2019/12/27

“Forcimi i miqësisë me Amerikën”, mesazhi i librit të Avni Spahiut që u promovua sot


Rezultate imazhesh për avni spahiut

Avni Spahiu 

Sot, në orën 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, mbahet promovimi i librit, “Misioni i parë” i Avni Spahiut. Ky libër i ambasadorit Spahiu, është një rrëfim për hapjen e misionit të parë diplomatik të Kosovës së pavarur në SHBA.

“Misioni i parë”, është me vlerë dokumentare e historike, që rrëfen për mesazhet e rëndësishme nga Shtëpia e Bardhë; State Departmenti dhe Capitoll Hill-i, që për të parën herë shpalosen në këtë libër, rrëfen autori.

Spahiu rrëfen çka ndodhi gjatë mandatit të tij brenda mureve të administratës amerikane në vitet e para të pavarësisë së Kosovës, “të cilës i kemi shumë borxh për ndihmën që ajo i dha Kosovës”, thotë autori.
Imazh i ngjashëm
Libri i ka katër kapituj që përfshinë hapjen e misionit të parë diplomatik të Kosovës së pavarur në SHBA, konsulidimin e saj, raportet në mes Kosovës e SHBA-së, takimin me presidentët e këtij vendi, puna diplomatike në përgjithësi e shumë tema të tjera.



“Forcimi i miqësisë me Amerikën”, mesazhi i librit të Avni Spahiut që u promovua sot

“Misioni i diplomatit është burim motivimi për brezat që do të kontribuojnë në shtetndërtimin e vendit“, tha autori Avni Spahiu libri i të cilit u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Misioni i parë” mban titullin libri i Spahiut, Botimet KOHA, i cili në vete ngërthen dokumentime, intervista, me pak fjalë gjithë karrierën e tij prej diplomati në Amerikë.

Duke qenë diplomati i parë kosovar në Amerikë, ai madje është krahasuar me Faik Konicën nga historiani dhe shkrimtari i njohur Jusuf Buxhovi.

Së pari fjalën e mori recensenti i “Misionit të parë”, profesor Blerim Reka i cili e cilësoi si shumë të rëndësishëm botimin e këtij libri, sidomos për gjeneratat e reja të diplomacisë kosovare.

“Avni Spahiu është gazetar, hulumtues e diplomat i shquar. Ai është ambasadori i parë i Republikës së Kosovës, i dërguar nga shteti më i ri europian në shtetin më të fuqishëm në botë”, tha ai.

“Biomi intelektual diplomatik përshkon vetë librin e tij, me një gjuhë dhe stil të rrjedhshëm e të kuptueshëm prej rrëfyesi publicistik e letrar, ndërsa ngjarjet e këtij libri të zhysin në realitetin realitetin shqiptar. Para Spahiut ka qenë çdoherë qëndrimi zyrtar i shtetit që e përfaqëson.

“Spahiu mund të thuhet se është intelektual i kalibrit të lartë sikurse ishin Faik Konica apo Noli”, potencoi ndër të tjera recensenti Reka, kurse historiani dhe shkrimtari Buxhovi në fjalën e tij ishte më kritik. Sipas tij, gazetaria kosovare në të shumtën e rasteve i shërben konjukturave politike, duke u shpërfytyruar dhe ikur nga profesionalizmi.

“Libri i Avni Spahiut nuk fillon nga fundi por nga fillimi. Misioni i tij nis qysh nga “Rilindja” kur ai shkoi korrespondentë në Amerikë. Atëherë edhe ka filluar koncepti i prezantimit të çështjes kosovare në relacion me të huajt”, u shpreh fillimisht ai.

“Titulli i librit ‘Misioni i parë’ mund të interpretohet në forma të ndryshme. Mendoj se ne duhet të jemi më kritik. Shteti ynë ende nuk e ka siguruar vulën e fundit të shtetndërtimit dhe profesioni i gazetarisë fatkeqësisht nuk është në përputhje me interesat tona. Investimet nuk kanë qenë për t’u krijuar një gazetari pozicionale. Sot, e them me dëshpërim një pjesë e madhe e gazetarisë i shërben konjukturave politike të cilat e kanë sjell vendin në këtë gjendje, e fat më të mirë s’ka pasur as diplomacia e cila poashtu i është nënshtruar konjukturave politike”, përfundoi Buxhovi.

Analisti Nexhmedin Spahiu tha fjalë të mira për librin e Spahiut, punën diplomatike të të cilit e çmoi. Ai mes tjerash tha se libri “Misioni i parë”, ka si mesazh forcimin e miqësisë me Amerikën. Për këtë ai bëri krahasimin e pemës me miqësinë amerikane, dhe se secili shqiptar duhet ta ujis atë në mënyrë që miqësia të jetë e qëndrueshme e jetëgjatë.

Prezent në këtë promovim ishte edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu i cili mbajti një fjalim rasti. Ai i falënderoi të gjithë ambasadorët me të cilët pati rastin të bashkëpunojë derisa për Spahiun pati fjalë të mira dhe e vlerësoi angazhimin e tij gjatë detyrës si ambasadori i parë kosovar në Amerikë.

“Këtë libër ua kam dedikuar të gjithë diplomatëve kosovarë, me qëllimin që të gjithë të kontribuojmë në njërën apo mënyrën tjetër për shtetndërtimin e vendit tonë”, potencoi autori Spahiu në fund të kësaj ngjarjeje.

Libri i korrenspondentit, gazetarit, hulumtuesit e ambasadorit Spahiu tanimë është i disponueshëm. Sipas të gjithë folësve “Misioni i parë” është model për diplomatët e rinj të cilët pritet ta çojnë diplomacinë kosovare përpara dhe të krijojnë miqësi me shtetet e fuqishme botërore.





No comments:

Post a Comment

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...