj në koloni të Serbisë, në kuadrin e republikës së shtatë, dhe për mbjelljen e farës së përçarjes tragjike ndërshqiptare.
Si shërbëtor besnik i serbosllavizmit, Enver Hoxha nuk kishte absolutisht besim në energjitë krijuese të popullit shqiptar për rimëkëmbjen e vendit pas përfundimit të luftës. Prandaj ekzistencën e Republikës së Shqipërisë ai e shikonte të pamundur jashtë ombrellës shoviniste jugosllave.
Në plenumin e Beratit të vitit 1944, emisari jugollav Velimir
Stojniçi, i cili na paskej marrë në dorë frenat e të zotit të shtëpisë në një Shqipëri pa zot,deklaroi:
“Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë sepse imperializmi do ta gëlltiste;…e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konferderatë me Jugosllavinë…
”Tre vjet më vonë dhe pikërisht më 15 dhjetor 1947,Enver Hoxha, i mbrujtur mirë tashmë me kolaboracionizmin tradhtar me shovinizmin jugosllav, në mbledhjen e Byrosë Politike del me këtë deklaratë publike, duke vazhduar poshtërimin e vendit të vet, si pas shembullit të Velimir Stojniçit tre vjet më parë:
“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri,etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…”
Nuk besoj se kishte fyerje më të rëndë dhe poshtërim më të madh se ky që tradhtari Enver Hoxha i bënte popullit shqiptar.
Po çfarë po bën kryeministri Rama, si pasardhës i Enver Hoxhës në krye të qeverisë majtiste?
Në marrëveshje të plotë me Vuçiçin, po kërkon ta futë vendin tonë në minishengenin neo jugosllav. Dhe nuk i bën përshtypje absolutisht fakti që pikërisht Vuçiçi është ai shovinist me damkë, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me të tillë krye shovinistë, si Shesheli dhe Nikoliçi, në fund të viteve ’90 patën hartuar Platformën për spastrimin etnik të Kosovës përmes masakrimit të njerëzve, vrasjeve masive,shpërnguljeve me dhumë dhe shkatërrimeve tërësore të vendbanimeve të popullsisë dhe të ekonomisë së saj.
Në reagimin e vet ndaj nismës vuçiço ramiane përkrijimin e minishengenit ballkanik, akademiku prof.dr.Dibran Fylli, reagim që ai e ka përcjellë me titullin “Ai qënuk e njeh dhe ndien tragjedinë e kombit të vet, është argati më i keq i më të keqes”, të botuar në Portalin e nderuar “Agjencioni Floripress” të datës 22 dhjetor 2019,ka folur me gjuhën e fakteve dhe ka renditur një për një tëgjitha krimet që shteti kriminal i Vuçiçit ka kryer në Kosovë në fundin e viteve ’90. Por kryeministrit Rama,çuditërisht, gjithë ato krime nuk i bëjnë përshtypje absolutisht.
Madje s’e ka për gjë të ulet dhe të bisedojë shtruar me kriminelin Vuçiç dhe të bëhet mbështetje e fuqishme e tij për krijimin e minishengenit ballkanik.
Kryministri Rama është kryetar i një partie që është trashëgimtare e Partisë së Punës, e cila, më 12 qershor1991, thjesht ndërroi emrin në Parti Socialiste,trashëgimtare e asaj partie, që e sundoi popullin shqiptarnë mënyrën më të egër, çka s’ishte parë ndonjëherë në historinë e kombit shqiptar, e asaj partie, e cila qëndroi gatitu para një krimineli me damkë, si Enver Hoxha, duke soditur me qetësi krimet e tij të përbindshme kundër të ashtuquajturve armiq të klasës.
Por partia e kryeministrit Rama, megjithëse kanë kaluar më shumë se 18 vjet që kur la emërtimin Parti e Punës dhe, me të njëjtën anëtarësi,mori emërtimin Parti Socialiste, as që e shkoi ndonjëherë nëpër mend që, si pasardhëse e partisë mëmë, të dilte me
një pendesë publike dhe t’i kërkonte ndjesë popullit shqiptar për gjithë ato krime që ajo partia mëmë kreu kundër tij për gjysmë shekulli.
Në vitin 1992, Rama pati deklaruar:
Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania”,Tiranë 1992, f. 184).
