2019-12-24

Kristaq Rama (Durrës 31.07.1932 - Tiranë 11.04.1998)




Kristaq Rama është një nga skulptorët e rëndësishëm në historinë e artit të realizmit socialist në Shqipëri.


Rezultate imazhesh për Kristaq Rama

 Kristaq Rama i përket brezit të artistëve shqiptarë që kryen studimet e larta në Shën Petërsburg (ish BRSS) dhe që sëbashku me skulptorët Shaban Hadëri, Muntaz Dhrami, Hektor Dule, Thoma Thomai, hodhën bazat e skulpturës monumentale të realizmit socialist në Shqipëri. Kristaqi ishte nxënës i skulptorit Sabri Tuçi, në vendlindje, Durrës.
Rama Ishte nip i piktorit shkodran Zef Kolombi. Artisti pasi kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, nën drejtimin e skulptorit akademik Odise Paskali, kreu studimet për skulpturë në Shën Petërsburg, në ILA ”V.I.”Rjepin” (1954–1960). U aktivizua në moshën rinore në veprimtari sportive (“Mjeshtër sporti”, 1954)dhe është autordhe bashkautor i shumë veprave monumentale.Kristaq Rama ishte një prej skulptorëve më në zë shqiptarë të realizmit socialist, që ka mundur të lërë pas një koleksion të tërë krijimesh artistike të cilat janë vlerësuar me çmime të ndryshëm. 



Mbajnë emrin e Kristaq Ramës shumë prej skulpturave dhe monumenteve më të rëndësishëm të vendosura në sheshet e qyteteve, në fasadat e ndërtesave shtetërore dhe publike, bustet dhe punime të vendosura jashtë dhe brenda muzeve e galerive të arteve pamore në Shqipëri. Mbajnë firmën e Skulptorit Rama (si autor dhe bashkëautor me Muntaz Dhramin, Shaban Hadërin) monumentet e para të realizmit socialist në Shqiperi të mbas viteve ’60 të shekullit XX Monumenti “Kostandin Kristoforidhi”, 1962, (Elbasan, bronx, bashkautor me M.Dhramin),”Shote Galica”, 1969 (Bronx, Kukës), “Monumenti i Pavarësisë”, Bronx, Vlorë, 1972 (bashkëautor me Muntaz Dhramin, Shaban Hadërin), Monumenti “Nënë Shqipëri”, beton, 1972, vorrezat e dëshmorëve – Tiranë (bashkëautor me Muntaz Dhramin, Shaban Hadërin) etj. Rama deri në vitin 1990 realizoi mbi 200 punime në dru, mermer, gips, beton dhe bronx. 



Realizoi edhe figura historike luftëtarësh dhe poetësh (“Bato”,1981, MHK,Tiranë dhe “Migjeni” 1980,GKA,Tiranë). Kristaq Rama. ishte në grupin e artistëve që realizuan monumentet e diktatorit Enver Hoxha në sheshet e disa qyteteve dhe muzeumeve shqiptarë (Monumenti i “Enver Hoxhës”, mermer, 1988, Muzeu me të njëjtin emër, Tiranë, bashkautor me skulptorin Thoma Thomai Dhamo). Pas viteve 1990 Rama krijoi një galeri punimesh kryesisht të dimensioneve modeste kushtuar figurës njerëzore (portrete, nudo) si mund të kujtojmë: “Hermafroditi”, 1991, dru; ”Kryqëzimi”, 1991 dru (Studio e artistit); “Malësori i vdekur”, 1992 dru, (Studio e artistit); “Skënderbeu”, 1993, gur (Studio e artistit); “Fshatari”, 1993, gur (Studio e artistit); “Nudo e ulur”, 1995,alabastër, (Studio e artistit),”Tors”, 1997 dru (Studio e artistit); “Nudo në gjunjë”, 1996, mermer (Studio e artistit), “Nudo e shtrirë”, 1994, dru, Kol.privat, Greqi etj. Në fondin e GKA,Tiranë ruhen 31 punime të autorit të realizuara në gips, dru, gur dhe mermer
Ylli Drishti / Studjues arti





Biografia e artistit

31.07.1932: Lindi në Durrës në familjen e Vlash Rama, i cili punonte si shofer edhe pse kishte kryer shkollën politeknike në Tiranë. Vlashi jetoi në Durrës me familjen e tij duke ju kushtuar punës, sportit dhe familjes.
Rezultate imazhesh për havzi nela
Kristaqi kreu shkollën fillore dhe atë unike në qytetin e lindjes. Që fëmijë filloi të vizatonte dhe të krijonte figura të vogla me rërë, në breg të detit.
Në shtatorin e vitit 1943, gjermanët transferojnë familjen e Vlash Ramës në Tiranë ku ata qëndrojnë deri në çlirimin e vendit. Kristaqi, në Tiranë, aktivizohet në organizatën e fëmijve antifashistë “Debatik. Në këtë periudhë vazhdoi shkollën në Gjimnazin e Tiranës.
1946: Mëson vizatim dhe skulpturë në Durrës, në kursin e drejtuar nga skulptori Sabri Tuçi.
1947: Vullnetar në ndërtimin e hekurudhës së rinisë Durrës - Peqin
1947 - 1951: Kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, nën drejtimin e pedagogëve Nexhmedin Zajmi dhe Odise Paskali.
Rezultate imazhesh për havzi nela

1951: Ndihmës i skulptorit Janaq Paço (për 4 muaj) në realizimin e monumentit të Skënderbeut në Krujë.
1951 - 1953: Kreu shërbimin ushtarak në Tiranë, ku merret edhe me aktivitete sportive në Klubin “Partizani”, si dhe punon dizenjator në Ministrinë e Mbrojtjes. U pranua anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, dekorohet me medaljen kushtuar “10 vjetorit të ushtrisë popullore”..Lirohet nga ushtria me gradën rreshter.
1954: I jepet tituli “Mjeshtër sporti”. Piktor i dekorit të qytetit të Durrësit.

Rezultate imazhesh për havzi nela

1954 - 1960: Kreu studimet e larta për skulpturë në ILA “V.I Rjepin” në Shën Petërsburg,(ish BRSS). Punimi i diplomës titullohej “Në hidrocentralin e matit” dhe paraqiste figurën e një malësori, që mbante në supin e tij një matrapik. Në vitin 1957, gjatë studimeve, gdhend në dru “Portret malësori”, e cila u ekspozua në Shqipëri në vitin 1959, në Ekspozitën Kombëtare të Arteve, kushtuar 15 vjetorit të Çlirimit, duke fituar Çmimin e parë
1960 - 1962: Inspektor i Arteve Figurative në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës.
1962 - 1966: Drejtor i Galerisë së Arteve, Tiranë
1966 - 1970: Drejtor drejtorie në Ministrinë e Kulturës dhe më vonë në Ministrinë e Arsimit
1970: Skulptor në profesion të lirë, për realizimin e Monumentin “Nënë Shqipëri” (Varrezat e dëshmorëve, Tiranë).
1973: Takon në Milano piktorin Ibrahim Kodra, gjatë një udhëtimi pune në Itali sëbashku me skulptorët Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri. Takon në Akademinë e Romës skulptorin Paride Fazini, bashkstudent me piktoritn shqiptar Zef Kolombi.
1975: Vizitoi Kinën
1975 - 1977: Punon dhe jeton në qytetin e Korçës, sëbashku me kompozitorin Nikolla Zoraqi, ku realizoi dhe përmendoren “Guerrilasi”.
1970 - 1989: Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Në legjislaturën e dhjetë, ishte Kryetar i Komisionit të Arsim Kulturës në Kuvendin Popullor dhe në legjislaturën e njëmbëdhjetë ishte anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Gjithashtu skulptori Rama ka marrë pjesë në jetën politike duke qenë Anëtar i Pleniumit të Partisë të Rrethit Tiranë, ndërsa në jetën artsitike ka qenë: Kryetar i Komisionit në Galerinë e Arteve, Tiranë; Anëtar i Komitetit të Çmimeve të Republikës; Anëtar i Komisionit Shtetëror të Arteve; Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Kristaq Rama ka drejtuar ateljenë e skulpturës monumentale në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë.
Rama ka marrë pjesë në ekspozitat Kombëtare dhe ato ndërkombëtare të organizuara nga Ministria e Kulturës nga viti 1960 -1990, duke u vlerësuar për aktivitetin e tij artistik. me çmime të ndryshme Ai është vlerësuar me tri Çmime Republike : (në vitin 1965 me Çmimin e klasit III, për monumentin e Kostandin Kristoforidhit, Elbasan; në vitin 1970 Çmimin e klasit I, për monumentin “Shote Galica”; në vitin 1974 Çmimin e klasit I, për monumentin “Pavarësia”, Vlorë.
1963: Vlerësuar me Çmim Nderi në Bienalen e Aleksandrisë, Egjypt.
1969: Vlerësohet me titullin “Skulptor i Merituar”
1978: Dekoruar me Urdhërin e Flamurit
1979: Vlerësohet me titullin “Skulptor i Popullit”

