2019-12-26

Shumë zhurmë për Festivalin e 58 të Këngës në RTSh


La gazetarët pas dere

Featured image of article: La gazetarët pas dere/ Elvana Gjata paska folur pas Festivalit: Nuk ka kupë por ndihem e fituar

 Elvana Gjata paska folur pas Festivalit: Nuk ka kupë por ndihem e fituar

Elvana paska folur për “Euronews”, ku edhe ka thënë se pavarësisht që nuk fitoi kupën dhe u rendit në vend të dytë ajo tha se rëndësi për të ka publiku dhe mbështetja e madhe që merr prej tij.


Featured image of article: La gazetarët pas dere/ Elvana Gjata paska folur pas Festivalit: Nuk ka kupë por ndihem e fituarElvana Gjata.

TIRANË- Elvana Gjata një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar u fitoi çmimin e dytë në Festivalin e Këngës në RTSH-së, ndërsa çmimin e parë e fitoi Arilena Ara.

Ndërkohë u vu re që Elvana Gjata nuk reagoi pas Festivalit, ku përveç fjalës së Arilenës dhe Sara Bajraktarit që fitoi çmimin e tretë nuk pati asnjë reagim tjetër.

Por siç duket Elvana paska folur për “Euronews”, ku edhe ka thënë se pavarësisht që nuk fitoi kupën dhe u rendit në vend të dytë ajo tha se rëndësi për të ka publiku dhe mbështetja e madhe që merr prej tij.

“Nuk ka kupë, nuk ka festival që mund ta kthejë atë që publiku më ka dhënë këto 15 vjet karrierë. Absolutisht që nuk mund t’ju gënjej se çdo konkurrues dëshiron që të fitojë, por unë ndihem e fituar vërtetë. Ndihem e fituar që ditën që kam nxjerrë këngën. Të gjithë shqiptarët më kanë bërë repost dhe e ndjej që e duan këngën. Nuk gënjej për këtë gjë dhe ata nuk gënjejnë kur ma thonë këtë gjë dhe e ripostojnë.”- u shpreh këngëtarja.


I gjithë festivali në vetvete shkaktoi mjaft debat dhe polemika për shkak të ndarjes së çmimeve, dhe u përfol gjatë pse çmimi shkoi për Arilenën dhe jo për Elvanën.

Tre ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion
. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

Ndarja e çmimeve ka sjellë mjaft reagime në rrjet, dhe një prej tyre ishte edhe ai i prezantueses Alketa Vejsiu. Kjo e fundit mori përsipër që t’i kërkonte të falur publikisht Elvanës, e cila pas ndarjes së çmimeveu mbyll në dhomëdhe bojkotoi post-partyn.


Featured image of article: “Pse ia nuk ia dhatë Elvanës por Arilenës”, Rita Petro kritikon Alketa Vejsiun: Nuk ka të drejtë t’iu hedh fajin njerëzve
“Pse  nuk ia dhatë Elvanës por Arilenës”, Rita Petro kritikon Alketa Vejsiun: Nuk ka të drejtë t’iu hedh fajin njerëzve

Alketa në një nga reagimet e saj, mbështeste Elvanën, duke fajësuar jurinë, e për këtë deklaratë, Petro ka thënë se është shumë e pafalshme.

Featured image of article: “Pse  nuk ia dhatë Elvanës por Arilenës”, Rita Petro kritikon Alketa Vejsiun: Nuk ka të drejtë t’iu hedh fajin njerëzve Rita Petro dhe Alketa Vejsiu

 Rita Petro, shkrimtarja e njohur që ishte në jurinë e Festivalit të RTSH-së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon, ku edhe ka folur për polemikat e shumta të festivali i 58-të i RTSH.

Ishte Arilena Ara ajo që fitoi çmimin e parë në Festivalin e këtij viti, një ndarje çmimesh kjo që surprizoi të gjithë publikun, madje edhe vetë Elvana Gjatën që u renditit në vend të dytë.

Menjëherë pas përfundimit të natës finale të Festivalit, pati kritika dhe sulme kundrejt jurisë që ndau çmimin. Ndërsa shkrimtarja Rita Petro e cila ishte vendimarrëse për këtë trofe, reagoi dhe kritikoi moderatoren e Festivalit, Alketa Vejsiut.

Pasi vetë Alketa në një nga reagimet e saj, mbështeste Elvanën, duke fajësuar jurinë.

Në lidhje me këtë deklaratë, Petro ka thënë se është shumë e pafalshme.

