Akademik Prof.Dr. Hakif Bajrami,Ph.D
(Duart e përlyera ujin nuk e kthjellin)
Republika e Kosovës lëngon nga varfëria, nga papunësia, nga padrejtësitë që na janë kurdisur nga Ahtisari, nga Rezoluta 1244 e KS OK, nga Gjykata raciste Speciale, plus mercenarët tanë të mbrojtur, plus injoranca dhe “drogëria” infektive, që palsohet nga sherbimet kontrainoformative që vijnë e shkojnë, pa një therrë në këmbë nga: Rusia, Serbia, Spanja, Qipro, Bellorusia… Kur t` i shtohen kësaj plage edhe disa “thika” pas shpine si nga Austria dhe e Djathta fashiste e Evropës, atëherë e kuptojmë pse 2 milonë qytetarë të Republikës Kosovës, nuk kanë viza me lëvizë lirishtë nepër Kontinetin e tyre, nuk janë qytetar të barabartë në Evropë, sepse dikush është pishman pse e kemi shpallë pavarësinë. A jemi edhe vet duke i bërë kësaj harange urrejtëse antishqiptare argat pa pagesë, del hapur se po, sepse lufta speciale në Kosovë nuk po zhvillohet për begatim të mendimit, fjalës dhe veprimit në dobi të lirisë e për demokraci, por për ndrëskamca dhe mertiokraci. Se, një mujashar politik në Kosovë i merr nga gjashtë e deri në shtatë rroga, është krejtë normale; se një “doktor shkence” ,me referenca të dyshimta e diku hiq pa to në ‘monografinë’ e vetme për 30 vjetë “punë kolosale”, e në realitet i ka dy e tri vende pune, kjo epidemi nuk e brengos shtresën që jeton në lluks falso fare.
Aty ku i “lëviz stazhi”, autori i “monografisë kolosale” nuk shkon në punë kurrë. Aty ku i “bluen honorari”, është madje shef dhe me atë trohë diturie të sorrës larme sjellë “vranësira e kthejllësi tmerri katran të zezë”. Madje, me një gjysëm libër emrohet (nuk zgjidhet) nga kalnet e tij edhe akademik në Akademinë, ku i botojnë me para të popullit “veprat” e veta të nxierrura nga intervistat nepër gazeta. E për intervista intervistuesit vet i kanë paguar dhe vet i kanë regrutuar, sepse kanë para. Shiqoni, se kush DEFILON nepër televizionet tona në anën tjetër si “analista dhe opinionista”, e gjuha e tyre, argumentet e tyre, janë me vlerë deri sa të mbyllet ekrani. Kjo smundje kanceroze është bërë epidemi valide që rëndon mbi kurrizin e popullit prej kah gufon banda e fajdexhive, profiterëve të sistemit, pangjyreve të promovimeve të tyre, nepër klane dhe skuta që skanojnë zdral politikë dhe indyrë poligrafike, sepse “supën” e tyre-prodhimin e tyre- librat plotë plagiatura, as qeni nuk e hanë.E ju që më dërgoni selame, më akuzoni se kam “hulumtuar në Beograd, Moskë e Atinë, pse mos ta pranoi se aty janë “Dosjet” e jueja që i kanë depnuar parardhësit e juaj.
Po ua përkujtoi, se ato dosje fotokopje ia kam dërguart Shokut Enver Hoxha, i cili kurrë nuk ka dalur jashtë kontrollit kombëtar. Madje ato dosje i ka lexuar edhe Ramiz Alia, po edhe Shoku Fadil Hoxha. (Fjalën shok e përdori sepse ata ashtu kanë pasë deshirë të quhen). E ai që po ma përmendëni, ju të selameve, më 1979, (të cilin kurrë nuk e kam njohur si njeri, më parë), në Zveçan më pati thënë kur ia përplasa në mbledhje se “Shoku yt Tito: më 21 nëntor 1944 i ka amnestuar të gjithë çetnikët;se më 8 shkurt 1945 në Kosovë ka vëndosur Diktaturë ushtarke e cila si pasojë ka pasë 29000 shqiptarë të përsekutuar; se ua ka sharë Skënderbeun 24 shqiptarëve në Beograd më 10 prill 1945, se ju po ia mungoni monografisë sime- “ARADHA PARTIZANE e SHALËS” mbi 200 faqe, vetëm për t` u dukur se shqiptarët para se të hyjnë në aradha antifashiste është si kusht të antarësohen komunist; se Lufta antifashiste nuk ka qenë komuniste; se çdo njeri i rendomt ka pasë të drejtë të jetë antifashist, si ishin SHALJANËT e sinqertë të Shalës Bajgorës dhe jo vetëm kjo”. E ai dosti juej i nëntokës dihet se çka më ka thënë: “Nëse edhe njëherë diskuton kështu, ti nuk do të arrestohesh, por do të këndon Ali Hadri mbi varr si Engelsi Marksit”. E unë iu kam përgjegjur: “Sigurishtë se ju mundeni të ma kurdisni varrin sepse keni pushtet, se keni znanat, por nuk do të më këndoni mbi varr në asnjë variantë”. Në atë njeri kurrë ma pas shiquar pas vitit 1979, si një antifashist, por si një xhelatë mediokër që ka akuzuar njerëz që e kanë mbrojtur kombin dhe pragun e shtëpisë. E sot lehtë është me shitë “patriotizëm”, por e merrni vetëm në “VJETAR” 1985, `86, `87, `88 çka kamë botuar për Diktaturën ushtarke të Titos (8 shkurt 1945), çka u kamë thënë politikanëve shqiptar publikisht në televizion se “ju nuk po lexoni asgjë, ju jeni injorant”.
