Mediet e robëruara: Censura e zbulon të vërtetën


censura2_thumb
“Censura nuk përfundon asnjëherë. Ajo gjithmonë mbetet e fshehu”, thotë një plakatë nga fushata e organizatës braziliane të lajmeve. Kjo ndoshta është kështu në Brazil. Ka vende ku edhe nuk ka nevojë të fshehet. 

Goditja më e turpshme për gazetarinë profesionale është ajo kur për çdo ditë redaktorët shkruajnë demante për lajmet që nuk i kanë publikuar.

Shkruan: Еroll Rizaov

Jetoj dhe punoj si gazetar në kohë të absurdeve kur në mediet e robëruara censura në mënyrën më të mirë e pasqyron të vërtetën. Kjo është periudha më e turpshme e gazetarisë në këto katër dekada që kur jam futur në këtë profesion, pothuajse njësoj në të dy sistemet shoqërore-ekonomike dhe politike. Osea ta them më thjeshtë, harxhova 20 vite të jetës duke e kritikuar njëmendësinë dhe komunizmin dhe 20 vite të tjera shkuan për shpresat e tradhëtuara nga kapitalizmi dhe marrëzia.

Së bashku me disa kolegë të mi gazetarë dhe redaktorë që në vitet e hershme të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ishim të bindur se sistemi paraprak është model i gabuar historik, edhe pse i dinimmirë dallimet ndërmjet komunizmit jugosllav dhe regjimeve të ashpra të vendeve të Evropës Lindor dhe asaj Qendrore. Kërkonim ndryshime të entuziazmuar nga pluralizmi dhe demokracia perëndimore. Sot, pas atyre kohërave të bujshme dhe interesante, shpeshherë e parashtroj pyetjen se cila është përgjegjësia jonë për mashtrimin e madh dhe për lirinë e premtuar me lehtësi, për glоrifikimin e kohës së re. Jo se do të kishim mundësi t’i ndalim proceset historike, mirëpo do të kishim mundur të jemi më të kujdesshëm në idealizimin e sistemit të ri të pagabueshëm dhe është dashur të jemi më pak euforikë në pasqyrën e krijonim në publik se me pavarësinë dhe me sistemin shumëpartiak do të përfundojnë të gjitha hallet e Maqedonisë dhe të qytetarëve të saj. Маqedonia sot është më pas se sa në vitin 1990 dhe vitet para saj dhe disa vite pas saj, jo vetëm në pushtimin e demokracisë dhe të lirive mediatike, në instalimin e shtetit juridik, por edhe në të gjitha sferat e jetës dhe të punës.

Pa Evropën e kemi më mirë?

Qytetarët e Maqedonisë janë më të varfër, më të pasigurtë dhe më të frikësuar se sa në vitet para ndryshimeve të mëdha historike, cilësia e jetës është më e keqe, ndërsa integrimet prioritare euroatlantike dhe europeizimi si shpresë më e madhe për hyrje në botën e lirë të përparimit, qëndrojnë në vend jo vetëm për shkak të bllokadës dhe ultimatumeve greke dhe rolit të turpshëm të fuqive të mëdha, por edhe për shkak të gabimeve të veta të elitave politike dhe intelektuale në Maqedoni. Gjithnjë e më i qartë është edhe fakti se edhe se anëtarësimi në nNATO dhe në BE nuk do t’i zgjidhë të gjitha e këtyre popujve të përvuajtur, edhe pse ky objektivitet gjithnjë e më shumë keqpërdoret për qëllime politike, se ja nuk shpejtojmë drejt Evropës, kështu e kemi më mirë. Kuptohet, që moti e dijmë se nëse hyjmë në familjen evropiane nuk do të rrjedhë qëmusht dhe mjaltë, derisa vetë të mos i bëjmë punët që duhet t’i bëjnë qytetarët dhe elitat e tyre, të cilat kanë fat ë trashëgojnë një vend edhe atë mu në Evropë. Dy milionë njerëz, që kanë shtet tashmë 70 vite, të shpërndarë në 25 mijë kilometra katrorë tokë të shkëlqyeshme, që është vetëm dy orë larg Parisit, Londrës, Berlinit, Romës dhe Moskës nuk mund të jetojë keq, nëse i respekton 25-mijë viktimat që kanë rënë në luftën atdhetare antifashiste, të cilët e donin me të vërtetë lirinë, demokracinë dhe atdheun e tyre dhe nëse mundet me guxim udhëheqësve të tyre politikë t’u paraqesë kritere për udhëheqjen e suksesshme të vendit.

“Zgjedhja e Sofjes” në gazetarinë e Maqedonisë
Një nga ato parakushte është edhe lirimi i medieve të robëruara.