Kur u bë kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2005,Rama “harroi” çfarë kishte deklaruar në vitin 1992.
Pra,nuk e bëri “denoncimin e plotë të origjinës dhe historisësë saj”.
Për pasojë, ai është kryetar i një partie tëpaligjshme.
Kësisoj, duke mos dënuar krimet e Partisë së Punës,si paraardhëse e Partisë Socialiste, kryeministri Rama s’e ka për gjë t’i kalojë në heshtje edhe krimet e shovinizmit serb në Kosovë dhe personalisht të kriminelit Vuçiç.
Kjo është edhe arsyeja që kryeministri Rama s’e ka për gjë të shkojë me kriminelin Vuçiç në Novi Sad, në Ohër dhe ta presë me nderime në Durrës.
Kjo është edhe arsyeja që kryeministri Rama, si kryeministër i shtetit amë, nuk iu drejtua kurrë zyrtarisht Beogradit me kërkesën e vendosur për dënimin e krimeve që pati kryer në Kosovë
Millosheviçi, në bashkëpunim të ngushtë me Arkanin,Sheshelin, Vuçiçin, Nikoliçin etj., për të kërkuar ndjesë publike para opinionit ndërkombëtar dhe për të dëm shpërblyer të gjitha shkatërrimet e ekonomisë kosovare.
Me qëndrimin prej ortaku të Vuçiçit, në përpjekjet për jetësimin e minishengenit ballkanik, kryeministri Rama ka fituar urrejtjen e shumicës dërrmuese të popullitshqiptar të Kosovës.
Për më tepër, Rama kërkon t’i japë leksione Kosovës se si duhet të sillet ndaj shovinizmit serbo kriminal dhe të mos pranojë këshillat e Albin Kurtit për të hequr dorë nga bashkëpunimi me kriminelin Vuçiç,në dëm të interesave jetësore të Kosovës.
Në këtë periudhë, kur nuk po krijohet ende qeveria e re e Kosovës, megjithëse kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të 06 tetorit, kryeministri Rama, si përfaqësues i shteti amë, duhej të ndodhej më afër se kurrë me Prishtinën.
Por, me sa duket,“kontributet” e nën dheshme të Beogradit për moszyrtarizimin e përbërjes së qeverisë së re të Kosovës,duhet të jenë kolosale.
Dhe pse të mos lindë dyshimi, që ato “kontribute” jepen edhe në bashkëpunim të ngushtëme kryeministrin Rama, me qëllim që presidenti i nesërmi Kosovës të jetë pikërisht Isa Mustafa, bashkëpunëtori i ngushtë i Hashim Thaçit...
Ishin pikërisht Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ata që bashkëpunuan ngushtë me njëri-tjetrin përt’i bërë lëshime pas lëshimesh Beogradit, duke filluar nga 19 prilli i vitit 2013, pa e ngritur zërin as edhe një herë të vetme për kompensimin e shkatërrimeve kolosale që Serbia pati kryer në Kosovë.
Kryeministri Rama po hesht për këtë zvarritje të qëllimshme të krijimit të qeverisë së re të Kosovës, në vend që të shkonte në Prishtinë dhe, si vëllai me vëllanë,të bisedonte shtruar me krerët e Vetëvendosjes dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe t’u rekomandonte atyre që e mira e të mirave do të ishte që presidente e ardhshme e Kosovës të jetë pikërisht Vjosa Osmani.
A duhet menduar se Rama nuk shkon në Prishtinë se nuk e ka për zemër?
Mos vallë kjo është edhe arsyeja që ai vendosi në Kukës taksën për Rrugën e Kombit?
Ajo taksë ka për qëllim pikërisht zhvatjen e vlerave monetare nga kosovarët që vijnë në atdheun amë.
Prandaj kishte shumë të drejtë Albin Kurti kur deklaroi ca kohë më parë:
“Unë vij te Kastrioti, jo te Kastrati”.
Por ajo që të çudit edhe më shumë, është heshtja e mbarë opinionit publik në Tiranë, heshtja e të ashtuquajturës shoqëri e paqenë civile, heshtja e rinisë dhe e inteligjencies universitare për bashkëpunimin e ngushtë të kryeministrit Rama me kriminelin Vuçiç.
Domosdo që do të heshtin se individualizmi dhe përçarja
ndër shqiptare kanë traditë shumë të lashtë në historinë tonë kombëtare.
Por edhe më skandaloze është heshtja eopozitës, me në krye Lulzim Bashën.
Me sa duket,opozita e Bashës ka rënë në bark para kryeministrit Rama,i cili, si dikur Enver Hoxha, është dashuruar keq me pushtetin që prej shtatorit të vitit 2013.
Ngjarjet e muajvetë fundit dëshmojnë më së miri se në Shqipëri nuk ka opozitë burrërore, sepse lidhjet e nëndheshme të Lulzim Bashës me Edi Ramën janë “salduar’ përfundimisht në takimin e fshehtë disa orësh natën e shtatëmbëdhjetë duke u gdhirë tetë mbëdhjetë prilli i vitit 2017. Dhe gjasat tregojnë se opozita e Bashës do të shkojë në zgjedhjet e vitit 2021, me kryeministër Ramën, paçka se pas daljes së opozitës nga parlamenti, ai ka pasë lëshuar deklarata sa e sa herë nëpër mitingjet e protestave se nuk shkohet në zgjedhje me Ramën kryeministër, deklarata këto që rezultuan flluska sapuni.
Santa Barbara, Kaliforni23 dhjetor 2019.
(Autori Eshref Ymeri mbanë titulli shkencor Akademik Prof.Dr.Ph.D në AAAS).
Letër E Hapur nga intelektualë shqiptarë lidhur me „Mini Shengenin Ballkanik” drejtuar gjithë popullit shqiptar dhe Qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës
I nderuar Popull Shqiptar, të nderuara Intelektuale dhe Intelektual Shqiptar, e nderuara Qeveria e Shqipërisë, e nderuara Qeveria e Kosovës në shkuarje dhe në ajo në ardhje, të nderuar politikbërës Shqiptarë në të tëra trevat Shqiptare dhe botërore.
Të indinjuar thellë më rrjedhat e fundit rreth projektit famëkeq, të ashtuquajturit „Mini Shengen i Ballkanit” ne intelektualët shqiptar, që kemi dhënë dhe jemi duke dhënë kontribut në shkencë për të mirë të njerëzimit në tërë rruzullin tokësorë, ngrehim zërin lartë që ky projekt i ngutshëm dhe i pa reflektuar për pasojat negative që do të sjellë për Kombin Shqiptar, të ndërpritet nga ana e udhëheqësisë së Shqipërisë menjëherë.
Asociacioni në fjalë është krijesë apo ide e Serbisë, që ka për qëllim të na rifut në kthetrat e saj ekonomike dhe politike dhe çuditërisht kjo ide përkrahet nga kryeministri i Shqipërisë. Ky projekt është një dëm serioz për Kosovën, bazuar në faktin që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet. Pra, sipas kushtetutës së Serbisë kufiri i saj me Shqipërinë është ai qe ndanë Kosovën me Shqipërinë. Rrjedhimisht kufi “zyrtar” i “Shengenit të Ballkanit“ është ai që ndanë Kosovën dhe Shqipërinë. Kështu rezulton që kryeministri i Serbisë, si bashkideator apo promovues i kësaj ideje pranon që nuk ekziston kufi ndërkombëtar në mes të Serbisë dhe Kosovës, e cila nga autoritetet serbe ende trajtohet si Krahinë e Serbisë.
Ky projekt vetëm dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe tërë shqiptarët në viset Ballkanike dhe Disaporën Shqiptare. Shqiptaria, në kohen e Gjergj Kastriotit, por edhe më parë edhe më vonë ka dhënë shumë për krijimin e kësaj Europe që ekziston sot. Ne nuk kemi nevojë për asociacione me Serbinë, e cila para 20 viteve bëri gjenocid mbi popullin tonë të pambrojtur, duke vrarë e përdhunuar fëmijë, gra e pleq të pa armatosur. Serbia ende nuk na ka kërkuar falje për të gjitha dëmet që na i ka shkaktuar.
Ne Shqiptarët e kemi vendin në Bashkimin Europian, nuk kemi ndonjë dobi strategjike të bëjmë bashkim vëllazërim më popujt sllav që dem-babadem janë munduar të na shkatërrojnë dhe stopojnë të hapërojmë përpara.
Lusim të gjithë Popullin Shqiptar në tërë botën të ngrehin zërin kundër këtij projekti anti-Shqiptar. Kërkojmë nga Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës të dalin kundër këtij projekti të pa menduar mirë se çfarë pasojash do ketë për të ardhmen e Kombit tonë. Kërkojmë nga qeveritë e shteteve të Shqipërisë dhe të Kosovës që ky projekt të stopohet menjëherë.
Populli Shqiptar nuk ka nevojë të vëllazërohet me lindjen, e drejtuar nga Rusia, që nuk njeh demokraci e të drejta të njeriut. Ne kemi aleatët tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet më të zhvilluara perëndimore, që praktikojnë vlera të mirëfillta demokratike, ne duam të hapërojmë bashkërisht me këto vende që janë garancë për prosperitetin tonë.
Historia nuk do na falë gabimet që bëjmë sot dhe që do shkaktojnë pasoja negative për gjeneratat tona të tanishme dhe për ato të ardhme. Nëse ne intelektualët heshtim sot, kemi devalvuar shkencën që ne bëjmë, kemi devalvuar të vërtetën që ne ia kemi borxh ti tregojmë popullit tonë dhe tërë njerëzimit.
Politikbërësit e Shqipërisë, ata të Kosovës, të tërë vendeve Shqiptarofolëse të Ballkanit dhe më gjer i ftojmë të bashkëpunojnë më neve, ne do i këshillojmë që mos bëjnë gabime të cilat do na kushtojnë shtrenjtë dhe nuk mund të korrigjohen më.
( Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD dhe Prof. Dr. Jahja Kokaj, PhD).
***
Reagim i Akedemisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane kundër
"Mini Schengen"-it
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork,Tiranë,Prishtinë, Shkup,Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D; Bordi si dhe Senati akademik,reagon ashpër kundër marrëzisë së "Mini Schengeen"-it,me takimin e djeshëm në Tiranë.
Gjendje tragjike e popullatës shqiptare e pas termetit ,ku Qeveria e Edvin Kristaq Ramës, duhej të mirrej në vazhdimësi më tragjedinë dhe pasojat e termetit ai mirret dhe hapë plagë të reja në dëmë të Kosovës.
Ideja antihistorike e "Mini Schengen"- it nuk ka lidhje me baashkëpunimin mes popujve,por është një formë e dalë boje e Sërbisë së Madhe.
Kjo ide fashizoide është antihistorike dhe antishqiptare që e plasuan Aleksandër Vuqiçi,Zoran Zajev dhe Edvin Kristaq Rama.
Ata Platformën e nxorrën prej bërllogut të plehrave të ASHAS- Serbe(ANUS-it Serb).
Serbia Millosheviqjane bëri luftë disa vjeçare në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë .
"Fitorja " e Sërbisë ishte ishte shfarosja e popullsisë së pafajshme boshnjake,kroate dhe shqiptare ...Dhe falë sakrificës së boshnjakëve,kroatëve, shqiptarëve lufta u fitua me gjak dhe më ndihmën e amerikanve dhe forcave të NATO-së.
Shqiptarët i kanë aleatet e tyre në ish YU (kroatet dhe boshnjakët)dhe ata duhen të bëjnë pjesë në Projektin e Schengeni-it Evropian me aleatët dhe jo në Projektet që udhëhiqen nga ish shefi i informacionit të kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviqit.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiçi është varrëmihësi i shqiptarëve dhe sovranitetit të Kosovës.
I bëjmë thirrje publike premierit shqiptar zt.Edvin Kristaq Rama,që të heqë dorë nga marrëzitë antikombëtare ,nga Kosova dhe "Mini Shengeni".
Të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë për këtë Projekt anti-kombëtar, që e "anulon" Pavarësinë e Kosovës dhe vendos që shqiptarët e Shqipërisë , Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në gjendje varësie nga vetë Serbia.
Kjo nuk është e ardhmja e shqiptarëve ,por e shkuara tragjike ,
kundër ringjalljës së të cilës duhët të veprojmë të organizuar 15 milion shqiptar të organizuar rreth flamurit të përbashkët shqiptar.
"Mini Shengeni " është akti i fundit i likuidimit të biznesit të mesëm në favor të oligarkëve të importit dhe rritjes së largimit eventual të shqiptarëve në emigracion.
