Akademik Isuf B.Bajrami
Historia na mëson se,perandoritë e mëdha janë shpërberë më së shumti nga konfliktet e brendshme se sa të jashtme.
Shqiptarët duhet ta dinë se më së shumti rrezikun e kanë prej Serbisë, dhe në historinë më të re, shqiptarëve përçarjet ua kanë bërë politikanët e ndikomë dhe politika serbomadhe!
Formula “Përçaj e sundo“, është një thënie e vjetër popullore dhe shumë e vërtetë dhe shume e qëlluar.
Kjo vlen jo vetëm për shqiptarët,por edhe për BE-në dhe për NATO-n.
Kjo është më se aktuale, edhe tani, pas disa zhvillimeve në Lindje të Europës dhe Lindjen e Mesme.
Sa për BE-në mendoj se do të ishte një gabim, nëse do të përçahej dhe do të shpërbëhej.
Kështu do të përfitonin euro-skeptikët dhe kundërshtarët e BE-së.
Me këtë rast më duhet të them si shembull, për se në historinë më të re u shpërbë BRSS-ja dhe jo SHBA-ja.
Kjo ka ndodhur sepse SHBA-ja nuk ka një politikë "përçarëse por ka një politike bashkuese",kështu që kundërshtarët e SHBA-së kot e kanë.
Kjo ka vlejtur dhe besoj se vlen,më shumë se kurrë për shqiptarët,sot edhe në të ardhmen.
Shqiptarët nëse duan të bashkohen,atëherë duhet që ta mundin dhe ta lënë mënjanë këtë thënie “Përçaj e sundo“.
Natyrisht se kjo vlen për të gjithë shqiptarët,jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e tjerë që janë të shpërndarë nëpër botë dhe parti politike të ndryshme!
Pra, është më e mirë dhe më e drejtë që të bisedojnë në mes veti dhe të gjejnë zgjidhje për çështjet me interesa të përgjithshme nacionale,jo të përçahen!
Vendi i Lekës;23.12.2019