Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (Liberalna demokratska partija-LDP) Çedomir Jovanoviq ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) duhet të pushojë së përzieri në vendimet politike dhe se me përfshirjen e vet po e rëndon edhe më shumë pozicionin e Serbisë në bisedat me Kosovën.
Jovanoviq ka thënë se "mitomania e të gjitha tubimeve të KOS-it , mungesa e ndjenjës për realitet, mungesa e brengosjes për jetët e njerëzve dhe projektet e nacionalizmit serbomadh që kanë ende strehim në Kishë, po e lënë Serbinë në konflikt të ngrirë me të gjithë fqinjët.
"Vendimi për problemin e Kosovës nuk është tapi e Kishës dhe e zyrtarëve të saj, ata as që kanë më shumë të drejtë se çdo qytetar tjetër në Serbi kur bëhet fjalë për vendimin e përbashkët për një gjë kaq të rëndësishme", përcjell beta kumtesën e shkruar të Jovanoviqit .
Ai ka theksuar se KOS-i po sillet sikur pas dyerve të mbyllura ta ketë mundësinë të marrë vendime që duhet të na detyrojnë.
Jovanoviqi ka thënë se secili “duhet të shikohet në pasqyrë e të shohë cili është çmimi i përkrahjes në politikën katastrofike e cila Serbinë e ka dërguar në margjina të qytetërimit bashkëkohor dhe të pyetet ku ka gabuar".
"LDP nuk pranon që kishtarët të udhëheqin politikën, që Kisha të tërheqë ndonjë “vijë të kuqe” dhe as që përmes qëndrimeve të saj të nxjerrë ndonjë dokument që na detyron ne të gjithëve", ka thënë Jovanoviqi.
Ai ka përfunduar me fjalët se “çdo herë arkitektet e njëjtë të shkatërrimit serb po riparaqiten me ide të njëjta nga të cilat Serbia pothuajse u zhduk si shoqëri.
Jovanoviq patriarkut Irinej: Zgjidhja për Kosovën s’arrihet duke shikuar në qiell, por duke i shikuar në sy shqiptarët
Jovanoviqi ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për leksionet politik të Irinejit e të presidenti të Rusisë Vladimir Putin.
Liberale Demokratike (Liberalno-demokratska partija- LDP) ka kumtuar se nuk e pranon thirrjen e patriarkut Irinej që të shikohet në qiell dhe të pritet nga car Llazari që të zgjidhet çështja e Kosovës, porse, ka thënë, duhet shikuar në sy shqiptarët dhe me ta të arrihet marrëveshja që do të garantonte paqe.
„Për këtë na duhet edhe përkrahja e Kishës, e cila nuk do të glorifikonte vetëm udhëheqës ushtarakë, luftëra e humbje, por do ta respektonte paqen si vlerën më të madhe shoqërore. Në shoqërinë demokratike që e synojmë, nuk ka vend për leksionet e patriarkut, Dodikut ose të Putinit, por për synimin që shoqëria rreth nesh të demokratizohet dhe evropianizohet njësoj sikur dhe ne. E vetmja mënyrë që këtu të kemi sukses, është ta përkrahim njëri-tjetrin në këto procese“, theksohet në kumtesën e partisë së Çedomir Jovanoviqit të cilën e përcjell gazeta “danas”.
Në kumtesë shtohet se shoqërisë serbe nuk i nevojite bashkimi kundër armikut të jashtëm, ashtu siç po frikëson tash e shumë herë kisha, por asaj i duhet dialogu serioz dhe vendimi se ç’shoqëri dëshirojmë dhe si të reformohemi“.
„Deklarata e shumta politike të patriarkut Irinej nga intervista e tij në ‘Politika’, kanë për qëllim lidhjen e duarve e të këmbëve të atyre që e duan Serbinë dhe rajonin në Evropë dhe në Perëndim. Serbisë tani i nevojitet më shumë se kurdoherë arsye dhe përgjigja racionale për krizat me të cilat ballafaqohemi”, thuhet në kumtesë.
Nëse patriarku Irinej, i cili duke folur për Greqinë e Maqedoninë , nuk është i gatshëm ta urojë marrëveshjen historike me të cilën iu vu pikë mosmarrëveshjeve deceniesh dhe konflikteve, por i interesojnë vetëm mospajtimet në kishë, është e qartë që vëmendja e tij është e drejtuar në konflikte e ndërmjet tyre e jo tek e mira dhe interesi publik, ka shtuar LDP.
„Komentet pa vend të patriarkut për protesta në Banjallukë janë vetëm vazhdim i politikës së Kishës Ortodokse Serbe me të cilat nxiten përçarje e konflikte në vendet e rajonit. Kurrë kisha jonë nuk është penduar për bekimin e “Shkorpionëve” dhe të kriminelëve të tjerët ndërsa sot po vazhdon bekimin dhe përkrahjen e secilit që ka rol destruktiv dhe që përpiqet t ta ndalojë Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedoninë, Kosovën, e edhe Serbinë në rrugën për t’iu bashkuar Perëndimit”, përfundon kumtesa.
Ai ka shtuar se Serbia nuk ka potencial as ekonomik, as njerëzor për të ndjekur “imagjinatën e atyre në SPC” dhe se Kisha tash tri dekada mbështet atë që është e dëmshme për popullin.
“Nuk na duhen klerikë që bekojnë dofarë njësish të reja paramilitare, meqë një luftë e re shihet qartë si alternativë e kompromisit me shqiptarët”, është shprehur Jovanoviq.
Ai ka shtuar se pushteti duhet të pozicionohet qartë ndaj ithtarëve të ideve serbomëdha që shfaqen sa herë që flitet për Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi.