2019-12-27

Dënohet Prof.DR.Sali Berisha


Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha ka humbur një tjetër proces gjyqësor për shpifje për një status të publikuar në Facebook.


Ish- numri 1 i qeverisë shqiptare u padit në vitit 2018 në Gjykatën e Tiranës për shpifje nga pasardhësi i tij Edi Rama.

Paraditen e të premtes gjyqtarja Marjana Dedi e gjeti përgjegjës për shpifje zotin Berisha duke kërkuar pagimin e një dëmshpërblimi, prej 500.000 lekësh kryeministrit Edi Rama.

Më 14 Tetor 2018 Sali Berisha publikoi këtë status në Facebook ku thoshte se familjet mafioze Rama, Xhafa, Balla e Tahiri janë nën hetim ndërkombëtar jo nga një por nga disa agjenci të vendeve partnere.

Gjykata mbërriti në përfundimin se ajo çfarë kishte publikuar zoti Berisha nuk ishte e bazuar në fakte. Gjatë seancave gjyqësore pala mbrojtëse e kryeministrit në këtë proces I tha gjykatës se pala e paditur duhet ti vërë në dispozicion të gjykatës faktet apo grup faktet ku bazohej statusi zotit Berisha.

Në të gjitha seancat gjyqësore avokati zotit Berisha dështoi në sjelljen e provave e si pasojë gjykata e pati të lehtë të mbërrinte në përfundimin se ishte konsumuar shpifja.

Pas gjyqeve të fituara me Jorida Tabakun, Arben Imamin ku me Sali Berishën është i treti fituar nga kryeministri Rama për shpifje.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...