2019-12-29

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kundër paketës anti-shpifje: Është guri i themelit për një regjim jodemokratik

KOSOVË- Paketa anti-shpifje ka hasur në kundërshtimin e spektrit të gjerë në Shqipëri, si në media dhe në politike. Por sot ka ardhur një reagim dhe nga disa organziata të shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, të cilat shprehen se mbështesin lirinë e shprehjes në Shqipëri dhe të gjithë kolegët e tyre që po luftojnë kundër censurës.

Në një deklaratë të përbashkët këto organizata shprehet se asnjë nga vendet e BE nuk ka sistemtin që po propozon qeveria shqiptare kundër mediave. “Këto projektligje mund të kthehen në një gur themeli për një regjim jodemokratik. Për sa më sipër, organizatat e mëposhtme, mbështesin organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe i kërkojnë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të tërheqë projektligjet”, shtohet më tej.
Featured image of article: Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kundër paketës anti-shpifje: Është guri i themelit për një regjim jodemokratik


DEKLARATA E PLOTË

Ne, organizatat e shoqërisë civile të Kosovës, Me shqetësimin për rrezikun që i kanoset lirisë së shprehjes në Republikën e Shqipërisë, vërejmë sa më poshtë: Qeveria e Shqipërisë ka propozuar krijimin e një regjimi të kontrollit administrativ të medias online me supozimin se dëshiron të “disiplinojë” median online. Ky është një kuadër regullator i papreçedent për botën demokratike dhe lirinë e shprehjes. Asnjë prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian nuk ka sistem të tillë.

Sipas organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare të lirisë së medias, këto projektligje nuk duhet të miratohen, sepse cënojnë liritë themelore të njeriut duke vendosur presion të papërshtatshëm mbi mediat përmes dhunës financiare disproporcionale të imponuar në rrugë jashtëgjyqësore. Sipas një deklarate të organizatave të medias, këto projektligje mund të kthehen në një gur themeli për një regjim jodemokratik. Për sa më sipër, organizatat e mëposhtme, mbështesin organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe i kërkojnë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të tërheqë projektligjet.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...