Më tha këto ditë një mik duke më porositur: “Pse po i venë titujtë para emërit, kur nuk ke nevojë, se POPULLI i di të gjitha”. Po i thash, ke të drejtë. Por këtyre “akademikëve të LKJ-LDK-ës” , këtyre politikanëve anlafabetë që e marrin popullin në qafë për një pozitë në pushtet,dhe disa mediokrave që lavdohen nepër kafene dhe qyeze të zdralta, nryshe nuk mundesh me ua kthyer titullin dhe “vjamin në tru” si poligoni inflacionit, pra vetëm se në këtë mënyrë e përplasë si demode që janë ta dijnë se sa peshojnë, sepse i kam botuar 53 libra, e prej tyre nja 30-të së pakut janë kapitale për kombin tim. Madje 22 prej tyre janë të kohës së komunizmit. Folni klosharë të selameve me telefona infektiv, ku ishit ju më 1962, më 1968, 1978, 1981-1999. Edhe njëherë PO e theksoi: Isha dhe jam antifashist, por jo komunist kurrin e kurrës, si ju që ende i ruani librezat në “magje të miellit”. Nuk mundet të identifikohet ai që 1939 -1944 ka luftuar për atdhe, me atë që ka ndejtë gju me gju me klyshët e: Musolinit, Hitlerit, Nediqit dhe atyre që prenë e grinë më 4 shkurt 1944 në Tiranë, e në prill 1945,e pasi që u kthyen në Mitrovicë, shkuan me i marrë rrogat te Nediqi në Beograd. Dihën emrat, dihen dokumentet gjermansiht dhe serbisht me vula të GESTAPOS. Nuk mund të amnestohen ata që e vranë (dihet cilat loza familiare kanë investuar në këto vrsëje; janë dokuemnete e arkivuara) bje fjala: Avni Rrustemin (1924), Azem Galicën (1924), Bajram Currin (1925), Nazim Gafurrin (1928), Elez Isufin ( 1927), Shtjefën Gjeqovin (1929), i kërcnuan TRE priftërinjët katolik: Luigj Gashin, Shtjefen Kurtin dh Xhon Bizakun (1930), Millan Shifllajin (1931), Hasan Prishtinën (1933), Emin Durakun (1943), Hysni Dobrunën, Mustafë Bakinë, Hajro Plavën,Meto Bajraktarin që e ropën për së gjalli, Ganimete Torbeshin, që tri herë krimineli shqiptar e shau dhe e pshtyu deri sa ishte në litar, e ai person sot ka “autoritet”, dhe emri i tij figuron në një rrugë qyteti diku në Kosovën e mbushur me padrejtësi meskine. Po, do të thoni pse nuk i keni ndaluar. Po kush të pyet sot. Shiqoni se si promovohet disa libra dhe çka thuhet për autorsinë e tyre aty, ku “vlon patriotizmi” si kafja e Brazilit në xhezve të Zvicrës. Po neofashisti S.Millosheviq, e pati serbizuar Kosovën, duke vënë emra të kriminelëve serb, rrugëve e shesheve. Po ku mbeti, ka shkuar në brllogun e historisë, jo në saje të punës suej të përgojimeve, por si rrezultat e LUFTËS INGENIOZE TË UÇK-ës së ADEM DEMAÇIT DHE ADEM JASHAR -LEGJENDARIT. Për ndryshe, serbiani këtu do të dirigjonte ende:se për juve djali i Dragqit ende do të rrafte popullin duarthatë nepër rrugë, shtëpia e sheshe, e ju mbanit fjalime-deklata për shtyp. Nuk largohet asnjë okupator me lutje dhe ankesa, por me vargojë xhaku dhe luftë të drejtë dhe të DLIRË si loti.
