Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/24

Agim Doçi : Ed Nastradini!!

Po ikën dhe kjo natë pa gjumë.
S'e di do ikë dhe nata tjetër...?
Kjo qeveri ka veç "një punë".
Të lidh me shkiet miqsin e vjetër

E kush do jetë vall Miladini?
Po ai zagari Dushan Mugosha?
Tashti udhëheq Ed Nastradini
Taulant, Ulësi, kuvend pallosha!

Ka ikur Koha e Dinjitetit...
Ka ardhur koha e maskarenjve
Jetojmë në Kohën e Antishtetit.
Politikuaj - rracë e shkërdhenjve!

Ky popull "trim", pa sedër fare.
Taksapagues gjer në mjerim.
Që Votën shet për 500 pare(!)
E meriton gjith Qèverin...

Veç në fb e rrjeta bajgash
Ju trimëroni e shpifni kot.
Ju kot nuk vishni Tanga Vajzash
Por mbushni Bar-Cafet plot?

Llak-llak, gër-mër si nuk u lodhët
Dërr-dërr gjith ditën milet kam kum
Ke 30 vjet, që duron pordhën
Do vij një ditë do hani mut...!

Iku mesnata, shiu litarë
Gjysma në çadra, muret jan' çarë
(Hiç mos lexoni vargjet e mija!)
ZOTI dënon, qanë Shqipëria

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...