Kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga seanca konstituive, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se për partinë e tij Vjosa Osmani do të ishte e pranueshme për postin e presidentit të Kosovës.
Konjfuca u shpreh se për Vetëvendosjen nuk ka kurrfarë problemi nëse Vjosa Osmani propozohet si emër nga radhët e LDK-së për presidente të Kosovës.
“Mendoj që përderisa jemi në opsionin A dhe ky opsion është presidenti jashtë bisedave, unë mendoj se është kot të flasim për emra.
Nëse shkojmë në opsionin B të zgjidhjes dhe hyn edhe presidenti atëherë Lëvizja Vetëvendosje mendoj se nuk ka kurrfarë problemi me emrin e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës në kuptimin e asaj çka ajo besoj se do të performonte”, tha ai në Dukagjin.
Kjo deklaratë nxiti reagime në LDK. Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu në një prononcim për Insajderin, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosja nuk ka të drejtë në asnjë moment që ta përcaktojë se kush do të jetë president i vendit nga radhët e LDK-së.
Veliu deklaratën e Konjufcës e quajti të pamençur dhe ndërhyrje në politikat e brendshme të LDK-së.
Kujtojmë se VV e LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje. Pengesë është bërë pozita e presidentit të vendit, që LDK po e dëshiron, por këtë po e kundërshton partia e Kurtit.