2019-12-25

LUAJE MACË KRYET E BUALLIT.


Albin Kurti: VV bëri 4 kompromise, LDK asnjë, përtej kësaj dhe ndryshe nuk mundemi e nuk duam

Sipas liderit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili konfirmoi se ka dëshuar marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës, partia e tij ka bërë 4 kompromise në dialogun me LDK-në, ndërsa këta të fundit asnjë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE ka bërë 4 kompromise të rëndësisshme e LDK asnjë:

1. Programi qeverisës i imi si kryeministër do të jetë 50 për qind si ai i LDK-së.

2. Zëvendëskryeministri i parë do të jetë nga LDK.

3. Pesë ministri në qeveri do të jenë të LDK-së.

4. E cila edhe zgjodhi si të përzgjidhen ato.

Ofera e parmbrëmshe ishte edhe kompromisi i pestë.

Përtej kësaj dhe ndryshe nga kjo nuk mundemi, nuk duam dhe s’kemi ku shkojmë. Duam ta ndajmë përgjegjësinë qeverisëse me drejtësi e bujari duke lëshuar pe edhe pse fitues.

Në këto ditë do të dëshironim konstitumin e qeverisë së re, por duhet të presim dhe kjo i kushton Kosovës”, tha Kurti



Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konfirmuar qëndrimin zyrtar të partisë së tij sipas të cilit nuk do të ketë koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.


Kurti sot ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar të partisë së tij me ç’rast duket se kanë marrë vendim të mos shkojnë në koalicion me LDK-në.

Në rrugën e arritjes së marrëveshjes midis këtyre dy partive qëndruan posti i Presidentit të Kosovës si kërkesë eksplicite e LDK-së dhe Ministria e Punëve të Brendshme si kërkesë eksplicite e VV-së.

Dështimin e marrëveshjes, e ka konfirmuar Albin Kurti nëpërmjet një video në Facebook ku thotë se nesër do të shkohet në Kuvend pa marrëveshje.

“Është obligim i imi që t’iu njoftoj se në seancën inagururese të Kuvendit do të shkojmë pa marrëveshje. Marrëveshjes tonë për planprograme nuk mundëm t’ia bashkangjesim edhe atë për ndarje të përgjegjësive”, tha Kurti ndër të tjera.


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur ofertën të cilën ia kishte paraqitur LDK-së më 23 dhjetor2019.

Ai ka zbuluar 3 pikat të cilat ka përmbajtur kjo ofertë:

“Oferta ime e parevokueshme kishte 3 pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme.

Pika 1: Lëvizjes Vetëvendosje i takon kryetari i Kuvendit dhe nnkryetari i pare, LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le të bëjmë rrokadë, Kryetarin e merr LDK ndërsa LVV dy kryetar.

Pika 2: Presidentin e lëmë, por nëse LDK insiston, atëherë LVV-së i shtohet një ministry që është Minisria e Punëve të Brendshme.

Pika 3: Sipas kërkesës së LDK-së, MKRS ndahet me ç’rast Kultura dhe Rinia i takojnë Ministrisë së Arsimit ndërsa Sporti ministrisë së Shëndetësisë.”.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...