Përshëndetje atdhetare
Nga Aurel Dasareti
Absolutisht gabim të kritikohet Akademia jonë e nderuar për shkak mënyrës së të folurit, përkatësisht kur tradhtari më bërllok i kombit shqiptar quhet me emra që i përshtaten realitetit. Tradhtar që mbron me të gjitha mënyrat idetë fashiste/barbare dhe veprat e të ashtuquajturës Akademi e Serbisë, ndryshe kriminele. Nuk është ligjor asnjë tradhtar, qoftë ai edhe kryeministër që i ka vjedhur apo për 2-3 lek blerë votat dhe mbështetet nga oligarkët, jo vetëm të kanabisit.
Nuk është asnjë problem të përmendet emri i plotë i secilit prej nesh që nuk është me behane, për shembull Josip Broz Tito, Edvin Kristaq Rama, Soros...
Shqiptari nuk duhet të mbetet vasal i të huajve. Mini-shengeni është vdekja totale e shqiptarisë. Këtë e thonë dhe argumentojnë të gjithë dashamirët e Kombit dhe Atdheut tonë të copëtuar. Thjeshtë, nuk është me rëndësi nëse këtë na e paska apo nuk e paska kërkuar ndonjë person nga Gjermania, mjafton copëtimi i trojeve tona nga Otto Bismark në Kongresin e Berlinit 1878. Ne nuk do të mbetemi më vasal të askujt në vitin 2020.
Është krejtësisht normale që edhe jeta private e personave publik që e trajtojnë Shqipërinë tonë si pronë private të tyre - të dale në shesh, jo si në kohën e xhaxhit, tashmë popullata patjetër të dije se kush e udhëheqë në greminë.
E dërgoj artikullin tim të para një muaji për mini-legenin
http://floripress.blogspot.com/2019/12/reagim-i-akedemise-se-shkencave-dhe.html
“MiniShengeni”
ballkanik është dalje në det e
Serbisë përmes Shqipërisë
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Sipas Artit Luftarak, qasja më e mirë për veprim në luftën kundër kundërshtarit
të dobët (siç është Shqipëria në raport me Serbinë), është të marrësh një shtet
paprekur. Për të fituar mbi armikun pa
përdorimin e forcës është kulmi i aftësive. Prandaj, nuk befasohem për
“Shengenin” e binjakëve serbomëdhenj Rama-Vuçiç.
***
Mënyra se si e shoh unë
Shqiptarët i meritojnë politik-bërësit që i kanë,
përndryshe përveç tjerash nuk do të lejonin asnjë këlysh të trajtojë atdheun
tonë të përbashkët si me qenë pronë private e tij.
Ky gënjeshtar kronik e i
pabesë që punon të shtyj Shqipërinë nën Serbo-sllavi,e bën këtë sepse nuk
mërzitet për reagimet e plogështa të shqiptarëve servil, apo “idiotë të dobishëm” që në trojet tona
të sakatuara i kemi me tepricë.
***
Pushtimi serb i Shqipërisë- zgjati nga nëntori
1912 deri në 25 tetor 1913. Serbia synonte të dilte në det, gjë që e
konsideronte si një operacion strategjik. Trupat serbo-çetnike pushtuan të
gjitha pjesët veriore të Shqipërisë përveç Shkodrës. Pra, pjesën më të madhe të
Shqipërisë kontinentale dhe pjesën më të madhe të bregdetit shqiptar të
Adriatikut, duke formuar “Rrethin e Durrësit”.
Të gjitha shtetet fqinje akoma kanë, në një masë më të
madhe ose më të vogël, pretendime në zonat me popullsi shqiptarësh autokton.
Pretendimet e Serbisë, përveç të ashtuquajturave "Serbia e vjetër" d.m.th. Sanxhaku, Maqedonia, Kosova,
përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë së sotme londineze së bashku me
bregdetin e saj Adriatik, sidomos portin e Durrësit, që i mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë
detare me gjithë botën, fuqizimin masiv të saj. Serbia përherë ka thirrur "të
drejtat historike" për të justifikuar këto pretendime.
Planet për dalje në det të Serbisë përmes Shqipërisë kanë
qenë të pranishme me shekuj në politikën serbe(dhe nuk do të vdesin kurrë).
Argumentet për to u paraqitën nga politikanë, historianë, priftërinj
sllavo-ortodoks, ushtarakë dhe intelektualë serbë, me parullën:
“Për t`i krijuar Atdheut
tonë (Serbisë) dalje në detin Adriatik!”.
JovanCvijic (1865-1927), gjeograf serb. President i
Akademisë Mbretërore Serbe dhe Rektori i Universitetit të Beogradit
propagandonte se me vendimet e Kongresit të Berlinit, "Serbia është një vend i
rrethuar" dhe kinse serbët janë "njerëz të burgosur",
dhe se Serbia patjetër të dalë në det për të fituar pavarësinë. Në ndjekjen e
kësaj politike, ai pis-milet në vitet 1912-1913 mbrojti të “drejtën” e Serbisë
për okupimin e pjesës veriore të Shqipërisë:
„Për shkak të pavarësisë
së saj ekonomike, Serbia duhet (patjetër) të ketë hyrje në detin Adriatik dhe
një pjesë të bregdetit Arban (shqiptar): qoftë duke pushtuar territorin qoftë
duke fituar të drejta ekonomike dhe komunikuese në atë zonë.
Kjo do të thotë,
pra, marrjes të një zone që me të vërtetë nga aspekti etnografik është e huaj, por
të tillë që patjetër të merret (përvetësohet) për interesa veçanërisht të
rëndësishme ekonomike, pikërisht për shkak të nevojës jetësore“.
***
I kuptoj pushtuesit gjakatarë, por jo disa megaloman shakaxhinj
shqipfolës, të cilët shprehin një miratim dhe mirënjohje të përzemërta për “Mini-Shengenin”
ballkanik. Që faktikisht do të rezultonte me:
Rilindjen e “Rrethit të Durrësit”, daljen në det të
Serbisë. Vetëvrasjen e Albani-së, zhdukjen e Dardanisë dhe gjithë
shqiptarisë.
***
Arti i luftërave
Teoria ushtarake bazohet shkencërisht në mbledhjen dhe
analizimin e njohurive për përdorimin e forcës ushtarake për të shpjeguar dhe
kuptuar luftën, dhe se si lufta mund të ndihmojë në arritjen e objektivave të
përgjithshme politike në një mënyrë efikase dhe të përshtatshme.
Teoria
ushtarake është një fushë e gjerë studimi që përfshin analizën e luftës,
natyrën e luftës, sistemin ushtarak dhe shoqërinë, organizimin, vendosjen,
mbështetjen dhe udhëheqjen e forcave të armatosura, strategjinë ushtarake,
operacionet dhe taktikat. Teoria ushtarake fiton njohuri dhe mbivendoset me
lëndë të tilla si psikologjia e sjelljes, shkenca politike, sociologjia dhe
ekonomia.
Filozofi Grek Heraklit (500 vjet p.e.s) deklaroi se lufta
është burimi i të gjitha gjërave.
Ka të ngjarë që lufta, në një masë më të
madhe se çdo faktor tjetër i vetëm, ka ndihmuar në formimin e regjimeve dhe
shteteve, ka shkaktuar krijimin dhe shkatërrimin e regjimeve dhe shteteve, dhe
ka qenë një nxitje për përparime madhështore teknologjike.
Marrja e njohurive
në teorinë ushtarake është gjithashtu një burim i rëndësishëm si për të kuptuar
historinë, për rritjen dhe rënien e regjimeve dhe shteteve dhe për mënyrën sesi
shteti në kohën tonë mund të ruajë më së miri interesat e tij të sigurisë në
kohë paqeje.
Përpjekjet e para për të sistematizuar njohuritë e luftës
me qëllimin për të fituar atë luftën tjetër, i gjejmë në Kinë, disa qindra vjet
para epokës sonë. “Arti i Luftërave”,
nga një autor kinez, u përkthye për herë të parë në një gjuhë evropiane në
fillim të shekullit të 18-të dhe që prej asaj kohe ka qenë i arritshëm dhe i ndikuar
nga mendimtarët ushtarakë. Theksi është vendosur në manovrat e luftës dhe befasi.
Shpejtësia është thelbi në të gjitha luftërat. Bëhet fjalë për përfitimin e
mungesës së gatishmërisë së armikut, avancimin atje ku ai e pret më pak dhe
goditjen, aty ku ai është më pak i përgatitur.
Ideali është fitorja pa
gjakderdhje. Qasja më e mirë e veprimit është të marrësh një shtet paprekur.
Për të fituar mbi armikun pa përdorimin e forcës është kulmi i aftësive
(saktësisht si me zbulimin e “Mini-Shengenit” ballkanik).
Aty gjithashtu theksohet kompleksiteti i luftës (grup sendesh, dukurish të lidhura-përbëra
në mënyrë të ndërlikuar) dhe mungesa e parashikueshmërisë për shkak të
natyrës së saj të bashkëveprimit midis dy aktorëve. Prandaj arti i luftërave
nuk është subjekt i rregullave të sakta.
Në “Artin e Luftës” gjejmë formulimin e parë të parimit
të Shërbimit Ushtarak: Një organizatë e ngritur nga qeveria, e financuar dhe e
pajisur nga qytetarët. Lidhur ngushtë me shërbimin ushtarak është kërkesa për
monopolin e shtetit për luftë dhe dhunë. Luftërat nuk duhet të zhvillohen nga "persona privatë", nga
fisnikët ose nga "kontraktuesit e
luftës". Fitoret eventuale të një lufte duhet të bien mbi shtetin;
pra, i takojnë ose i përkasin shtetit e jo individëve(sidomos jo “gjeneralëve” teneqexhinj, samarxhinj me shkollë fillore të
Kosovës, që tani thirren për t`u intervistuar në Hagë). Luftërat nuk duhet
të jenë në vartësi të logjikës politike të shteteve dhe sistemeve shtetërore,
as logjikës komerciale të tregjeve, as trillimeve (tekave), mundësive ose
nevojave të individëve.
***
Serbët-rusët kanë blerë tashmë shumë prona të paligjshme,
sidomos banesa në bregdetin tonë. Kur prindërit shqipfolës me një çmim prej
300-400 euro i shesin vajzat e tyre si skllevër seksi te pleqtë serb, pse të
mos i shesin edhe tokat tona?!
Se kush e si e qysh e sa i mrekullueshëm dhe miqësor ndaj
nesh është “populli qiellor” i vetëshpallur serb, dhe çka ishte dhe kush
do të jetë “Jugosllavia e Re” e dinë më mirë vetëm shqiptarët e ish
Jugosllavisë që 100 vjet u masakruan nga çetnikët.
Akoma nuk kemi mësuar asgjë nga historia, prandaj mund të
na përsëritet nëse nuk zgjohemi menjëherë dhe të reagojmë së bashku. Nuk e
marrim me seriozitet sepse nuk e kuptojmë ideologjinë e pavdekshme naziste
ekspansioniste të Serbisë, domethënë institucionalizimin (“sekret”) të kërkesave për zgjerimin e mëtejshëm të kufirit të
shtetit të tyre.Qoftë me “korrigjim të kufirit”...
Kriminelët pas timonit - Anija fundoset