Po ata që e fituan luftën më 1945 nuk u sollën me korrektësi pasi e muarën pushtetin. Por,tjetër temë është ëçshjta e pushtetit totalitar dhe ai duhet të gjykohet e objektivizohet me argumente të kohës, kuptohet pas 2 dhjetrit 1945, kur edhe në Kosovë edhe në Shqipëri do të ngjanë padrejtësi jo të vogla. Si historian as nuk mund t` i amnestoi e as t` i mbroi. Realiteti flet vet, por nëse provojmë REVANSH dhe totalitarizëm blu në vend te të KUQIT, atëherë kemi gabuar se nuk jemi për demokraci Perendimore, të cilën si teori dhe si praktikë në disa shtete e admiroi. Por edhe në rastin e parë edhe në të dytin, çështjet duhet të objektivizohen, me argumente. E çka kam fituar unë nëse e paskam “hymnizuar PPSH apo PKJ e viteve 1919 1945, kur nuk kishim asnjë shpresë so komb i robëruar, se do të shpëtojmë nga shfarosja përballë 33 programe fashiste serbiane (1836-1997), kur kundër neve thurëshin intrigat më ogurzeza, kur kundër neve u bë gjenocidi (1877/8), kur tokat shqiptare u coptuan me gërshërë në Londër (1913) e Versaj (1919) kur lidhëshin Konventa (1938), e Marrëveshje Xhentelemene (1953), deri te “Koridoret përplasëse” (1997-1999), të cilat jo ju, por unë ato dokumente i botova dhe e komporomitova atë sistem gjakatar të kralevinës dhe titizmit në çdo etapë. (Lexo: Si e okupoi Serbia Kosovën 1, 2, 3; lexo: Zavere i zloçini UDB-e prema albancima do 1966; lexo Dosjen Demaçi, Dosjen Metush Krasniqi. Dosjen Fazli Greçefci, Programet për shfarosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e Kosovës; Rikolonizimi i Kosovës 1945-1953, Naçertaninë,Shpërnguljen në Anadolli 1878-1966, etj). Po a nuk ishte lufta kundër shqiptarëve luftë speciale (1877-1999). Po lufta jonë intelektuale dhe politike ishte dhe triumfoi si luftë e drejtë-SPECIALE, por kurrë nuk do të kurorzohej pa luftën e armatosur të UÇK-ës, të cilën e urreni deri në ekstrem. E në anën tjetër: Lexone vetëm “Vjetarin”1979-1989, lexoni “Gjurmimet Albanologjike”, lexoni Rezolutat e botuar të PKJ-ës (1923, 1928, 1935, 1940), lexoni edhe veritalisht edhe horizontalisht çka mshifet në disa punime afrimative “komuniste”, si më kërcnoheni ju mercenarët e çetniko-komunistëve të Beogradit. E shtrohet pyetja: Kush nga Evropa “demokratike” plotë neofashizëm dhe sot, plotë ekstremizëm neonacist edhe sot, e ka lëshuar apo e lëshon nga grigja e atyre që vranë e dogjën nepër terr e në pikë të ditës një popull të tërë shqiparë i rëbëruar nën të tri Jugosllavitë, vetëm një zë kundër kampeve të përqëndrimit për shqiptar 1919-1924-141; 1945-1999, vetëm ne reaguam me dokumente si Shkollë e Historisë Prishtinës dhe Tiranës, që ua çiti “trutë” fashistëve dhe neofashistëve në tavolinë. Ata që kanë mbiellë urrejtje dhe vrasa meskine, prap po ulurojnë “patriotizëm’ dhe kanë korrë akull gjatë këtyre 20 vjetëve, duke u bërë prej lypcarëve “kapitalist”, duke koketuar me fashistë e titistë të territ. Pse nuk i botoni “DOSJET” sepse keni para të pista sa të doni, me të cilat dërgoni edhe selame insuficiente dhe atrfike primitive. Po cilat dosje more janë të ndaluara për një sistem që është shporrë. Pse nuk hulumtoni në arkiva dhe aty janë dosjet e të dihet njëherë mirë e tërësisht se kush ka qenë spiun, kush ka vrarë e kush ka grabitur pronën e popullit. Nëse botohen ato, e unë thëm se duhet të botohën nga lartë-poshtë, atëherë Dyzin, ju them se e keni të sigurtë, se mos ju, atëherë baballarët tuej figurojnë si hafije dhe vrasës të drejtpër drejtë në çdo etapë historike. Okupatorët nuk kanë flejtë. Nga një herë kanë gjetë mercenarë edhe pa pare. Pra, le të objektivizohen-botohën dosjet nga lartë poshtë, sepse vegjlia kurrë nuk ka pasë faj. E vërteta, vegjëlisë iu kanë pirë dhëmbët, e nivelet i kanë hangër mollat”. Pra me argumente duhet të mësohet e VËRTETA, e jo në stilin “njëqindë arusha në mal”, pale mos po e blenë rrenën dhe shpifjen dikush. PO, kam dekomumente, janë dosjet në duartë tona se kush i ka vrarë herë me pare e herë me logjistikë : Avniun Legjendar e deri te Adem Jasharin- Legjendarin. Unë nuk jamë fajtor se i njoh ato dosje, dhe nuk ju amnesotojë se një ditë do të botohën, ndoshta jo unë sepse nuk kam para, jo që nuk di dhe po ju kursej, por studentët e mi, që do të janë ma të guximshëm dhe më të aftë se unë, këtë detyrë do ta kryejnë me sukses-dhe disa veq kanë filluar punën. Kot nuk ka “plumb” që i ndalë! Unë në këtë dialektikë besoi, dhe kjo dialketikë do të fitojë. E ku do të mbetën familjet e atyre që dërgojnë selame meskine, me “pedigre” në Beograd e Hagë(!!!), që ende i kanë shtëpitë në Beograd,e për banse mos të flasim, janë ata e askush tjetër që i dërguan 62 Dosje në Hagë kundër UÇK-ës. Serbët ato dosje i kanë bërë publike. Pse mos t` i bëjmë publike edhe punët e atyre që u ndihmuan. Emrat e tyre i dini fare mirë, kur e dini si e keni themluar Komisionin hulumtues me nënshkrim dhe me vulë të partisë suej. Madje, shumë korba sot po akuzojnë tinzishtë se ky e ai i ka vrarë disa UDB-ash. Po dokuemntet e miqëve tanë tregojnë Perendimor dëshmojnë diçka trishtuese, se janë vrarë disa persona ish udabsh, nga ata të cilët kanë qenë HAFIE të tyre, dhe vrasa është bërë se HAFIA është bërë më mjeshtër se ish udbashi, se titisti alafranga dhe allaturka, si të doni, hafia e ka shfrytzuar rastin dhe ‘kallfa e ka vrarë ustahin”. E vërteta, “fshati i juej”, dokumentojnë arkiavte e Londrës, Parisit, Tiranës, Romës, Wjenës, Gjenevës (të Beogradit i di vetëm deri më 1985), se ata që vranë invalid, as krroçe nuk kanë mundësi me mbajtë, sepse të dy duartë i ka të përlyera me xhak, duke vrarë me hjekësi e pas shpine, sepse kishin pare.
*****
Tani po dalë te një pyetje konkrete që po brengosë çdo patriot shqiptarë sot
Po mbushën dy muaj dhe nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019, nuk po ndalët gjama se kush do të shkelë si “zot shtëpie”, në zyrën e iks Presidentit të Republikës Kosovës e deri teshoferi dhe sekretaresha me flokë rozë. I harruan premtimet që për 72 orë zgjidhet qeveria, dhe secili po “ëndrron” se do të ndodhë diçka, pas më pak se dy vite, në interes të formatit “A 5”. Lidhur me këtë, një telenovelë defiloi para syve të kombit për dy muaj. E ajo e kamufluar me këtë idolatri meskine krijoi: numrim dhe rinumrim të votave. Dhe, ma në fund, doli se “qëllimi u arritë”. E tërë kjo hallakamë numrimesh u orkestura që VV mos t` i ketë 31 deputetë dhe së bashku me LDK-ën plotë avanturierë të profesionit të stërlodhur nga pesha e pushtetit “institucionalist” qe tridhjet vejtë, që kompenzohet me kudratutën poligamike të Makivaleit: mos ta themlojnë qeverinë aq lehtë, sepse pastaj nuk kemi hie, nuk dukemi serioz dhe hierëndë para varafërisë ekstremetë Kosvës, madje pa hendeqe kundër njëri tjetrit, jo më shumë se për dy vjetë, do të i vjenë aksioma kësaj pune se mbetetmi në “ring” vetëm duke i venë hekura në binar njëri tjetrit. Ky fakt qysh tash, duhet të dihet, se avazi i ndërskamcave do të vazhdojë edhe më mizorisht, se lufta e klasave për 10% të popullit milionerë, e të tjerët meditës dhe nevojtarë që ulurojnë si personazhet e Migjienit, në çdo kohë për një kafshore buke, pa punë, ps strehë mbi kokë, pa shpresë, pa asgjë. E për kendë jetojmë dhe po votojmë ne qe 40 vjetë (1981-2020). Këta grabitës tokën e Kosovës do të na e kthejnë në djerrina, sepse nuk do të ketë kush për ta kultivuar. Hej, seicili i ri mendon me hikë sot nga