2019-12-31

Flori Bruqi : Babain e Nënë Terezës e vranë pabesisht pushtuesit serb: Sot tre vjetori i shenjtërimit të saj

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Bota kujton sot shenjtoren shqiptare. “Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” është thënia epike e Nënë Terezës, e cila sot mbush tre vjet nga shenjtërimi, grua kjo bujare shqiptare që u përkul para njerëzve të varfër pa dallim race, etnie dhe ҫfarëdo dallimi tjetër, për t’ju ndihmuar me aq sa kishte mundësi, por duke e bërë të pamundurën duke e angazhuar tërë qenien e saj humane që t’u mundëspjë ndihmën e duhur.

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, kur në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj.

Gonxhe Bojaxhiu, e cila në të gjithë botën njihet me emrin Nënë Tereza, u lind në Shkup më 1910, nga prindër shqiptarë.

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Që në moshën 12 vjeçe kishte dëshirë të bëhej misionare “për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit”.


 Në moshën 18 vjeçe hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, pas dëshpërimit të thellë për vrasjen e babait të saj nga pushtuesit serb që sapo kishin pushtuar tokat shqiptare, përfshi Shkupin ku jetonte deri atëherë e lumtur Gonxhe Bojaxhiu me familjen e saj.

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Babai i Gonxhes si një njeri me kulturë të thellë dhe me autoritet në popull kishte shkuar në Beograd me një grup të shquar të banorëve lokalë për të kërkuar nga autoritetet serbe tashmë të instaluar si pushtues që t’i lejonin të jetonin të qetë në vatrat e tyre autoktone. 



Por babai i Gonxhes nuk u kthye i gjallë nga ai udhëtim gjë që e dëshpëroi rëndë vajzën e re shqiptare e cila ishte tejet e lidhur me babain e saj. Ky akt thuhet të jetë determinues që ajo të marrë rrugëtimin e saj që do ta bënte të pavdekshme.



Për një kohë të gjatë ajo iu përkushtua njerëzve të varfër dhe të pambrojtur, ndërsa në vitin 1950, në Kalkuta të Indisë, themeloi urdhrin e saj te murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë. 

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Krahas kësaj, misioni i saj punonte në ndihmë të strehimit të fëmijëve të braktisur në gjithë botën, kurimit të leprozëve, në ndihmë të viktimave të Sidës dhe kishte hapur një qendër për ta në Shtetet e Bashkuara.
Rezultate imazhesh për familja e nene terezes
Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Ajo prehet në selinë e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta.


Në përkujtim të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës, edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar një foto të saj me presidentin Ronald Reagan, në 21 qershor 1985, që e kanë cilësuar si “Foto e ditës e Ambasadës amerikane në Tiranë”.

“Foto e Ditës | 21 qershor, 1985. E shoqëruar nga Zonja Reagan, Nënë Tereza i shpreh mirënjohjen presidentit Ronald Reagan gjatë ceremonisë ku ajo u dekorua me Medaljen e Lirisë .