Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës, Kryetar të Kuvendit.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit”.
“Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Bashkimi Europian ditë më parë ka kërkuar që sa më shpejt të bëhet konstituimi i Kuvendit. Kërkesë kjo që e kanë mbështetur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.