Beqir Kastrati lindi në Pejë(1911) , ku kreu edhe dy klasë të fillorës në gjuhën shqipe.
Për shkaqe politike,bashkë me familjen ,emigroi në Shqipëri.
Vazhdoi gjimnazin në Shkodër,ndërsa diplomoi në degën e Normales.
Në vitin shkollor 1932-1933 emërohet mësues në shkollën fillore në Krumë të Hasit.
kryemësues , edukator , drejtor i shkollës dhe i konviktit “Kosova”.
Në pranverën e vitit 1941 ishte ndër mësuesit e parë të kualifikuar që erdhën në Kosovë për të hapur sshkolla shqipe.
Së pari ishte në Plavë, ku hapi kursin e shqipës, pastaj mësues dhe kryemësues në Deçan.
Më 1946 ishte drejtor i Shkollës Normale Shqipe në Gjakovë, si dhe mësimdhënës për lëndët histori, pedagogji, matematikë dhe muzikë. në po këtë shkollë.
Nga viti 1953, po në Gjakovë. ushtron detyra të ndryshme në arsim: drejtor i Gimnazit ”Hajdar Dushi”, themelues i Shkollës së Amvisnisë, mësimdhënës në Shkollën Ekonomike, drejtor i kovikteve për shkolla të mesme.
Nga viti 1958 është mësimdhënës i gjuhës frënge në Normalën dhe Gjimnazin e Prishtinës, drejtor i konviktit të Normalës dhe këshilltar pedagogjik në Prishtinë.
Ishte pjesëmarrës në Kongresin e Drejtëshkrimit më 1972 në Tiranë.
Beqir Kastrti ,ishte Kryetari i parë i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës.
U morr edhe me poezi.Për punë të suksesshme pedagogjike mori shumë mirënjohje dhe dekorata të larta.
Vdiq në Prishtinë më 1989.
Libër për pedagogun dhe veteranin e arsimit shqip në Kosovë kanë shkruar Ali Llunji dhe Abdullah Vokrri , me titull :
”Beqir Kastrati- legjendë e arsimit kosovar “ (Botues “Libri shkollor”, Prishtinë , 2001).