Ky akt margjinalizon pozitat ekonomike të Republikës së Kosovës
në rajonin Ilirik duke e vendosur Kosovën praktikish nën embargo ekonomike dhe duke anashkaluar çdo përpjekje të kastës politike për shkembin teritorësh ,por tani më një formulë të re.
Akademia e Skencave i lutë të gjithë shqiptarët që të reagojnë për rreziqët që i kanosën ekonomisë dhe politikës shqiptare nga këto projekte fashizoide që shkojnë në favor të Serbisë post millosheviqiane.
Edvin Kristaq Rama nuk e njeh dhe ndjenë targjedinë kombëtare, është argati me i keq i së keqës gjithë kombëtare.
Drejtori për mardhënie me publikun në AAAS(ASHASHA)
Flori Bruqi
Nju Jork,Tiranë, Prishtinë,Shkup, 22.12.2019.
***
AI QË NUK E NJEH DHE NDJENË TRAGJEDINË E KOMBIT TË VET, ËSHTË ARGATI ME I KEQ I MË TË KEQES
Nga Akademik prof.Dibran Fylli
(Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencve dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup)
Edi Rama e solli në Durrës një kriminel, i cili le që i mohon krimet e shtetit të vet në Kosovë, por të parët e tij Durrësin e quanin “serpsko primorje”, por këtij narkomani duhet treguar shkurt e shqip, se ka kush e mbron popullin dhe trojet shqiptare, sepse ky njeri i sëmur psikik nuk ka të drejtën ta përfaqësoj as popullin e Kosovës e as të Shqipërisë.
Populli është ai që duhet t’ia tregoi vendin këtij klushi të keq i cili po e sjell ujkun n’torishtë!
Një Kryeministër apo një lider shtetëror që nuk e mbron Kushtetutën e vendit të vet, ai është asgjë më shumë e as më pak se një tradhtar! (lexo neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë).
Edi Ramoviç, po t’i përkujtoi edhe njëherë sesa ishte çmimi i lirisë për popullin e Kosovës (kjo vetëm gjatë viteve 1997/1998/1999):
-Shtëpi të shkatërruara të popullatës shqiptare: 100.589
-Shkolla të shkatërruara me dokumentacion: 358
-Zyra të vendit: 71
-Shtëpi kulture: 30
-Biblioteka publike dhe shkollore: 93
-Objekte shëndetësore: 123
-Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
-Kisha katolike: 5
-Objekte ndihmëse - përcjellëse: 88.101.
Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 - 12 qershor 1999:
-Të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,
-1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
-296 fëmijë deri në 5 vjeç.
-1.739 femra
-1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
-1.450 banorë ende janë të pagjetur.
-Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.
Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro 1 milion refugjatët të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së. Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte:
-443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
-247.800 në Maqedoni,
-69.300 në Mal të Zi;
-21.700 në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pra, sipas të dhënave të sakta ishte një total prej 782.100.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë:
-13.639 në Gjermani,
-7.581 në Turqi,
-5.829 në Itali,
-5.730 në SHBA, pastaj edhe në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael e vende tjera të botës...
Qysh kur është paralajmëruar takimi i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor janë shfaqur pakënaqësi dhe kundërshtime të mëdha nga populli shqiptarë, sidomos nga popullit i shumëvuajtur dardanë, por kjo as që i bëri përshtypje një Kryeministri të sëmur psikik siç është Edi Rama dhe Compania e tij narkomane.
Ky njeri i veshur herë si “kuller” e herë si “pasha”, herë me rroba të çuditshme e herë pa to fare, duhet ta dijë, apo e dinë fare mirë së Aleksandër Vuçiçi, që po i shtrëngonte dorën aq miqësisht, ka qenë planifikuesi i zhdukjes, në mos edhe ekzekutuesi i qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës gjatë kohës së luftës.
Edi Rama, ky psikopat i dalë “tefteri” si duket i ka humbë barabarja nga doza e tepruar dhe po bënë sikur po iu dhimbset Kosova, po iu dhimbset populli dardanë, por ja që këtij soji nuk i dhimbset askush, madje as nuk din të vlerësoi ata vëllezër që dje kur që nevoja, ndër të parët iu gjenden në krah për t’i ndihmuar e zbutur sado pak dhembjen...
Të gjitha këto, populli nuk i harron, ashtu siç nuk do t'i harron as ty!?