Nëse në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të 20-të ishte akt heroik të gjykohet keqpërdorimi i pushtetit dhe përdhosja e demokracisë së brishtë, sot në dekadën e dytë të shekullit të 21-të kjo është herezi, akt armiqësor, që mjafton t’u vëndojnë në shtyllën e turpit si tradhëtar, mercenar i huaj, spiun, kodosh… Nëse më parë vetëcensura dhe redaktorët e dëgjueshëm ishin problem i madh i redaksive që përqesheshn në qarqet intelektuale dhe mjediset gazetareske, sot censura ushtarake dhe komisarët politikë në redaksitë dhe shtabet partiake janë gazetarët kryesorë dhe krijuesit e mendimit publik, rojtarët e kabineteve dhe fshehtësive qeveritare, avokatë të pushtetit dhe të partive politike. Gazetarët në këto redaksi të udhëhequra nga redaktorët dhe qendrat partiake zakonisht nuk kanë zgjedhje tjetër – ose duhet ta durojnë torturën për shkak të ekzistencës, ose duhet ta lënë profesionin, për shkak se “disidentëve” gazetareskë, lexo gazetarëve me orientim profesional, u është ngushtuar hapësira për punë. Ata janë të anatemuar dhe për ta nuk ka vend në hapësirën e ndotur mediatike. Disa oaza gazetareske në mes të shkretëtirës janë pak freski ku mund të realizohen gazetarë që duan të punojnë në bazë të normave profesionale dhe etike.

Megjithatë, tragjedia më e madhe që e bënë mediet e kontrolluara, është se janë në rrugë të mirë që ta ndryshojnë perceptimin e publikut për atë se çka është gazetari e mirë dhe e lirë. Një numër i madh njerëzish në Maqedoninë e partizuar besojnë se gazetaria e mirëfilltë është ajo kur kritikohet opozita, ndërsa lavdërohet pushteti, i cili sundon tetë vite pa asnjë kontroll, se është mirë të korruptohen mediet me reklamim selektiv të fushatave qeveritare dhe partiake, se është mirë që pronarët e medieve të jenë partnerë koalicioni të pushtetit, se është mirë që gazetarët dhe redaktorët të marrin pjesë në tenderët e qverisë, se është mirë që gazetarët t’i sulmojnë kolegët e tyre që a analizojnë qeverinë në mënyrë kritike, se është mirë gazetarët të dënohen, të arrestohm dhe të dënohen në mënyrë drakonike…

Ja edhe disa shembujt të fundit që tregojnë qartëse në çfarë derexheje kanë rënë gazetaria në Maqedoni. Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë paradokohësh solli një vendim të turpshëm se askush nuk është fajtor për atë që më 24 dhjetor të vitit 2012, policia sekrete hyri në parlamentin e Maqedonisë dhe së bashku me sigurimin me dhunë i largoi gazetarët nga vendet e tyre të punës që të mos e inçizojnë dhe të mos raportojnë për rrahjen brutale të deputetëve të partisë më të madhe opozitare dhe largimin e tyre të dhunshëm nga Kuvendi. Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, që e konstatuan edhe ekspertët që e kanë shkruar Kushtetutën, pamundësimi i gazetarëve që ta informojnë publikun nuk kishte asnjë rëndësi për gjykatësit kushtetues. Ata sollën vendim dyfytyrësh dhe si ushtarë partiakë e zbatuan urdhërin. Veprim për të ardhur keq dhe i turpshëm.

Publiko demant pa atë që demantohet

Аgjencia për medie këto ditë bëri presion publik mbi dy televizione, edhe atë 24Vesti dhe Telma, vetëm për shkak se në mënyrë profesionale dhe objektive e informojnë publikun para zgjedhjeve. Ministria e të Vërtetës nëpërmjet agjencisë për medie u përzi drejtpërdrejt në politikën redaktuese të këtyre dy medieve. Për akuzat e liderit opozitar, Zoran Zaev, për korrupsion në partinë në pushtet dhe personalisht të kryeministrit Nikolla Gruevski, mediet e robëruara e informojnë publikun në mënyrë origjinale, të paparë në vendet me demokraci minimale. Nuk publikohet lajmi se çka ka thënë Zaevi, por publikohen demantet dhe çka ka thënë për këtë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja. Tragjikomikë duken gazetarët dhe redaktorët e televizioneve dhe gazetave të kontrolluara, të cilat për çdo ditë shkruajnë demante të lajmeve që nuk i kanë publikuar. Kështu, ndodh situata absurde kur censura dhe heshtja në mënyrë të qartë e tregojnë të vërtetën, Kush gënjen edhe vjedh thotë populli. Tani është duke u përvetësuar teknologjia e re e leximit të gazetave dhe e shikimit të televizioneve. Një pjesë e publikut, për fat të keq akoma më i vogël, më tepër vëmendje i kushtojnë asaj që nuk do të thuhet dhe nuk do të shkruhet në medie, asaj që fshehet nga qytetarët, e gjithnjë e më pak i besojnë asaj që trumpetoeht me të madhe. Kjo është mirë për një fillim të ri. 

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit