Shkruan Akademik Prof. Jahja Lluka
Në vitin 1985, Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe (SANUS), përgatitën Memorandumin e tyre.
Përpilimin e tij e bënë këta akademikë serb : Pavle Iviq, Antonije Isakoviq, Dushan Kanazir, Mihailo Markoviq, Milosh Macura, Dejan Medakoviq, Miroslav Pantiq, Nikola Pantiq, Lubisha Rakiq, Radovan Samarxhiq, Miomir Vukobradoviq, Vasilije Krstiq, Kosta Mihailoviq, Ivan Maksimoviq, Stojan Çeliq dhe Nikola Çobeliq.
Për here të parë Memorandumi i SANU-së ,nuk i atakokonte vetëm shqiptarët, por edhe kombet e kombësitë e tjera në ish Jugosllavi.
Aty gjejmë dokumente me synime , objektiva, destinime të qarta për forcimin e Serbisë dhe vazalitetin e sajë ndaj popujve shumicë dhe pakicave në ish YU.
Idetë dhe qëllimet kryesore të përpilimit të këtij dokumenti janë :
1. Krijimi i “Serbisë së Madhe” nëpërmjet ndërhyrjes në KSA të Kosovës, si dhe
2. Marrja e ish-Jugosllavisë nga brenda në kuptimin politiko-juridik, ushtarak dhe shtetëror.
Të gjitha të tjerat që thuhen në këtë dokument kanë të bëjnë me kohën, me ngjarjet, me njerëzit. . .
Cili ishte shkasi i drejtpërdrejtë i përpilimit të Memorandumit të SANUS-ë ?
Përpiluesit e këtij dokumenti(Akademikët e SANU-së) ishin nisur nga preteksti se Serbisë “i ishte bërë padrejtësi” për shkak se gjoja i ishte ndarë KSA Kosova, si dhe KSA Vojvodina.
Asnjëra nga këto dy krahina autonome s’kishin qenë asnjëherë territor origjinal serb.
Serbët kishin filluar politikën e ekspansionimit territorial me metodat e dhunës, e të krimeve.
Këto dy krahina, nuk ishin territor serb, por ishin të pushtuara dhe të aneksuara nga vetë Serbia.
“Paknaqësitë” dhe “vuajtjet” serbe ishin të renditura në faqet e këtij dokumenti nga pinjollët e nacionalizmit serb në SANU.
Akademikët serbë, e kishin hartuar Memorandumin për ta njohur opinionin dhe për të krijuar opinion lidhur me gjërat që “ata besonin se ishin ashtu”.
Ata u tmerruan nga idealet e lirisë ndër shqiptarë.
Idealet e veta shoveniste Beogradi i kishte akumullar për një shekull . Ata i luftonin me zjarr e me hekur, por dot nuk arrijtën ti shuanin.
Ky fakt, me të vërtetë, qe tronditës për Beogradin dhe Shtetin Serb !
Memorandumi lindi për më pak se katër vjet kohë pas shpërthimit të demostratave në Prishtinë(mars 1981).
Në anën tjetër, Jugosllavia, pas viteve të ’80-ta, po futej në krizën pa shtegdalje politike dhe sidomos ekonomiko-sociale.
Në ish Jugosllavi kishte rënë niveli i prodhimit. Poashtu korrupsioni ishte shtrirë gjithandej.
Klasa punëtore varfërohej në vazhdimësi dhe se Jugosllavia tashmë ndodhej e mbytur nga borxhet e shumta në botë.
Një shkak tjetër mund të gjendet te defektet e sistemit socialist dhe vetëqeverisës jugosllavë.
Sistemi nuk kishte arritur të mënjanonte rrugën e deformimeve ligjore, të mbingarkesave administrative, të korrupsionit, të varfërisë etj.
Në këtë kohë, tashmë ishte krijuar klasa e varfër e punëtorëve.
Investimet e mëdha jugosllave bëheshin kryesisht në Armatën Popullore Jugosllave(JNA- APJ)që kishin shkaktuar një debalans serioz në koston e shpenzimeve në nivelin federal dhe të niveleve të tjera, në raport me koston e jetesës dhe të zhvillimit në përgjithësi.
KrizaJugosllavisë fillojë fill pas vdekjës së kryetarit të saj më 5 maj 1980.
Një diçka e pahetuar tashmë i kishte ndodhur Jugosllavisë: hyrja në borxhe të mëdha.
Në vitin 1985, Jugosllavia i kishte borxh botës mbi 17 miliardë dollarë.
Në anën tjetër, ndonëse ishin në vendin e tretë për nga numri i popullsisë, shqiptarët mbeteshin vazhdimisht jo vetëm populli më e pazhvilluar, por edhe populli më i injoruar dhe më i diskriminuar në ish-Jugosllavi.
Në përgjithësi, vendet socialiste dhe vetë socializmi si sistem të cilit i takonte edhe Jugosllavia, nuk kishin krijuar stabilitetin e nevojshëm për të funksionuar me sukses, kurse kalbja së brendshmi e sistemit socialist ishte një punë që vështirë fshihej.
Vendet e kampit socialist ishin të përçara dhe në konfrontim të hapur me Perëndimin.
Beogradit i duhej përligjja shtetërore e aksionit që po e ndërmerrte në Kosovë.
Në të vërtetë, i duhej mbulesa politike-ligjore, kuptohet “në emër të Federatës” Jugosllave .
Fillimisht u ndërmorën masa në terren: arrestime, burgosje, diferencime, lëçitje, por edhe masa shtrënguese politike, administrative, policore etj.
Pastaj u nxorën ligje të ndryshme speciale (les derogis), si dhe u krijuan fonde të ndryshme materiale për sanimin e gjendjes.
Të gjitha këto masa ishin represive.
Nuk po sanohej thelbi i problemit, por mbështjellësi i tij, e të cilin mbështjellës serbët e synonin për veten e tyre.
Kosova u vendos në karantinë. Në këto rrethana kaotike lindi ky dokument.
Ja se çfarë shkruhej nga publicistët dhe nga historianët e huaj lidhur me aktivitetin e nacional-komunistëve serbë, siç qe edhe Sllobodan Milosheviqi:
“Duke shfrytëzuar çështjen e Kosovës, Milosheviqi me shkathtësi të madhe e shëndërroi veten në një lider ‘kombëtar’. Ky rol I tij e bëri të mundur atij që ta paralizonte opozitën dhe të merrte pushtetin e makinerisë së Partisë Komuniste Jugosllave .
Ai kishte dy burime të vlefshme të përkrahjes:
Radiotelevizionin e Beogradit, nga njëra anë, i cili kishte transmetuar sa herë fjalimin e tij të Fushë-Kosovës, si dhe, nga ana tjetër, aktivistët nacionalisto- shovenstë të Kosovës, të cilët organizonin mitingjet dhe protestat e mijëra demonstruesve të zemëruar në Beograd dhe në qytete të tjera” (Noel Malcolm, “Kosova një histori e shkurtër”, Koha, Prishtinë - Tiranë 2001).
Nacionalizmi serb, duke u shërbyer me “çështjen e Kosovës” si paravan, kishte nuhatur “tunelin” në të cilën tashmë Federata jugosllave ishte duke u futur pa kthim.
Kuptohet, me të tjerë, në historinë e popullit serb.
Në varrimin e Aleksandër Rankoviqit, ish-funksionar i lartë i UDB-së, më 20 gusht 1983, në Beograd morën pjesë mbi 100. 000 veta.
Paradoksi tjetër: serbët po bëheshin gati t’ia kthenin shpinën shtetit për të cilin kishin derdhur gjak, sidomos shtetit prej të cilit kishin vjelë të mira të ndryshme, pa kufi!
Jo, ata ishin forcuar shumë, ishin frustruar shumë, ishin fobizuar shumë dhe ishin duke e humbur kontrollin në mënyrë masive me realitetin dhe me rrethanat e kohës.
Në këto rrethana u shkrua Memorandumi. Dhe, kur këtyre gjërave ua shtojmë faktet e lartpërmendura ndikuese, yshtjet, çmendurinë nacionaliste, Beogradi jo vetëm u hyri planeve megalomane dhe të rrezikshme, por po bëhej gati për të gjitha: madje edhe për luftëra.
Në të vërtetë, më 1989, në demonstratat e studentëve serbë, disa herë është dëgjuar edhe parulla: “Sllobodan, Sllobodan, ec përpara deri në Tiranë!”.
Por, në shtator të vitit 1991, gjatë një pushimi të shkurtër në rivierat greke, Milosheviqi i kishte shprehur hapur njërit nga qeveritarët më të lartë grek dëshirën e tij për bashkimin e tokave Serbe, në “Serbi të Madhe “.
Akademik Prof.Mr.sc.Jahja Mustafë Lluka(1952-)
Akademik Prof.Mr.sc.Jahja Mustafë Lluka,lindi në Pejë më 17.03.1952,ku e kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimeet e larta të Elektroteknikës i vijojë në Zagreb.Pas kthimit nga Zagrebi,studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.
Akademik Prof.Mr.Sci.Jahja Mustafë Lluka
Është magjistër i mardhënieve ndërkombëtare.Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetetuese të Kosovës.
Më 1990,pas protestave të shumta në qytetin e Pejës,themeloi së bashku më shumë shokë"Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta",ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh Kryetar,post të cilin e mban edhe tash.
Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptar nga puna, nga ana e ish regjimit të dhunshëm serbo-sllavë, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje në nevojë që vuanin për kafshatën e gojës.
Jahja Lluka,bashkë më shumë veprimtarë tjerë pejanë,themeloi "Këshillin e Solidaritetit", këshill ky që i ndihmojë minatorët e "Trepçës",të "Goleshit", të "Kishnicës", të "Fabrikës së Municionit" në Skënderaj,si dhe grumbulluan dhe dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptar të Komunës së Pejës.
Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për tu vetëmbrojtur nga hordhitë fashiste serbe.Ka bërë burg në burgun e Dubravës.Lipjanit,Pejës,Pozharevcit etj.
Është shkrimtar si dhe publicist letrar. Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës .
Ka botuar këta libra:
1.Edhe ti Atdhe
2.Vargje vetmie
3.Mos eja në ëndër
4.Në kalanë e zemrës sime
5.Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rewthina 1912/1994
6.Për Shtetin tim,Kosovën
7.Kosovo from "Naçertanie"to independence 1844-2008
8.Përmbledhje shkrimesh.
Është funksionar i lartë politikë që nga pas lufta e deri më tash.
Flori Bruqi