Kosova. E mua dikur gjatë më dukej nata të shkojë në punë, për ta përhapur diturinë, kulturën pikëtishtë te rina, për një rrogë sa 30% e këtyre përbindëshave sot. E për kend jetuam dhe punuam ne. Të na i jalin këta hilegji 170-260 euro si një zallogë i venitur në diell, që e përplasë nga vendi ku peshon, seicili që e hasë në këmbë. Për kend luftuam dhe përjetuam gjenocid klasik (1 milon u arratis nga Kosova janar-qershor 1999). Gjrenocidi nuk ka thika ndryshe. Shumë shpejtë e mharruam. Shiqoni se kush mirret dhe si propogandohen kufomat e pagjetura të shqiptarëve dhe të tjerëve, kur fashistët serb i dijnë të gjitha pikat ku prehën dhe diplomacia e BE-s koketon me fashistët dhe neofashistët serbian serish. Për mua nuk është brrengë një fashist Petër Endke. Për mua është trishtuese dhe tronditëse se kudo nepër Evropë, e mos të flasim gjetiu po lajmërohet dhe po kërcnohet E DJATHTA EKSTREME-FASHISTE. Këtu pushon mikrrobi i “Nobelit” për letërsi, që vitin e kaluar mungoi e sivjet teproi mu për shkak të infektimit të kokave “serioze” akademike.
Tani, situata në Koosvë, po thonë se është afër optimalës, për sot. Por pozicionim i LDK-ës, se me çdo kusht e do fotelën e Presidentit, është vërtetë një pazar pa hangjinë. Pse? Tani dihet se PDK i ka 25 deputetë shumë të vëndsur pas filozofisë partiake. Këta nuk luajnë majtap me askend, sepse luajnë pastaj me vetvetën. E dijnë të gjithë kah kanë ardhur, ku janë dhe çka do të mbesin për të shndritë në histori. Në vijim AAK, dihet se i ka 15 deputetë, të cilët janë edhe më koshient në punën e tyre, për kombin dhe partinë, se sa “vllazërit” e tyre prej armësh-PDK-ës. Taborri i tretë politik- NISMA, pas shumë peripetish tantaliste arrijti t` i ketë 6 deputetë, për të cilët mund të thuhet se: “guri luan e ata nuk tundën nga istikamet”-janë ÇELIK të gjithë!.
Tani kur e kemi shtruar problemin për eksplikim, ende nuk kemi thënë asgjë. Po fillojmë nga pika“evolutive”, nga lartë poshtë. E kjo pikë ambivalente, rekognoscohet vetëm me Kushtetutën e Republikës Kosovës. Spjegohet dhe xhveshët pra duke u mbështetur në nenet e Kushtetutës, se Presidenti i Republikës Kosovës mund të zgjidhet me shumicë apsolute votash, kur në sallë për të votojnë 80+1 deputetë. Ky konstatim i nenit Kushtetutës, pastaj zbërthehet se në sallë të Kuvendit duhet të janë të pranishëm 80+1 deputetë, por që majftojnë të votojnë herën e tretë 60+1 deputetë.
Tash i kthehmi temës nga kreu i shtruar i problemit, për t` ia nxierr rrënjën katrore, se çka duhet për të bërë partitë e dalura nga LUFTA, të cilat për çdo ditë shahhet e pshtyhet, në mjetet informative (turp më vjen t` i citojë, por realiteti është që kundrëmon!) me shprehejt fyese dhe nënçmuese si : “Komandnatë të kaçubave”; “shkofsh në Hagë e mos u kthefshi”; ”kriminelët e SHIK-ut” e çka jo!!!. Prandaj, i bëjë PYETJE PUBLIKE kreut të LDK-ës dhe gazetës tyre mafioze, se me cilat vota do ta zgjidhëni pas dy vjetësh Presidentin “neohistorik”, kur ato vota edhe nëse i përfitoni, ato të Aleksandër Vuçiqit-“Listën serbe”, kvotën nuk e keni, sepse me të gjitha llogaritë, “pa hangjinë” hesapi del se mund t` i keni 76 ose 74 vota në sallë të Kuvendit. Me këtë fall politik që e shitëni për çdo ditë nepër portale informative dhe prstitucionale, del se atëherë kur të vijë koha si thot L. Tolstoji:’ Pse bje molla prej rremit”, si pasojë do ta keni fatin e Napoleon Baonapartës, sepse ju jeni parti “akademikësh”, “institucioalistësh” , “persidentësh historik”, “matrapazësh që i pati njohur Meshizedeku”, heu njohuri politike dhe “shkencore” ta lumsha syrin, “nuk guxon kush me ta prek kufirin” e rrenave, prap -Bonaparta: ‘Më mirë ushqyes i kuajëve, se sa imperator i vdekur”. Kuptohet, se VV me dhimbset se me qeverinë e grryer në subsatncë nga LDK, pas më pak se dy vejtësh vedni prap do të shkojë në zgjedhje, sigurishtë. Pse? Dhe çka del prej kësaj kryeneqësie totale politike të LDK-ës. Kjo do të thot se Isa Mustfa donë ta amrtizojë autoritetin e VJOSA OSMANIT e cila e solli LDK në “vicekampion” politik. Për ndryshe as vednin e katërt nuk do ta kishte. Le ta provojnë që sot çdo rizgjedhje. Dihet se tani për tani “institucionalistët saboterë të luftës” janë në turr, për të u dukur se janë “krijues të shtetit”, se koha e UÇK-ës dhe “komandantëve të kaçubave” shkoi. E, e mbani në mend, ju them sinqerisht, se Haga është gati kah shterret, në çdo lëmi sepse gjykime njënacioanle është kah kuptohet se quhet racizëm. Kjo punë e inicuar nga Beogradi me 62 dosje, me aktakuzë të F. Barambierit, K. Del Pontes dhe Dik Martiniviqit, të cilin e shantazhoi Dr Stojan M. Protiqi, ambasador i Serbisë në Bern, po shkon drejtë falimentimit, dhe me dosjet e dërguara nga “KLUBI i të NËNTËVE” me tri germa i thmeluar më 1998. Paret që janë dedikuar për ato poste gjyqtarësh dhe prokurorësh e nëpunësa teknikë për Speciale, gati janë kah hargjohën. Dhe ata që kanë depunuar më së shumiti aty, sot janë në banka të zeza vet. Nuk do të ketë “rinumrim” të votave ma aty për aty, as për ata që thurin intriga, e as për këta që kanë dërguar dosje në Hagë.
****
Atëherë, është folë e shkruar se “Sigurimi i Atdheut”, është kah koketon me shumë personalitet të dyshimta që ditën rrinin te Barka “historike”, e natën drekonin në Graçanicë e prostituta, jo të gjithë. Bajrush Behrami i ndierë-shef i informimit dhe kontrainiformiit, me ekipin e tij (ne nuk kemi ditur se kush janë, qak edhe shefi i tij njëherë me pati thënë se: “Mos Bajrushi po zgjërohet shumë?”. I thash se Bajrushi është shumë serioz në punë, mendojë. E Vërteta, kurrë nuk kam pasë dëshirë ta kuptojë, ama asnjë fjalë prej tij, me përjashtim se kur do të fillojnë bombardimet e NATO-s (Kjo ka qenë pyetja e ime e vetme drejtuar atij jeriu vërtetë historik e që për te flitet fare pak ose aspak sepse të tjerët i kanë grabit të gjitha “znaçkat” e dekorimeve, kuptohet në luftë, kundër Jugosllavisë Zhablakut. Për këtë e kam pyetë shpesh. E punën e bombardimeve të NATO-os e ka ditë Baci me kohë dhe mu për këtë nuk ka shkuar në Rambuje fare. (lexoni dokuemnetet e CIA-s, të boturara në “KOHA DITORE” më 2018 në pesëdhejtë vazhdime. Por i lexoni seriozisht dhe me maturi në mes rreshtave. I keni të gjitha përgjegjët, lexues të nderuar. Se nuk lexoni e doni ta dini se Kosovën do ta kishit të lirë me bekimin e “Shën Egjidios”, me deklarata në orën kur falet xhumaja për dhjetë vejtë, me “Melkizedekun”, e në anën tjtër janë lidhë 12 marrëveshtje me shkrim me: Milloshin, Millutinin, Odalloviqin, Shainin, Popin Pavle, Popin Aleksiev, Çernomerdinin, tri me personalitete nga Italia, që sot janë nën hetime për marihuanë, dy marrëveshje me “persoanlitete” austriake, që sot janë në kumari me Putinin, duke mos e llogaritë këtë shkrimtarin fashist Peter Hanke, që po mshifet si asutriak, e në esencë është sllavë i “konveruar” për publik. Ka edhe një xhevahir në këtë histori të “guackave të kristalta” e ato janë: Qeveria marionete që duhej të dilte e drejtuar nga Mahmut Bakalli, e që ishte akorduar nga ajo PESËSHJA që shkoi në Beograd më 15 maj 1998, nga ato zgjedhje “pralamentare” që u mbajtën më 22 mars 1998. PO mos e harroni edhe provën e fundit për qeveri marionetë në prill 1999. Më kujtohet kur “inkognito”, shkonte e vinte një person GRI Prishtinë-Shkup –Prishtinë, për dy javë rresht. Më kujtohën fjalët e Prof Abdyl Ramës: Të mjerët na në duartë e kujtë jemi”.
Pse Republika e Kosovës po shndërrohet SOT, në institucion prej së cilës përfitojnë biografi individët kur dihen aftësia e tyre shkollore dhe intelektuale, është çështje, që një pjesë jo e vogël e politikë bërësve, po “shkrin akull mediatik në borë”-që do të thot se popullin po e rrenë dhe rjep për çdo ditë. E oponioni (Populli) sot në Kosovë, ende mendon allaturka: “Do të bëhet mirë”. E unë ju them edhe njëherë publikisht:’ Ma lerëni A. Vuçiqin mua se do t` i tregoi se gjenocidi nga viti 1877-1999 nuk vjetrohet, me fakte. Shiqoni lexues të nderuar: Pse I. Daçiqi flet në KS OKB serbisht. Jo pse nuk ka kush t` ia përkthen në gjuhët zyrtare të KS OKB, por Rusia dhe Serbia duan t` i tregojnë botës se: “Gjuha serbe është gjuhë e OKB”. E ne belbzojmë me ekstremin tjetër, se po flasim anglisht, sepse “shqipja është gjuhë e panjohur”. Po mos mendoni se personi që aty po BRILON anglisht, detyrën e ka marrë nga patroni e jo nga kroni. Por e keqja më e madhe është se me këtë kalkulim dikush po nxjerr vjam pleshti në Beograd e Moskë për një kohë të gjatë.
T` i ktheheimi brendisë. Çdo parti dhe qeveri nuk bënë mirë kur në ball të dikastereve të shtetit i katapulkton injorantët dhe anlfabetët. Dhe pse mos ta shtrojmë pyetjen para popullit: Pse qe dy herë e kemi të sigurtë vednin e fundit në dituri shkollore-PISA. Nuk janë fajtor NXËNSIT, që i kemi deformuar me kubanitet librash, por është fajtor SISTEMI që arsimin e drejton njeriu që nuk e ka mbajtur as edhe një orë mësim në cilën do shkollë; e shendetësinë e drejton njeriu që nuk i njeh gjërat themelore të saj; drejtësinë e drejton njeriu që kurrë nuk ka qenë qoftë edhe një ditë prokuror apo gjykatës, se për advokat as që mund të flietet fare. E po ku jemi. Si mundet ekoniminë ta drejtojë një mafioz që i ka ndrruar katër shtete, duke lëshuar gjurmë kundrëmuese padrejtësish. Si ta drejtojmë ruajtjen e ambientit, kur ai që e drejton rreth banesës ku jeton, ambienti është plot mbeturina. Si ta drejton Sherbimin e Itelegjencës ai që tërë punën që e bën për njëzetë e katër orë, për pesë minuta i tregon prostututës edhe zorrët e bashkëpuntorit vet, vetëm për interes meskin. Si është e mundur që mos të jemi të fundit kur pjesa dërmuse e nëpunësve të UNMIK-ut dhe EULX-it rastët ma tragjike të vrasjeve politike në Kosovë, ua kanë lënë t` i hulumtojnë prokurorët: rus, ukrainas, spanjoll, sllovakë, rumunë, qipriotë, marokenë, etj, e në anën tjetër e shajmë dhe pshtyjmë çdo komandnat të UÇK-ës pa pushim qe 20 vjetë. E dini se si është zakon, se ai pushtet që e humbë luftën, pas largimit nga vendi i okupuar dhe i krimit tij, sherbimet kontrainforamtive i detyron të mbesin aty dhe vrasësit më monstruoz kanë për detyrë që të hapin sa më shumë palgë, të vrasin njerëz të devotshëm dhe të akuzojnë ata që i detyrojnë të kapitullojnë, krejtë me qëllim që të shkkatohet ma në fund, lufta qytetare.
