2019-12-24

Mini Schengen-i Rama,Vuçiq,Zajev,Gjukanoviç

Pse Brukseli do të krijojë një Jugosllavi  kërkon që të fitojë kohë, përmes një ideje të lindur më parë në Ballkan. “Presidenti i sotëm, Aleksander Vuçiq e kishte formuluar: nuk do të ishte më praktike të lidheshin vendet e Ballkanit në një zonë ekonomike të përbashkët?  Ky do të ishte hapi i parë për anëtarësim në BE.

Bashkimi Evropian e pranoi me falënderim këtë ide”, shkruan gazeta gjermane duke e cilësuar unionin doganor si një instrument të mirë për BE që të fitojë kohë. “BE-së nuk i duhet të pranojë anëtarë të rinj, sepse ne jemi kureshtar se BE  po ballafaqohet me probleme të brendshme, dhe po tregohet e pafuqishme të pranoj anëtar të rijë, por me këto konstelacione po mundohet që  në të njëjtën kohë të ruan influencën e saj në Ballkan.”

“Die Welt” thekson se Ballkani Perëndimor nga ana ekonomike është për evropianët i parëndësishëm, por ai ka rëndësi në kontekstin e historisë evropiane. Kohët e mëdha të zgjerimit kanë kaluar, prandaj prej vitesh po diskutohet si një instrument unioni doganor, një instrument që e çaktivizon fuçinë e barutit me emrin Ballkan dhe nga ana tjetër nuk e detyron BE të zgjerohet.

“Komisionari i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka sjellë formulën “Varësi pozitive”, e cila mund të ndikojë në ç,tensionimin e konflikteve etnike në rajon. Por në fakt kjo do të ishte një rilindje e Jugosllavisë së vjetër, sigurisht  vetëm si union doganor dhe transporti.

Pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e BE. Por këtë herë bashkë me Shqipërinë. Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, do të kishim pra një union të shteteve pasuese më të varfra të Jugosllavisë. Mund ta kuptosh pse Beogradit i pëlqen një gjë e tillë. Në një konstelacion të tillë, Serbia do të ishte një peshë e rëndë.”

Prof. Dr. Nijazi Halili
AAAS NEW YORK USA

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...