NGA: GJON KEKA
Dy gjenitë e Europës që i dhanë asaj nga vetja e tyre njëri Idenë e Unitet Europian ,ndërsa tjetëri shpirtin europian të Artit Muzikor që i këndohet idesë së një Europë të Bashkuar dhe në paqe.
Europa nuk mund të mendohet pa këta dy gjeni, sot Imazhi i Artit muzikor Europian është Mozarti, ndërsa themelin e civilizimit e ruajti dhe mbrojti Gjergj Kastrioti që sot Europa qëndron në shtratin e vlerave të saj humane ,demokratike dhe në Union. Me këta dy gjenitë identifikohet Europa dhe civilizimi i saj.
Ndërsa Gjergj Kastrioti vdiq më 17 Janar 1468 dhe u varros në një varrë të thjeshtë. Edhe vendvarrimi i tij nuk specifikohet se ku saktësisht, pasi dihet që ai është varros në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë por vendi i varrimit nuk dihet.Edhe Gjergj Kastrioti vdiq nga ethet në moshën 63 vjeçe,edhe për të thuhet se u helmua, por faktet mungojnë deri më sot, edhe pse ajo mund të jetë e vërtetë duke ditur se ai në atë kohë ishte bërë figura me të cilën identifikohej vetë Europa si kontinent , ndoshta e kanë helmuar edhe atë njësoj sikur që thuhet për helmimin e Mozartit të Madh.