Si është e mudur që Avokati i Popullit ta lëkund sot edhe nëse ka të drejtë: me një potez arsimin, shëndetësinë dhe policinë-tri segemtet aortë të shtetit këto ditë. Ky fenomen vetëm te ne ngjanë. Pse nuk ka reaguar Avokati i Popullit , derisa Ligji për pagat ka qenë në diskutim; pse nuk ka shkuar në Kuvend e t` ua thotë deputetëve të vërtetën, pse në fund, pse Kushtetuesëja e sjellë një verdikt i cili ndezë çrregullime sociale, të gjithë i palojnë veshët. I palojnë, krejtë me qëllim që Qeveria e re ta merr detyrën me duar të “përvluara”. Këtu dreqi nuk rrinë në therrë, por hipokrizia del prej therre për mejdan. Nuk ka dyshim se këtu dukush është kah punon për Putinin; dikush për Vuçiqin. Por, pse po notojmë disi përpara dhe nuk do të ketë fuqi për të na ndalë, sepse RININË dhe një pjesë dërmuese të popullit e kemi të dlirë. E ne që kemi informata pak ma të ‘djegsta’, ndryshe e spjegojmë, kur Putini thot publikisht në Parisë këto ditë se: “Nëse ushtria Ruse tërhiqet nga Urakina, aty do të ketë Srebernicë”. Le të flet Beogradi tash sa të dojë. E dyta, le të flitet për kembim të teritoreve sa të duan disa , qoftë edhe një gazetar pobratim i Stanishiqit, mos të ndalet se është ndalë shumë mu aty ku shkon fytyra. E besa këta dhe ata, nuk i japin pesë pare për fytyrë. E shifni Isa Mustafën katër veta i shkojnë anash dhe prapa, mos po “rrxohet”, e ai si plaka e Shkodrës me një dhamb mednon s do ta hanë Shkodrën prap-JO MORE bajlozi, don se don edhe “livadhin e Presidentit më e kullotë”!. Ai i vjen në mend kur zgërdhihej kundër atyre që e kritkonin demarkacionin me “Crna Gorën”, dhe me cinizëm bënte porosi: ‘le të shkojnë te mjeku’. E tash për cilin mjek ka nevojë kral efendi Isa Mustafa, vetëm kroçja e tij e dinë.Po si u bë akdemik, kur asnjë vepër KAITAL për ekoniminë nuk e ka. U bë sepse aty të gjithë janë me kapital NULL.
E të shohim tash kur çdo pore të pushtetit do ta kanë në dorë ‘institucionalistët akademikë’, me nga një libër e tre fertal, mu si pantollonat e vehabistëve. Këta duhet të zbulojnë më në fund se kush ka vrarë pas shpine qe tridhjet vejtë. Po, si duket do të përkujdesën shumë dhe hollësisht, për mos me dalë në sheshë, se me kenë kanë koketuar këta të: “gjallët e të vdekurit” , për pare të nëntokës, që kundërmon tradhti super klasike. Pra lufta për ta marrë Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe të Drejtësisë, është luftë për ta mvbyllë çdo rriedhë të informatave, sepse njëherë e kanë pasë në dorë e tash do të dijnë t` i mbyllin të dy çepat. E Me marrjen e postit Presidentit ëndërrojnë se të gjitha informatat do të klasifikojnë të pakën këta. Por mos të habintën se këtë aksiomë e vërtetojnë vetëm arkiva e tyre. Pra, nuk janë të ardhurat njëqindëmishe në muaj, nga tetë pozita të pafund në anën tjetër, qe tridhjetë vjetë, për dikend. Po, po këta kanë siguaruaur TAPI edhe nga “nëntoka”, por, padrejtësitë targjike dhe “komike”, të cilat si fantazma janë kah defilojnë para syve tanë, duke përgojuar e duke mos zbulluar asgjë. Deri dje, këta i kishin do shtëpia gjyësm me kashtë, e tash, kah u erdhi pasuria e tyre. E them publikisht, se pushteti i ri duhet të mirret me eksproprijimin, nacionalizimin dhe konfiskimin e pronës, që nuk është diersë e tyre.E vërteta, a ke Republika e Kosovës LLUKSIN që për një pozitë të shtyhën dy maj, flet se çka do të kemi nga pushteti i tyre. Po, i duhet këtij populli të vuajtur dhe të nepërkëmbur, një Ligjë që nuk lejon dy e tri vende pune. E ne për këto deformime bëhemi se nuk po i shoihim, nuk po i ndiejmë. Deri kurë do të na dhunojë një-dy e tri parti, për një pozitë, vetë e kemi fajin, sepse tash kur ma “koamndantët” nuk do të janë në pushtet, neokomandnatët e foteleve sigurishtë se si kanë filluar, do të bërën ma grykës dhe më helmues, më grabistës sa që do të mbesin hajnitë e mëparme si një pikë uji në Saharë, sepse deri sa t` i sigurojnë edhe beneficionet më primitive, si “puna e shoferëve” qysh tani, këta nuk do të ndalën. E ju them se, do të ndalën sepse: ka ZOT-KOHA NUK VDES KURRË, nuk ka as fillim e as mabrim, ajo triumfon mbi lindjen dhe vdekjën, b e t o h e t Z O T I, në fund të L I B R I T TË SH E J T Ë.
Më 16 XII 2019 Prishtinë