Rita Petro: Një nga organizatoret doli hapur dhe bëri edhe dallimin mes jurisë vendase dhe jurisë së huaj dhe mendoj se kjo ngjalli një pakënaqësi shumë të madhe edhe pse u dhanë votat. Votat shumë mirë se ne nuk i kishim të fshehta, por kjo na ndau në dy pjesë siç jemi zakon në politikë PD-PS. Kështu u nda edhe kjo, njëri majtas dhe tjetri djathtas. Pse ia nuk ia dhatë Elvanës dhe ia dhatë Arilenës.

Mustafa Nano: Unë Alketës nuk i pëlqeva një gjë atje. Alketa është një preznatuese shumë e zonja…

Rita Petro: Po mbajti gjithë atë koncert.


Mustafa Nano: I mban ajo të gjitha llojet e peshave, por në fund fare manifestoi simpatinë e vet për një këngë. Për mua është e pafalshme, pasi ajo më fyen mua që jam në shtëpi.

Rita Petro: Përveç se preznatoi është organizatore sepse e ka emrin bashkë me regjisoren..

Mustafa Nano: Nuk ka të drejtë të shprehë simpatitë e veta për këngën.

Rita Petro: Nuk ka të drejtë një dhe të krijojë tek njerëzit dhe t’u thotë njerëzve që këta e kanë fajin ju merruni me këto. Ajo nuk shkonte fare. Megjithatë punë e saj.

I gjithë festivali në vetvete shkaktoi mjaft debat dhe polemika për shkak të ndarjes së çmimeve, dhe u përfol gjatë pse çmimi shkoi për Arilenën dhe jo për Elvanën.

Tre ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

*****



Nga Petrit Ruka- Poet


Jap e marr ta kuptoj këtë tekst të ndyrë që më doli para dhe nuk ia dal dot. Kjo quhet këngë…dhe qenka trasmetuar në Festival. Me një tekst të tillë dikur nuk të linin të këndoje as në hale.



Shijoheni.
Teksti: Elvana Gjata

Këndon: Elvana Gjata
Kupton: Elvana Gjata



5 milion shqiptarë paguajnë RTSH për ndyrësi të tilla dhe na na na-n e saj…
Tmerr artistik.

Organizatorët e këtij festivali duheshin “arrestuar” në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit te kultures kombëtare shqiptare.

Duhet hartuar me ngut një ligj i posaçëm që këngët në Festivalin e RTSH duhet të vijnë patjetër në standard dhe të kenë poshtë firmën aprovuese të dhjetë poetëve më të mirë të vendit. Unë vetë nuk do ta pranoja këtë tekst edhe sikur të vinte me muzikën e Ennio Morricone-s.



“Ti kam fal ty me tana
Me tana o me tana
Dashni me fal
O kush ka me ma nal?
A ma thua edhe sa
Duhet të pres ty me të pa
Ta di, dua ta di dhe sa
Kohën ndale, ndale
Të shkoj ngadale ndale
O më ngadale ndale
Na na na na na…”
…………………………

Turpi e mbuloftë emrin e atyre regjisorëve, udhëheqësve artistikë, prezantuesve, redaktorëve, kompozitorëve që kanë emrin në titrat e këtij produksioni me tekste të tilla. Një ditë bota do të qesh me të madhe me idiotësinë e tyre. Tallja e brezave që vijnë do t’i shoqërojë edhe aty ku do te jenë, në varr.


*****



Featured image of article: Elvana Gjata “tërbohet”, pasi nuk u shpall fituese e Festivalit në RTSH: Bojkoton post-festivalin (reagon e motra)




Elvana Gjata “tërbohet”, pasi nuk u shpall fituese e Festivalit në RTSH: Bojkoton post-festivalin (reagon e motra)
Kënga e Elvanës edhe pse nuk fitoi festivalin, “Me tana” është një ndër këngët më të pëlqyera dhe nga më të dëgjuarat.


Elvana Gjata konkuroi në “Festivalin e Këngës” me këngën me “Me tana”. Para disa ditësh ajo ishte pretendente për çmimin e madh, dhe që do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurosong. Por, rezultatet mbrëmjen e djeshme treguan të kundërtën, Arilena Ara fitoi çmimin e parë, ndërsa Elvana u rendit e dyta. Kënga e Elvanës edhe pse nuk fitoi festivalin, “Me tana” është një ndër këngët më të pëlqyera dhe nga më të dëgjuarat.

Pasi fituese u shpall Arilena motra e Elvanës, Migena, e cila e ka mbështetur gjithmonë Elvanën ka reaguar, duke thënë se edhe pse nuk fitoi çmimin e madh ajo ka fituar zemrat e publikut prej 15 vjetësh. Ndërkohë që Elvana u mbyll edhe në dhomën e artistëve duke mos pranuar që të dalë e të urojë kolegen Arilena Ara.

“Ti fitove publikun, ti fitove zemrat e njerëzve, siç ke bërë gjithmonë, të paktën për këto 15 vitet e fundit”, shkruan Migena e cila është gjithashtu një artiste e njohur e muzikës klasike dhe operas.

Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSH, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

****
Featured image of article: Regjisorja shqiptare Elma Doresi mbështet Elvana Gjatën pas festivalit: Jam e lumtur që nuk fitove, i kurseve vetes kritikat

Regjisorja shqiptare Elma Doresi mbështet Elvana Gjatën pas festivalit: Jam e lumtur që nuk fitove, i kurseve vetes kritikat

Reagon regjisorja Elma Doresi ndaj Elvana Gjatës, pasi kjo e fundit nuk mori çmimin e parë në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH.

Featured image of article: Regjisorja shqiptare Elma Doresi mbështet Elvana Gjatën pas festivalit: Jam e lumtur që nuk fitove, i kurseve vetes kritikat Elma Doresi dhe Elvana Gjata 

Tiranë- Elma Doresi, regjisorja shqiptare është shprehur se është e lumtur që “Festivalin e 58 të Këngës në RTSH”, nuk e fitoi Elvana Gjata. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Doresi shprehet se nëse çmimin e parë do e merrte Elvana Gjata i gjithë rrjeti do të mbushej me shprehjet: “E fitoj nga boli”, “E fitoj se ka bosin”.

Ajo shprehet se Elvana Gjata i kurseu vetes disa statuse dhe komente, ku në to do të shfaqej bullizëm ndaj këngëtares.

“Jo. Ska analiza e kritika të tilla. Por vetëm : bolo, bosi, tallava .Statuse e komente pa fund. Ngatërrohen shijet me mendimet. U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin : Festivalin tek ne. Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente. Ps : Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani”, shprehet ajo.

Reagimi:Jam e lumtur që nuk fitoi Elvana. Sepse sot do ishte mbushur rrjeti me keq : E fitoj nga “boli” . Ky bullizëm i shëmtuar.
E fitoj se ka “bosin”.

Të gjithë do të hidheshit më keq se çjeni hedhur.

Tallava. Kjo fjalë që është kthyer në moton e ditës. Nuk lexova një status me analizë të mirëfilltë. Një analizë profesionale. Një analizë pa mllefe. Një analizë bindëse.


Jo. Ska analiza e kritika të tilla. Por vetëm : bolo, bosi, tallava .Statuse e komente pa fund. Ngatërrohen shijet me mendimet. U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin : Festivalin tek ne. Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente. Ps : Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani.



*****

Featured image of article: ‘Çfarë emocioni’, Arilena Ara reagon pas fitores në festival. Ja kë falenderon këngëtarja


‘Çfarë emocioni’, Arilena Ara reagon pas fitores në festival. Ja kë falenderon këngëtarja


Në një reagim në mediat sociale Arilena shkruan se është një emocion shumë i madh pas marrjes së trofeut.

Featured image of article: ‘Çfarë emocioni’, Arilena Ara reagon pas fitores në festival. Ja kë falenderon këngëtarja Arilena .


Tre ditë pas fitores së festivalit të 58-të në RTSH, Arilena Ara, ka vendosur që të thyejë heshtejn. Në një reagim në mediat sociale Arilena shkruan se është një emocion shumë i madh pas marrjes së trofeut.

Më tej ajo ka falenderuar të gjithë pjesëtarët e ekipit të saj që e kanë ndihmuar për këngën dhe perfomancën në festival. Ndërkohë nuk ka thënë asnjë fjalë për organizatorët, këngëtarët pjesëmarrës, por nuk ka falenderuar as jurinë dhe publikun.






“Çfarë Emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte. 
Darko Dimitrov OUR MUSIC. I love You❤️ Lindon Berisha per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje. 

Rezarta Skifteri për artin qëndisur në karakterin tim!

 Make up by Lili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim! Ergys Zhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive. 
Faleminderit florent Boshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme. 

Maestro Mario Deda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë. Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse! “SHAJ’”, shkruan Arilena.

Me këtë reagim këngëtarja tregon se gjithçka e ka arritur vet dhe fal ekipit të saj dhe në një farë mënyrë kërkon të shuajë zërat që shprehen se fitorja e saj nuk ishte e merituar.


Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...