Krijimtaria artistike e artistit
1954 - 1960: Realizoi nëntë vepra gjatë viteve të studimeve akademike..
1960-1970: Realizoi njëzetedy vepra.
1970-1980: Realizoi dyzetepesë vepra.
1980-1990: Realizoi dyzetetetë vepra
1990-1998: Realizoi pesëdhjetëekatër vepra
Disa nga veprat e artistit në bashkëpunim me skulptorë të tjerë në vite.
Kristaq Rama sëbashku me skulptorët Shaban Hadëri dhe Muntaz Dhrami kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë.
1969: Monumenti “Sulm partizan”, bronx, Vithkuq, Korçë
1972; “Monumenti i Pavarësisë”, bronx, Vlorë
“Monumenti Nënë Shqipëri”, beton, Tiranë
1974: Shtatorja “Lenini”, bronx, Tiranë
Kristaq Rama sëbashku me skulptorët Shaban Hadëri, Muntaz Dhrami dhe Hektor Dule kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë
1970: Monumenti “Lufta e Vlorës e vitit 1920”, Bronx, Vlorë
1974: Relievi në fasadën e Kryeministrisë, beton ,Tiranë
Kristaq Rama sëbashku me skulptorët Shaban Hadëri, Muntaz Dhrami dhe Thoma Thomai Dhamo kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë.
1969: Monumenti “Partizanët”, bronx, Krujë
Kristaq Rama sëbashku me skulptorin, Muntaz Dhrami kanë realizuar një vepër monumentale në skulpturë.
1962: Monumenti “Kostandin Kristoforidhi”, bronx, Elbasan.
Kristaq Rama sëbashku me skulptorin Hektor Dule kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë.
1975: Shtatoren “Marinari”, allçi, Tiranë
1976: Figurën kompozicionale “Metalurgu”, bronx, GKA, Tiranë.
1985: Kompozimi “Në anije”, allçi, Tiranë.
Kristaq Rama sëbashku me skulptorin Niko Thana kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë.
1978: Monumentin “Lavdi dëshmorëve”, Bronx, Krujë.
Kristaq Rama sëbashku me skulptorin Thoma Thomai Dhamo kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë
1988: Shtatoren “Enver Hoxha”, mermer, e vendosur në Muzeun Enver Hoxha në Tiranë, e cila u thye gjatë shkatërimit të Muzeut në vitin 1991.
1998: Relievi “Familja”, bronx, Tiranë.

Ylli Drishti / studjues arti

(Të dhënat për “biografia e artistit” janë marrë nga Monografia “Kristaq Rama” e autores Suzana Varvarica Kuka, SHB.”Zenit”, Tiranë, 2004

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...